• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta në pritje të “Mesias”

by Ylli Pata
14/06/2026 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Protesta e nisur prej dy javësh në Tirana nuk është thjesht një lëvizje spontane nga poshtë, një nismë qytetare.

Edhe pse natyrisht ka si arsye, por edhe pjesë të rëndësishme qytetare në pjesëmarrje, reagim e sjelljeje. Megjithatë, tashmë gjërat po bëhen të qarta ditë pas dite se kemi të bëjmë me një betejë shumë të madhe politike në radhë të parë.

Betejë që objektivin thelbësor ka rrëzimin e Edi Ramës nga udhëheqja e qeverisë, duke përdorur të gjitha specialitetet e luftës modernę.

Ku sheshi, bulevardi, e aksesorët që kjo betejë krijon, nuk është vetëm territori i lëvizjes së këmbësorisë së kësaj ushtrie që është hedhur në luftë.

Këmbësori, e cila ka një plan të përcaktuar me detaje në veprimin e saj luftarak, ndërkohë që mbështetet fort nga ajri, ku bombardimet janë thuajse të pandalura.

Bombat ajrore nuk janë nevojë për F35, B2 apo B52, ngase rrjetet, internet e web-I janë plarforma vrasëse edhe më efikase.

Këto platforma po veprojnë me një intensitet të fortë, e një përshkallëzim që po rriten nga dita në ditë. Mjafton të shikosh trollet e rrjeteve socjale që linçojnë politikanët e mazhorancës apo gazetarët që i kanë shpallur armiqtë udhëheqësit e protestës.

Janë profile të njëjtë me ata që përdoren në Kosovë prej vitesh për të linçuar të gjithë politikanët e gazetarët që janë kundër Albin Kurtit. Thuajse identike; profile që kanë zakonisht emra të sajuar dhe absurdë vajzash apo grash, por që prapa tyre fshihet një luftëtar para tastierës që ka një listë përpara se kë të sulmojnë. Luftë që njerëzit e Vetëvendosjes e bëjnë prej kohësh nga qendra që e drejton një udhëheqëse misterioze me kombësi të një vendi fqinj, por që është njeriu më i afërt i Albin Kurtit.

Objektivi i këtyre bombardimeve është i shënjestruar me një pikë; të shkurajojë, të kompleksojë të gjithë zërat që janë kritikë me mjaft akte të kësaj „opozite të re” tashmë, e cila nuk është më fantazëm, por një realitet edhe konkret de fakto, deri sa të bëhet shumë shpejt de jure.

Dekurajimi i zërave nëpërmjet bullizimit të vazhdueshëm do të bëhet më i egër edhe në ditët në vazhdim, duke prodhuar edhe një efekt tjetër përballë, që e ka bërë këtë betejë jo shumë proporcionale.

Pasi nga mazhoranca, është vetëm Edi Rama dhe rrallë ndonjë tjetër që ka zbritur personalisht në këtë betejë që pritet të ashpërsohet edhe më shumë. Synimi është i qartë; për të mos krijuar shenjestra të lëvizshme për tu „pushkatuar” nga folësit dhe bombarduesit online e të kthehen në „mish të kuq” për turmat.

Përzjedhja e njerëzve që flasin para megafonit, por edhe kërkesat e tyre, që kutohen me kujdes nga duar mjeshtrish që vijnë nga jashtë Shqipërie, kanë një synim tëkrijojnë një atmosferë toksike virale ndaj personazhit që e kanë shënjestruar. Përkatësisht Edi Ramës. i cili, si një personazh politik polarizues, ka prej kohësh pjesën e tij që e urren pa pasë dhe pjesën që e do gjithashtu pa masë. Realitet që është parë në 4 zgjedhje parlamentare dhe që shikohet edhe në sondazhet e vazhdueshme që kryhen periodikisht nga të gjithë.

Bulevardi, ka si qëllim që me anë të grupeve heterogjene, kauzave dhe segmenteve gjithashtu heterogjene dhe origjinave të ndryshme, të gjejnë sa më shumë fabula për të krijuar kaos në mjedisin publik.

I cili me ndihmën e artilerisë që vjen online, kanë krijuar një ambjent polarizues dhe viral. Por kjo luftë nuk do të mund të rrijë kurrë sukses nëse nuk fitohet në territor, e për të bërë këtë duhet që opinioni të jetë popull real që voton.

Gjë që nëse mund të bëhet, është një process që kërkon kohën e vet, por, tani duket po përdoret nga mjeshtrat e kësaj loje një tjetër strategji. Dëmtimi i lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës përballë, nëpërmjet “këmbësorisë të motorizuar” që vjen nga brenda shtetit, manovër që duket ka marrë një dimension tjetër këto ditë.

E pikërisht nga ky “seksion” duket se po përgatitet të dalë edhe “Mesia” i vërtetë që po mbahet në mister nga organizatorët dhe mbështetësit realë të kësaj lëvizje. Akt, që ka shumë gjasa të sjellë pështjellime e shumë zhgënjime për shumë nga “ministrat aspirant” teknikë, por që në fund do t’i nënshtrohen fatit të praravendosur.

Next Post
Sulmet e Izraelit në Liban ndezin tensionet, rrezikohet marrëveshja SHBA-Iran

Sulmet e Izraelit në Liban ndezin tensionet, rrezikohet marrëveshja SHBA-Iran

Comments 1

  1. leka says:
    3 months ago

    cfaredo qe te ejne ata nga jshte ,punet e Shqiperis i kane ne dore shqiptaret dhe jo bllokeret e VV ndosjes.Ra Rama dhe do bahen zgjedhje dhe kush fiton? PS e ka te sigurte fitoren e mji elektirat prej 800 000 votuesish.Po VV ndosja cfar do bej !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com