Qindra qytetarë kanë protestuar në rrugët e Shkupit për të zbardhur vrasjen e Remzi Hoxhës, që kishte ndodhur 20 vjet më parë, shkruan Koha.net.
Më 21 tetor 1995 Remzi Hoxha ishte vrarë në Shqipëri dhe trupi i tij sot e kësaj dite ende nuk është gjetur, kurse me anë të kësaj proteste familjarët kanë kërkuar nga Qeveria e Shqipërisë që të bëhet zbardhja e këtij krimi. Protesta do të ketë edhe në dy ditët e ardhshme, në Prishtinë dhe në Tiranë. Në Prishtinë protesta do të mbahet të martën në sheshin “Skënderbeu” nga ora 10:00. Ndërsa pasnesër do të ketë protestë në Tiranë nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu”.









