• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS, draft rezervë për KLSH / Zbulohet nisma e mazhorancës për mekanizmin zhbllokues

by A R
02/06/2020 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mazhoranca ka gjetur ‘çelësin’ për të zhbllokuar ngërçin me presidentin për emërimin e kreut të KLSH. Kjo do të bëhet përmes ndërhyrjes në ligjin organik të funksionimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

A2CNN ka lexuar draftin që mazhoranca ka gati dhe pritet të përcjellë në Kuvend, ku parashikon disa hapa, duke nisur që nga shfuqizimi në ligjin aktual të normativës që mban në karrige kreun e këtij institucioni deri në zgjedhjen e pasardhësit.

Kjo do të lejonte largimin e Bujar Leskajt nga drejtimi i KLSH-së. Hapi i dytë është shtimi i postit të zëvendëskryetarit.

“Kuvendi me propozim të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit emëron zëvendëskryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. 

Zëvendëskryetari emërohet për një mandat trevjeçar, me të drejtë rizgjedhje më shumë se një herë dhe ushtron funksionet e Kryetarit, në të gjitha rastet kur vendi i Kryetarit mbetet bosh për shkak të mbarimit të mandatit ose shkarkimit,”- thuhet në draft.

Por me largimin si fillim të kryetarit në detyrë, Bujar Leskaj, nga ku niste edhe ndërhyrja ligjore e mazhorancës, nuk ka kush të propozojë zëvendëskryetarin.

Këtë socialistët kanë menduar ta tejkalojnë me një dispozitë tranzitore, duke ja deleguar kompetencën Komisionit të Ekonomisë.

Brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kuvendi verifikon menjëherë vakancën në postit të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Komisioni për Ekonominë dhe Financat, brenda 15 ditëve vijuese i propozon Kuvendit, kandidaturën që do të komandohet në postin e Zëvendëskryetarit të KLSH dhe do të qëndrojë në detyrë deri në përfundimin e emërimit dhe plotësimit të vakancës së Kryetarit të KLSH,“- thuhet në draft.

Me këto parashikime ligjore, Kuvendit do t’i duhen 84 vota dhe një muaj kohë, për të shtuar një karrige në KLSH, me qëllim zgjidhjen e ngërçit me Presidentin që vijon që prej dhjetorit 2018, kur kryetarit në detyrë, Bujar Leskaj i mbaroi mandati.

Që atëherë, mazhoranca i ka rrëzuar Ilir Metës 3 kandidatura: Vitore Tushën, Bahri Shaqirin dhe Petraq Milon.

/a.r

Next Post
Kjo është shtëpia e Hitlerit, do të shndërrohet në komisariat policie

Kjo është shtëpia e Hitlerit, do të shndërrohet në komisariat policie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In