• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestë me 100 vetë?! Berisha: Uragani jonë tronditi themele e “narkoregjimit”…

by A R
11/05/2026 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj raportimeve mediatike mbi numrin e pjesëmarrësve në protestën e opozitës të mbajtur më 8 maj.

Përmes një konference për mediat, Berisha e ka cilësuar tubimin si një “uragan lirie” që tronditi themelet e asaj që ai e quan “narkoregjimi” i kryeministrit Edi Rama, duke hedhur poshtë pretendimet e mediave qeveritare se në shesh ishin mbledhur vetëm rreth 100 persona.

“Uragani i lirisë i datës 8 maj tronditi në themele narkoregjimin e Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe Lindave të tij. Ky uragan pati një jehonë të jashtëzakonshme në mediat botërore. Kauza e drejtë e protestës së dhjetëra mijëra qytetarëve që në një ditë shiu të plotë, me guxim të jashtëzakonshëm kundrejt një terrori shtetëror dhe mediatik të paparë, mbushën anekënd bulevardin e komnit për të shprehur revoltën e tyre ndaj qeverisë së paligjshme të Tiranës.

Ndaj Edi Ramës që shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale. Ndaj një njeriu që nuk ka legjitimitet. Nuk ka legjitimitet sepse përdori 83 mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe të Lubi Ballukut. Për të mbrojtur Lindat e tij në AKSHI-n, kopshtin privat të familjes Rama. Ky uragan, të cilin mediat e qeverisë e paraqitën si një grumbullim 100 vetash apo pak mijëra ato më zemërgjerat, tronditi jo vetëm regjimin, por ushtoi në mbarë botën”, u shpreh Berisha.

Sipas liderit demokrat, dhjetëra mijëra qytetarë sfiduan motin me shi dhe “terrorin shtetëror” për të protestuar kundër korrupsionit, vjedhjeve të pretenduara qeveritare dhe manipulimit të proceseve zgjedhore.

Berisha theksoi se kauza e opozitës dhe reagimi i ashpër i policisë ndaj protestuesve kanë marrë një jehonë të jashtëzakonshme në mediat ndërkombëtare, duke e kthyer 8 majin në një prej kryelajmeve të mediave më të rëndësishme në botë.

“Ushtoi në mbarë botën për këto arsye. Së pari, këta protestues guximtarë kanë një kauzë të drejtë, luftojnë një regjim që i ka vjedhur dhe mbron vjedhjet e tij.

Dhe kjo është arsyeja se pse mediat e botës së qytetëruar kanë përshëndetur këtë protestë, këtë revoltë, këtë kryengritje paqësore. Së dyti, qëndrimi shtazor, barbar, primitiv i narkopolicisë për çfarë shpërfaqi para botës fytyrën e vërtetë të narkoshtetit të Edi Ramës.

Të gjitha këto bënë që 8 maji ishte kryelajmi i medieve botërore. Nuk gjen një lajm tjetër në mediat botërore të transmetuar me kaq vlerësim sa ç’u transmetua kryengritja paqësore në bulevardin e Tiranës. Dhe egërsia e policisë së narkoshtetit”, shtoi Berisha.

Next Post
Seanca për masën e sigurisë së Metës, prokurori i SPAK: Veprimtaria kriminale nga 2007 në 2017, rrezikshmëria shoqërore është evidente

Seanca për masën e sigurisë së Metës, prokurori i SPAK: Veprimtaria kriminale nga 2007 në 2017, rrezikshmëria shoqërore është evidente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com