• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulmet e Izraelit në Liban ndezin tensionet, rrezikohet marrëveshja SHBA-Iran

by E B
14/06/2026 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ende nuk ka një datë të përcaktuar për firmosjen e marrëveshjes së armëpushimit mes SHBA-ve dhe Iranit. Presidenti Donald Trump ka deklaruar se nënshkrimi është shumë afër dhe se mund të ndodhë dhe brenda kësaj të diele, por ende nuk ka një konfirmim nga Irani zyrtar. Armëpushimi është vënë në pikëpyetje nga Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf pas sulmeve izraelite me raketa në Bejrutij jugor ku u vranë të paktën 3 persona.

“Agresioni sionist në Dahiyeh ka treguar edhe një herë se Amerikës ose i mungon vullneti ose aftësia për të përmbushur angazhimet e saj”, shkroi Kryetari i Parlamentit iranian në X. “Nuk mund të arrish rezultate duke i dhënë regjimit dritën jeshile. Loja e policit të mirë, policit të keq është e vjetër. Nëse nuk ke vullnetin dhe aftësinë për të përmbushur detyrimet e tua, nuk ka kuptim të flasësh për të vazhduar në këtë rrugë”, shtoi ai, duke nënkuptuar se marrëveshja është në rrezik.”

Ministria e Jashtme izraelite tha se ishte grupi i Hezbollahut që sulmuan të parët mbi civilët izraelitë.

“Regjimi iranian, si gjithmonë, gënjen. Ishte Hezbollahu, grupi aleat i Iranit, që sulmoi Izraelin përsëri këtë mëngjes, pa asnjë provokim.”

Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe Ministri i Mbrojtjes Israel Katz e konfirmuan sulmin duke deklaruar se Izraeli “nuk do të tolerojë zjarr të drejtpërdrejtë në territorin e tij”.

Presidenti Trump reagoi për sulmin në Bejrut duke thënë se “Sulmi i këtij mëngjesi në Bejrut nuk duhej të kishte ndodhur kurrë, veçanërisht në një ditë kaq të rëndësishme, pasi tani jemi në prag të një marrëveshjeje paqeje me Iranin. Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga kërcënimet, por sulmi ndaj të cilit iu përgjigj ishte i papërfillshëm dhe pa ndonjë rëndësi të vërtetë – duke mos shkaktuar lëndime apo viktima – dhe nuk duhet ta rrezikojë këtë proces themelor. Të gjitha palët duhet të tërhiqen. Ky mund të jetë fillimi i një paqeje të gjatë dhe të mrekullueshme: le të mos e prishim atë.”

Agjencia e lajmeve Reuters zbuli edhe disa nga pikat që përmban draft-marrëveshja SHBA-Iran. Sipas saj, irani rihap menjëherë Ngushticën e Hormuzit për të gjitha anijet tregtare, ndërsa SHBA-të heqin bllokadën detare ndaj porteve iraniane. Po ashtu, SHBA-të bien dakord të heqin të gjitha sanksionet e SHBA-së dhe të OKB-së ndaj Iranit, sipas një afati kohor të dakordësuar. Nga ana tjetër, sipas draftit, Shtetet e Bashkuara do të lirojnë 25 miliardë dollarë nga asetet e ngrira të Iranit, dhe do të përgatisin një plan rindërtimi dhe zhvillimi për Iranin, i cili do të negociohet dhe do të miratohet me Teheranin brenda 60 ditëve.

Sa i përket temës që lidhet m armët bërthamore, Teherani pranon se as nuk do të prodhojë dhe as nuk do të blejë armë bërthamore. Në pritje të një marrëveshjeje përfundimtare, Irani do të ruajë statusin aktual të programit të tij bërthamor, duke u përmbajtur nga pasurimi i mëtejshëm i uraniumit dhe zgjerimi i objekteve bërthamore.

Next Post
Pacolli ngre alarmin: Kam marrë kërcënime, Aeroporti i Vlorës po mbahet peng nga grupe të errëta!

Pacolli ngre alarmin: Kam marrë kërcënime, Aeroporti i Vlorës po mbahet peng nga grupe të errëta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

November 5, 2026

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra

November 5, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

“Fondet të kalojnë pa vonesa”, INSTAT kërkon para shtesë për vitin 2027 për censin e bujqësisë

November 5, 2026
Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

November 5, 2026
‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

November 5, 2026
Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

November 5, 2026
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

November 5, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

November 5, 2026
Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

November 5, 2026
Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In