• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta? Ministrja Ibrahimaj: PS ka më shumë vota seç janë në shesh

by A R
10/06/2026 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH nga gazetarja Alba Alishani, deklaroi se protestat e fundit nisën si reagim qytetar ndaj pamjeve të dhunës që tronditën opinionin publik, por sipas saj, me kalimin e kohës kërkesat e protestuesve kanë ndryshuar dhe nuk lidhen më me projektin që ishte në qendër të debatit.

Ajo shtoi se në ditët e para të protestës u artikuluan shqetësime për projektin në fjalë, por sipas saj shumica e protestuesve nuk kishin informacion të plotë mbi të.

“E kemi shprehur që në ditën e parë të protestës e cila është qytetare dhe ato kanë të drejtën e vet të protestojnë. Filloi si një protestë e nxitur nga disa pamje që dhe për mua si qytetare , si ministre ishin pamje të tmerrshme të një personi të dhunuar që ne sigurisht morëm masa të menjëhershme dhe e kuptoj dhe nxitjen e protestës. Ditët e para artikulohej projekti i cili pa diskutim që nuk njihej nga pjesa më e madhe e njerëzve që protestonin. Më pas kryeministri shpjegoi të gjitha hapat që kishte ndjekur projekti apo kërkesa për të pasur një projekt dhe një zhvillim në atë zonë dhe ndërkohë protesta ka avancuar me kërkesa të tjera të cilat nuk lidhen me projektin. Janë të gjitha kërkesa që janë politike dhe nuk lidhen me projektin”, u shpreh ministrja.

Duke folur për mundësinë e dialogut me protestuesit, Ibrahimaj theksoi se negociatat duhet të zhvillohen në një tryezë të qartë përfaqësimi.

Sipas saj, kërkesat duhet të vijnë nga grupe të identifikuara dhe të kenë një adresim konkret institucional.

Ministrja nënvizoi gjithashtu se qeveria nuk mund të marrë vendime të nxituara bazuar vetëm në reagime emocionale, duke kujtuar se Partia Socialiste ka marrë mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara një vit më parë.

“Në gjykimin tim negociatat apo diskutimet bëhen në një tryezë. Shoqëria civile është termë shumë i gjërë, shoqëria civile duhet të jetë e identifikuar, nga vjen kërkesa, si vjen kërkesa dhe ulesh në tryezë dhe i diskuton. Disa prej kërkesave që u dëgjuan sot ishin ndryshimet në kodin zgjedhor. Nuk i bën KQZ ndryshimet në kodin zgjedhor. Ato votohen në parlament ka një procedurë për të ndryshuar kodin zgjedhor dhe është shumë specifike. Nuk duhet të harrojmë që ne sot jemi një vit pas zgjedhjeve të përgjithshme, vërtet ka shumë protestues por ka dhe shumë qytetar që kanë votuar PS jo më larg se një vit më parë. Nuk mundet që një qeveri të reagojë me emocion për shkak të disa kërkesave të paidentifikuara se nga cila palë vijnë”, tha ajo.

Sa i takon mundësisë së negociatave, Ibrahimaj tha se në të kaluarën dialogu ka sjellë rezultate të pranueshme për të gjitha palët, por theksoi se aktualisht është e vështirë të parashikohet një proces i tillë për shkak të ndryshimit të vazhdueshëm të kërkesave që artikulohen nga protestuesit.

“Janë kryer negociata sa herë ka pasur protesta në të kaluarën që kanë rezultuar në një produkt i cili ka qenë i pranueshëm për të dyja palët. Unë nuk mund të parashikoj se çdo të ndodhë në momentin që do të dal një përfaqësi çfarë diskutimesh do bëhen në tryezë sepse ne çdo ditë po dëgjojmë që artikulohen kërkesa të tjera”, theksoi Ibrahimaj.

Next Post
Kaos në Irlandën e Veriut pas sulmit me thikë, digjen shtëpi e makina

Kaos në Irlandën e Veriut pas sulmit me thikë, digjen shtëpi e makina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In