• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta/ Rama: Turma ndjek pas Foltoren e fallxhoren. Për popullin mendoj, aq sa s’më zë gjumi ku ju flini

by Java News
14/03/2022 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

5 protestat e bëra nga qytetarët përballë selisë së qeverisë, kryeministri Edi Rama nuk i ka quajtur popullore, por ka akuzuar se pas grumbullimeve, qëndron Sali Berisha dhe LSI- me Monika Kryemadhi. Ai ka vijuar duke i cilësuar protestat si turp, pasi thotë Shqipëria si një vend i NATO-s e që ka përkrahur në çdo moment Ukrainën, nuk duhet të dilte në shesh.

“Nuk ka asnjë popull në protesta në sheshe sot, po ka një turmë njerëzish të verbër që mendojnë po kaq mbrapsht sa fjalët e këtij komenti, e prandaj edhe ndjekin pas foltoren e fallxhoren, që hedhin gurin e fshehin dorën sepse e dinë që nuk dalin dot në krye të turmës laramane, pasi nuk i sheh dot me sy shumica dërrmuese e popullit! Sa për shkuljen, maksimumi që mund të shkuli ajo turmë janë pemët, dritat dhe pllakat e bulevardit, se kane dhënë prova që këto i shkulin, po duhet të jesh vërtetë pa asnjë moral e arsye njerëzore, që të jesh një turme e tillë, e cila për turpin e këtij vendi, të këtij populli, të këtij kombi, bën sot protesta politike si në asnjë vend tjetër të NATO-s e të Europës, ku protestohet kundër luftës në Ukrainë”, shprehet kryeministri.

Ai ka komentuar edhe një prej mesazheve të qytetarëve, i cili i thotë se nuk mendon për qytetarët e vendit që si drejton.

“Se sa më shkon a nuk me shkon mua mendja për këtë popull as nuk ia vlen t’ia shpjegoj atyre që flasin me këtë gjuhe, po koha do ta tregoje vetë edhe për ata që nuk e kuptojnë se derisa hyj edhe këtu e marr e jap me ju, domethënë se më shkon aq shumë mendja sa as gjumi s’më zë kur ju flini, sepse kështu e kuptoj këtë detyrë që kam! Ndërsa për rritjen e çmimeve këto ditë si duhet të ta shpjegoj që ka nisur një lufte dhe lufta këto ka, nuk ka as lule as ulje çmimesh, kurse qeveria ka muaj që paguan për faturën tënde të energjisë pikërisht që të mos e ndjeje familja jote dhe ka miratuar tërë atë Paketë Rezistencë Sociale dje që t’u vijë në ndihmë atyre më në nevojë! Sa për tregtarët, më vjen keq po kjo ka ndodhur në tërë botën sapo plasi lufta dhe nuk di asnjë vend që ta ketë frenuar dot”, shkruan Rama.

Qytetarët kanë dalë për 5 ditë rresht në protestë kundër rritjes së çmimeve, teksa vetëm 2 ditë më parë kreu i qeverisë prezantoi planin me 7 pika, paketën e Rezistëncës Sociale kundër pasojave ekonomike që do të sjellë lufta.

g.kosovari

Next Post
Zelensky paralajmëron vendet e NATO-s: Rusia do të sulmojë territoret tuaja nëse nuk mbyllni hapësirën ajrore

Zelensky paralajmëron vendet e NATO-s: Rusia do të sulmojë territoret tuaja nëse nuk mbyllni hapësirën ajrore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com