• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta po hyn në një fazë të re? Aktivistja propozon ngritjen e një Kuvendi Kombëtar Qytetar

by E B
28/06/2026 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktivistja Flora Xhemani Baba ka bërë një thirrje publike për krijimin e një”Kuvendi Kombëtar Qytetar”, që sipas saj do të përfaqësojë zërin e qytetarëve dhe do të shërbejë si një institucion i ri shoqëror për ndryshimin e sistemit aktual. Në një postim në Facebook, ajo shprehet se protesta po hyn në një fazë të re dhe se tashmë kërkohet një përfaqësim legjitim i qytetarëve, duke ftuar të gjithë ata që dëshirojnë të kandidojnë të kontaktojnë me të për t’u bërë pjesë e grupit organizues.

Sipas Babës, Kuvendi duhet të përbëhet nga qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora, të cilët janë shprehur publikisht kundër klasës aktuale politike.

“Të nderuar miq, në jetë dhe këtu në Facebook!

Protesta po hyn në një fazë të re, ku kërkohet një përfaqësim legjitim i zërit qytetar. Për këtë arsye, synohet të zgjidhet një Kuvend Kombëtar Qytetar, i përbërë nga bijtë dhe bijat më të mirë të popullit shqiptar, në Shqipëri dhe në diasporë, të cilët janë shprehur publikisht kundër kësaj kaste politike, oligarkike, kriminale, mediatike dhe patronazhiste që po e shet dhe po e shkatërron Shqipërinë tonë.

Kushdo që dëshiron të kandidojë për këtë Kuvend, lutet të më kontaktojë në Messenger ose në WhatsApp në numrin 068 4017 309 , në mënyrë që të bëhet pjesë e grupit të madh organizues që po krijohet.

Më poshtë mund të lexoni idenë dhe kriteret e propozuara:

Krijimi i KUVENDIT KOMBËTAR QYTETAR dhe i MBLEDHJES SË PËRGJITHSHME TË POPULLIT, si institucione të reja shoqërore për ndryshimin e sistemit të vjetër 80-vjeçar.

Për të zgjidhur problemin e vazhdimësisë dhe të përfaqësimit të vërtetë e të fuqishëm të Protestës Kombëtare të Qershorit 2026, propozohet krijimi i institucioneve të reja shoqërore si më poshtë:

Vetëpropozohuni ose propozoni emra të personave me kontribute publike, që mendoni se duhet t’i bashkohen këtij Kuvendi Kombëtar.

Kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme, që kërkon vendime të jashtëzakonshme!

Mos ngurroni të jeni në anën e duhur zë historisë dhe të keni për çfarë të ndjeheni krenarë nesër për veten tuaj ose para fëmijëve tuaj!”.

Next Post
Tre debate të panevojshme për protestën

Tre paradokse tragjikomike që ka prodhuar protesta

Comments 2

  1. Lui says:
    4 months ago

    Si traktet komuniste nje here e nje kohe. Ja pse thone qe historia perseritet. Por te pakten atehere ishin vertete bijte e bijat me te mire te popullit sepse ishin te ndershem e te padjallezuar ngaqe nuk kishin pare bote me sy. Por keta sot kane pare bote e mendojne qe karakterizohen nga ndershmeria dhe padjallezia. Nese vertete ju ndjek populli, vitin tjeter jane zgjdhjet bashkiake. Hyri dhene provoni sa popull keni. Nese e keni popullin, s’ka as Rame e as Berishe qe deformon zgjedhjet.

    Reply
  2. Saliqir Al Ber El Ish says:
    4 months ago

    Fletë Rrufe,
    Moj fletë rrufe,
    Të jap dy plaka,
    Më jep një të rè…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In