• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Provokim nga polici i infiltruar’, Shoqata e Infermierëve reagon për arrestimin e mjekut

by Java News
23/09/2022 21:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar ashpër për arrestimin e mjekur Fitim Marku tek spitali i Traumës, pasi u kap në flagrancë duke marrë ryshfet. Sipas shoqatës, ka qenë provokim i një efektivi të policisë që ka çuar në arrestimin e mjekut.

“Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë dënon çdo rast abuzimi ku stafi mjekësor bën pazare apo kërkon ryshfet ndaj dhënies së shërbimit, por është më e dënueshme çdo lloj forme provokuese e rasti përfshirë këtu pacient familjarë apo në rastin konkret edhe një efektiv policie i infiltruar”- thuhet në  reagim.

I dënueshëm dhe i turpshëm, sipas shoqatës është dhe reagim i vetë spitalit ku nuk dënon ngjarjen dhe njollosjen e figurës dhe punës së mjekut dhe stafit mjekësor por përkrah forma të tilla trajtimi nga shteti të bluzave te bardha.

“Sikur te mos mjaftonte largimi masiv i mjekëve dhe infermierëve duhen dhe ngjarje të tilla të trajtimit si kriminel të këtyre heronjve që mjafton një rast ku të gjithë të hedhin baltë mbi to.

E sigurt që në këtë forme ushqeni largime të tjera të bluzave të bardha pasi nëse sistemi shëndetësor është në këtë gjendje nuk është për faj të mjekëve dhe infermierëve por për faj të Ministrisë së Shëndetësisë, keqmenaxhimit të fondeve për Shëndetësinë dhe spitalet, pra e vetë shtetit”- nënvizohet në njoftim.

Sipas tyre, mungesa e kushteve të punës, mungesa e personelit, mungesat e shumta të sherbimeve të ndryshme pagat e ulëta dhe vlerësimi i dobët ndaj personelit shëndetësor sjell ngjarje të tilla.

Shoqata e Infermierëve u bën thirrje institucioneve përkatëse të mos bëjnë provokime të tilla ndaj bluzave të bardha por kur ka ngjarje të tilla të verifikohen e zbardhen me pas të dalin në deklarata e vendime. Shoqata i bën thirrje gjithë stafit te SUT të mbështesë kolegët e tyre në ngjarje të tilla dhe të mos heshtin.

“Nëse bëhen provokime të tilla të jeni të sigurt që s’do ngelte mjek, infermier, polic sanitar pa u arrestuar dhe secili prej nesh kur ka marrë  shërbim në një formë apo tjetër, mënyra e vetëm që dimë t’i falenderojmë bluzat e bardha është përmes dhënies së një shume parash ku fajtor  s’janë ata por të gjithë ne që ushqejmë këtë formë mirënjohje ndaj tyre”-mbyll reagimin shoqata.

/f.s

Next Post
Publikimi i të dhënave, ironia e Lutfi Dervishit: Di gjë njeri kur publikohet lista me paratë në banka?! Apo AKSH s’ka bashkëpunim?

Arrestimi i mjekut, gazetari Dervishi: Spektakël i shëmtuar, pse nuk vendosin agjentë te ministritë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

March 30, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

March 30, 2026
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

March 30, 2026
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

March 30, 2026
Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 30, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

March 30, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

March 30, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In