Në nënstacionin policor të Vitomiricës ishte paraqitur një rast i “vjedhjes së rëndë”, në një objekt fetar, saktësisht në objektin e Kishës Ortodokse që gjendet në fshatin Vitomiricë të Komunës së Pejës.
“Të dyshuarit kishin dëmtuar xhamin e një dritareje dhe kishin hapur me forcë derën e hyrjes së këtij objekti. Nga brendësia kishin marrë disa karrige të vjetra të drurit të cilat ishin të dëmtuara. Po ashtu e kishin marr edhe një tavolinë të drurit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.









