• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Protestë po, projekt jo!

by
09/12/2015 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Kishte të drejtë sot Mentor Kikia në shkrimin e tij, kur ngrinte pyetjen se sa përkon djegia e një bunkeri butaforik nga përkrahësit e opozitës, me marrjen e votave. Pra të pushtetit. Pasi protesta e djeshme qe e projektuar e gjitha tek çeshtja e pushtetit politik në Shqipëri.

Opozita ka avancuar madje edhe objektiva konkrete, në atë që beson se është korsia që do ta çojë drejt zgjedhjeve të parakohshme: qeveri teknike, rregulla të shkruara elektorale dhe votime të lira, siç deklaroi kreu i PD Basha në fjalën e tij para protestuesve. Ka gjithmonë një moment ekzaltimi në vitet e fundit, në protestat që zhvillohen në trajektoren Hotel Rogner-Sheshi Skënderbej. Nga të gjitha palët. Pak muaj pasi opozita e majtë u rrëzua në votimet e vitit 2009, çka shënoi krizën më të madhe të Edi Ramës në karrierën e tij si kryetar i PS, socialistët ja dolën që në nëntor, pak muaj pas zgjedhjeve, të zhvillonin një protestë e cila pati një pjesëmarrje të papritur. Ishte mitingu më i madh i opozitës që nga viti 2005. Edhe atë natë shumëkush mendoi se Berisha 2, qeveria e dalë nga bashkimi votave me Ilir Metën, kishte rënë dë facto. Ditët më pas treguan se ai kabinet i mbajtur me shifrat më minimale që lejon aritmetika parlamentare, i ngrysi të gjitha ditët që kishte brenda mandati qeverisës.

Duke mos vënë ndonjë shenjë barazie (pasi pozita e Ramës sot, duket shumë e lehtë se ajo e Berishës asokohe), mund të thuhet se protesta e djeshme i  shërbeu më shumë moralit, sesa projektit të rikthimit në pushtet të së djathtës zyrtare. Sot loja e shifrave në faqet e para të gazetave duket sikur e pengon logjikën e ftohtë, që të shohë qartë shkallën e mbështetjes për një parti të madhe kombëtare siç është PD. Por megjithë zerot e shumta që opozita i shtoi si zakonisht protestuesve të saj, protesta e djegies së bunkerit (atij të Ramës, pasi bunkeri i inauguruar nga Basha e Berisha nuk u prek), nuk është një “cunam” i tillë politik, që të mund të shembë themelet e qeverisjes aktuale.

Përtej entusiazmit të kuptueshëm që një protestë krijon brenda rradhëve të një grupimi politik, përtej faktorizimit mediatik që ajo sjell me vete në shkallë kombëtare, në parakalimin e dhunshëm të demokratëve duhet dalluar qartë pjesa emotive dhe ajo racionale. Në aspektin emotiv Lulzim Basha, megjithë zërin që e tradhëtoi sërish, arriti të hedhë një hap drejt afirmimit si lider i partisë. Natyrisht ende i shtypur nga prezenca e Berishës, i cili vijon të ketë më shume sesa një pozicion honorifik edhe mes protestuesve të thjeshtë. Kurse në planin racional, mbajtja e një mitingu proteste kundër qeverisë, nuk do të thotë aspak se projekti alternativ i qeverisjes është gati. Në javët e fundit Basha është munduar të formulojë një set propozimesh, të cilat mund të duken si drafti i parë i një programi qeverisës. Por fakti që vendi nuk ka një klimë elektorale dhe kur qeveria vetëm pak ditë më parë mori 84-85 vota për buxhetin dhe disa ligje të tjera, e gjitha kjo tregon qartë se projekti i opozitës për rikthim në pushtet duhet të presë. Për më tepër, duket se edhe ekipi që Basha po lançon drejt pushtetit të nesërm, nuk e ka ende stofin e menaxherëve të nesërm të pushtetit ekzekutiv. Dje pati protestë, por nuk u pa askund një projekt për rikthimin e PD aty ku qëndroi tetë vjet rresht. Në qeveri.

Next Post

Analiza e Shenasi Ramës dhe një paralajmërim për lëvizje të re politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ “Albin, hajde poshtë”, protestuesit hedhin gurë drejt Qeverisë së Kosovës pas vendimit për ish-krerët e UÇK

VIDEO/ “Albin, hajde poshtë”, protestuesit hedhin gurë drejt Qeverisë së Kosovës pas vendimit për ish-krerët e UÇK

September 16, 2026
Dënimi i komandatëve, reagime edhe nga Mali i Zi / Gjeloshaj: Marre! Vendim jashtëzakonisht i padrejtë

Dënimi i komandatëve, reagime edhe nga Mali i Zi / Gjeloshaj: Marre! Vendim jashtëzakonisht i padrejtë

September 16, 2026
Polici i Kosovës përlotet pas vendimit të Hagës, protestuesit i japin flamurin e UÇK-së

Polici i Kosovës përlotet pas vendimit të Hagës, protestuesit i japin flamurin e UÇK-së

September 16, 2026
Dodik kundër vendimi për Hashim Thaçin: Duhej dënuar për krime kundër njerëzimit!

Dodik kundër vendimi për Hashim Thaçin: Duhej dënuar për krime kundër njerëzimit!

September 16, 2026
Kapetanović: Kriminelët bashkëpunojnë pa deklarata, rajoni duhet të jetë po aq i shpejtë

Kapetanović: Kriminelët bashkëpunojnë pa deklarata, rajoni duhet të jetë po aq i shpejtë

September 16, 2026
Dënimi i liderëve të UÇK-së, reagon Zagrebi zyrtar: Vendimi në Hagë nuk e ndryshon kontekstin e luftës

Dënimi i liderëve të UÇK-së, reagon Zagrebi zyrtar: Vendimi në Hagë nuk e ndryshon kontekstin e luftës

September 16, 2026
Veliaj mbetet në qeli pas 19 muajsh/ Manjani e Rumano ngrenë pikëpyetje: A bie vendimi ndesh me Kushtetuesen?

Veliaj mbetet në qeli pas 19 muajsh/ Manjani e Rumano ngrenë pikëpyetje: A bie vendimi ndesh me Kushtetuesen?

September 16, 2026
Si mund ta transformojë Kanali Pinglu tregtinë mes Kinës dhe vendeve ASEAN

Si mund ta transformojë Kanali Pinglu tregtinë mes Kinës dhe vendeve ASEAN

September 16, 2026
Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

September 16, 2026
“Thaçi është peng i Hagës”, Grenell: SHBA nuk do të pranojë shkëmbim të territoreve!

“Dënimi i Thaçit, skandaloz”/ Grenell sulmon Hagën: Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje politike! Kurti të veprojë…

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com