• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dumani me integritet të lartë”, ambasadori i BE: SPAK-ut i duhet më shumë kohë për rezultatet e pritshme

by A R
13/12/2024 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Altin Dumani është njeri me integritet të lartë, i cili po bën thjesht detyrën e tij pa ndonjë anësi politike. Këtë përgjigje dha në intervistën ekskluzive në “Çdo Kënd” me Merita Haklajn në A2 CNN, ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato, i pyetur për akuzat e opozitës kundër tij.

Për kreun e delegacionit të BE-së mënyra se si funksionon SPAK-u nuk mund të kontrollohet nga qeveria.

“Ka kryebashkiakë nga e majta dhe e djathta që janë të paditur, që po hetohen. Unë nuk shoh ndonjë anësi të veçantë politike në mënyrën si po vepron SPAK-u. Unë e kam takuar zotin Dumani, është njeri me integritet të lartë. Ai po bën punën e tij, nuk kërkon vëmendje, nuk kërkon famë. Ai thjesht po bën punën e tij. Dhe siç thashë më parë, mendoj se duhet t’i lejojmë të bëjnë punën e tyre. Dhe sigurisht, duhet bërë në kuadër të shtetit ligjor. Ata duhet të respektojnë procedurat e kështu me radhë, gjithçka është e qartë. Kështu që unë nuk dua vërtet të komentoj për insinuatat se SPAK-u është i drejtuar politikisht. Gjithçka që mund të them është se reforma në drejtësi futi masa mbrojtëse që mbrojnë institucionet gjyqësore nga ndërhyrjet politike. Nuk e kuptoj se si mënyra se si funksionon SPAK-u mund të kontrollohet nga qeveria. Kaq mund të them”.

Ambasadori thekson se duhet t’u japim pak kohë institucioneve të reja të drejtësisë për t’u konsoliduar dhe për të arritur rezultatet që priten, teksa u pyet për pretendimet e opozitës se SPAK do të duhet të veprojë më shpejt lidhur me akuzat për krimet zgjedhore.

“Ka disa rekomandime që janë pjesë e gjithë procesit të anëtarësimit, procesit të shqyrtimit, dhe ato kanë të bëjnë me rritjen edhe më tej të pavarësisë së sistemit gjyqësor, rritjen e burimeve, kapacitetit, për shembull, për të kryer hetime financiare në mënyrë efektive. Pra, ajo që thoni, mendoj unë, është një tregues se me të vërtetë SPAK-u po përballet me një ngarkesë të madhe pune dhe se nuk duhet të harrojmë se ky është një institucion i ri. Ata sapo kanë filluar. Ne do të shënojmë të premten, besoj, pesë vjetët e SPAK-ut në detyrë. Pra, duhet t’u japim pak kohë këtyre institucioneve të reja për t’u konsoliduar dhe për të arritur rezultatet që priten. Unë ndonjëherë shqetësohem se pritshmëritë që njerëzit kanë ndaj SPAK-ut janë paksa joproporcionale edhe me kapacitetin e tij. Ndonjëherë, shoh njerëz që i referohen rasteve të SPAK-ut që në fakt duhet t’i shkojnë drejtësisë së zakonshme, për shembull. Pra, duket sikur ata do të shpëtojnë gjithçka dhe të gjithë. Pra, SPAK ka një mandat specifik që merret me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Mendoj se ata kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme edhe në fushën e krimit të organizuar. Ne nuk flasim mjaftueshëm për këtë. Ata kanë krijuar bashkëpunim vërtet të shkëlqyer me agjencitë evropiane ligjzbatuese, me Europolin, por edhe me ndërkombëtarët, me Interpolin, me agjencitë në Amerikën e Jugut për trafikun e drogës. Pra, mendoj se po bëjnë shumë, për të qenë i sinqertë. Thjesht duhet t’u japim kohë. Dhe, sigurisht, është edhe çështje e konsolidimit të praktikave të tyre të punës, për të arritur nivelin e profesionalitetit që u nevojitet. Më vjen shumë mirë, për shembull, që zëvendësdrejtori i BKH-së, hetuesve, është emëruar tani, dhe ata mund të zhvillojnë tani policinë gjyqësore, pasi kjo do të rrisë edhe kapacitetin e SPAK-ut për të hetuar shpejt dhe me efektivitet rastet që i referohen”.

Ndërsa sa i takon deklaratës shqetësuese të kreut të SPAK për ata që kanë kaluar vetingun, Gonzato theksoi që institucionet gjyqësore duhet të kenë mekanizmat e tyre të brendshëm që sigurojnë llogaridhënien e stafit gjyqësor.

“Duhet të sigurojmë që pas këtij revolucioni, për shkak se Vetingu ishte me të vërtetë një masë e ashpër, por e nevojshme, duhet të vendosim një sistem që siguron rregullisht integritetin e personelit gjyqësor. Pra, padyshim kjo është diçka që duhet parë dhe për të cilën duhet të marrim masa. Ne po japim mbështetjen tonë të plotë për institucionet e pavarura të drejtësisë për ta bërë këtë. Ajo që është e rëndësishme është se kur flasim për llogaridhënien e stafit gjyqësor, duhet ta kombinojmë atë me pavarësinë. Pra, ajo që duhet të arrijmë është që institucionet gjyqësore të kenë mekanizmat e tyre të brendshëm që sigurojnë llogaridhënien e stafit gjyqësor. Unë nuk e shoh këtë përgjegjshmëri të ndodhë në lidhje me dy elementët e tjerë ose me dy shtyllat e tjera të shtetit, pra legjislativit/parlamentit dhe ekzekutivit. Kështu që ne duhet të ndihmojmë autoritetet e pavarura gjyqësore të vendosin mekanizmat e nevojshëm. Ka edhe agjenci të tjera që mund të ndihmojnë. HIDACI, për shembull, është agjencia që duhet të kontrollojë rregullisht asetet e nëpunësve civilë. Pra, ka një numër lojtarësh që mund të luajnë rolin e tyre në këtë drejtim. Por ky është padyshim një aspekt i rëndësishëm”.

Next Post
Trump fton në inaugurimin e tij udhëheqësin kinez edhe pse e ka kërcënuar me tarifa masive

Trump fton në inaugurimin e tij udhëheqësin kinez edhe pse e ka kërcënuar me tarifa masive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

November 7, 2026
Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

November 7, 2026
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

November 7, 2026
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In