• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Analiza e Shenasi Ramës dhe një paralajmërim për lëvizje të re politike

by Java News
09/12/2015 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të 25-vjetorit të Lëvizjes Studentore në Shqipëri një grup intelektualësh shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesë e Forumit “Rrethi i Ferrit”, kanë nisur një sërë aktivitetesh në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit. Ata kanë një axhendë më vete për këto ngjarje historike të Shqipërisë.

Në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” në Top Channel ishte i ftuar Shenasi Rama, ish-student i dhjetorit, themelues i Partisë Demokratike dhe intelektual i Forumit “Rrethi i Ferrit”.

Rama fillimisht foli për protestën e së martës të Partisë Demokratike, për të cilën tha se nuk mundet të përkujtojë Lëvizjen Studentore.

“Të gjithë njerëzit që po udhëheqin protestën janë bërë miliarderë thjesht nga përdorimi i shtetit dhe nga vjedhja e korrupsioni. Për çfarë proteston? Për asgjë”, tha zoti Rama.

Më tej në intervistë, ai foli për gjendjen aktuale ku ndodhet vendi. “Ky vend aktualisht gjendet në një krizë të thellë morale, shoqërore, të vlerave dhe tashmë pas humbjes së burimeve që vinin nga emigrantët jemi të zhytur deri në fyt në borxhe të huaja; jemi një vend, i cili është në prag të kolapsit politik; me një sistem drejtësie që nuk funksionon; me një shoqëri e cila është e paralizuar dhe kjo gjendje është thellësisht tragjike. Në vitin 1990 ne kishim një shpresë të madhe”.

“Ne tani mund të themi se kemi një masë të madhe njerëzish, rreth 250 mijë apo 300 mijë që jetojnë mirë, kemi rreth 4 përqind të popullsisë që ka mbledhur një pasuri që nuk e di ku e ka. Por, nga ana tjetër e kemi kthyer të gjithë këtë investim të jashtëzakonshëm, 140 miliardë dollarë që kanë hyrë në Shqipëri, i kemi kthyer në tulla e në llaç, në kumar, i kemi vënë në investime që nuk kanë asnjë vlerë, në pompa benzine, në karrige restorantesh, hotele, motele. Ky vend aktualisht gjendet në një krizë të thellë morale, shoqërore, të vlerave dhe tashmë pas humbjes së burimeve që vinin nga emigrantët jemi të zhytur deri në fyt në borxhe të huaja; jemi një vend, i cili është në prag të kolapsit politik; me një sistem drejtësie që nuk funksionon; me një shoqëri e cila është e paralizuar dhe kjo gjendje është thellësisht tragjike. Në vitin 1990 ne kishim një shpresë të madhe e të gjitha shtresave në shoqërinë shqiptare”, tha Rama, i cili së bashku me disa të tjerë ka krijuar një “rreth intelektual”, i cili fabrikon dhe diskuton mbi ide të ndryshme për transformimin e vendit. “Lëvizja duhet të lindi këtu. Janë shqiptarët, të cilët jetojnë këtu dhe duhet të ngrihen e të kërkojnë ndryshimin e sistemit”, tha Shinasi Rama.

Next Post

Guida angleze, dhjetë vendet më të bukura në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In