• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kaos në Irlandën e Veriut pas sulmit me thikë, digjen shtëpi e makina

by A R
10/06/2026 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetëra persona janë detyruar të largohen nga banesat e tyre në Belfast të Irlandës së Veriut, pas një sulmi me thikë që ndodhi të hënën, 8 qershor, në veri të qytetit.

Ky sulm, u pasua me një sërë incidentesh… Siç raportojnë mediat e huaja, janë djegur shtëpi dhe automjete, ndërsa i gjithë transporti publik në Belfast u pezullua përkohësisht për arsye sigurie.

Lidhur me sulmin, pritet që sot të dalë para gjykatës një shtetas sudanez, 30 vjeç, i akuzuar për tentativë vrasjeje. Ai do të përballet gjithashtu me akuza për mbajtje të një arme të ftohtë në vend publik dhe kërcënime për vrasje. Viktima, një burrë rreth të dyzetave, ndodhet ende në spital me plagë të rënda në sy, qafë dhe shpinë. Sulmi ndodhi rreth orës 22:30 në zonën Kinnaird Avenue, në veri të Belfastit.

Një video e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale tregon disa persona, mes tyre edhe një individ që mbante një shkop, duke u përballur me autorin e dyshuar deri në mbërritjen e policisë.

Trazira në disa zona të Irlandës së Veriut

Policia e Irlandës së Veriut ka bërë thirrje për qetësi, pasi pas sulmit kanë shpërthyer incidente të dhunshme në disa qytete dhe zona të vendit. Tubime dhe protesta u mbajtën në Belfast, Londonderry, Antrim, Newtownabbey, Ballymena dhe Bangor.

Ndërsa disa protesta kaluan pa incidente, në zona të tjera situata u përshkallëzua në dhunë.

Në rrugën Newtownards, rreth 100 persona të maskuar u përfshinë në vandalizëm dhe sulme ndaj pronave. Sipas kreut të Partisë Unioniste të Ulsterit (UUP), Jon Burrows, një pjesë e madhe e tyre ishin adoleshentë.

Gjatë natës u dogjën kazanë mbeturinash dhe një autobus i transportit publik. Kompania e transportit Translink dënoi sulmin ndaj autobusit dhe njoftoi pezullimin e përkohshëm të shërbimeve.

Autoritetet dënojnë dhunën

Ministrja e Drejtësisë, Naomi Long, deklaroi se në Irlandën e Veriut nuk ka vend për “huliganë të maskuar”.

“Edhe pse e kuptoj shqetësimin e qytetarëve pas sulmit në veri të Belfastit, nuk mund të lejojmë që urrejtja të triumfojë”, tha ajo.

Ndërkohë, Zëvendësshefi i Policisë, Ryan Henderson, u bëri thirrje figurave me ndikim në komunitet që të nxisin protesta paqësore dhe të dekurajojnë çdo formë dhune.

Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Irlandës së Veriut raportoi se vetëm gjatë mbrëmjes të së martës, 9 qershor, iu përgjigj 62 incidenteve. Shumica e tyre ndodhën në zonën e Belfastit, duke bërë të nevojshme angazhimin e 21 mjeteve shtesë zjarrfikëse nga pjesë të tjera të vendit.

Shefi i Policisë, Jon Boutcher, njoftoi se prania policore do të shtohet në ditët në vijim.

Sulme ndaj banorëve dhe bizneseve

Në zona të ndryshme u raportuan sulme ndaj pronave private. Në Crumlin Road u sulmua një automjet i policisë, ndërsa pranë tij u dogjën shtëpi dhe makina.

Një pastor lokal, Jack McKee, i cili po ndihmonte familjet e prekura, tha se disa anëtarë të komunitetit të tij, që jetojnë në zonë prej më shumë se 20 vitesh, po detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre “vetëm sepse janë me ngjyrë”.

“Jam i zemëruar dhe i zhgënjyer që po shohim një reagim të tillë në komunitetin tonë”, deklaroi ai.

Në lagjen Sandy Row të Belfastit shpërtheu gjithashtu një zjarr në një objekt tregtar. Dy automjete u dogjën në Newtownabbey, ndërsa në Portadown iu vu flaka një makine policie.

Në Ballyclare të County Antrim u sulmua edhe një berberhane në pronësi të shtetasve turq.

Sekretari britanik për Irlandën e Veriut, Hilary Benn, deklaroi se “nuk ka asnjë justifikim për këtë lloj shkatërrimi”.

Po kush është autori i dyshuar i sulmit?

Fillimisht, policia njoftoi se i dyshuari ishte me origjinë somaleze, por më vonë sqaroi se ai është shtetas sudanez.

Në vendngjarje u sekuestrua një thikë kuzhine, e cila dyshohet se është përdorur në sulm.

Sipas Ministrisë së Brendshme britanike, i dyshuari mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2023 dhe po atë vit mori statusin e refugjatit. Leja e tij e qëndrimit është e vlefshme deri në vitin 2028.

Policia beson se ai kishte udhëtuar nga Sudani në Paris, më pas kishte fluturuar drejt Dublinit dhe kishte mbërritur në Belfast me autobus më 10 shkurt 2023, ditën kur paraqiti kërkesën për azil. Autoritetet kanë bërë të ditur se ai nuk ishte i njohur më parë për policinë dhe nuk figuronte në bazat e të dhënave të sigurisë kombëtare.

Next Post
Bizneset përballë faturave të reja, detyrimet vendore rriten deri në 4-fish

Bizneset përballë faturave të reja, detyrimet vendore rriten deri në 4-fish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Antifesta e flakjes së kapeleve

July 18, 2026
Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Policia gjen motorin e braktisur të autorëve buzë detit, dyshime për arratisje me mjet lundrues

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Policia gjen motorin e braktisur të autorëve buzë detit, dyshime për arratisje me mjet lundrues

July 18, 2026
Tension në Kuvendin Kombëtar të protestës, Selami Jenisheri nxirret nga salla

Tension në Kuvendin Kombëtar të protestës, Selami Jenisheri nxirret nga salla

July 18, 2026
Kriza rikthehet! Irani ‘ngrin’ Memorandumin e Islamabadit: SHBA shkeli të gjitha angazhimet

Kriza rikthehet! Irani ‘ngrin’ Memorandumin e Islamabadit: SHBA shkeli të gjitha angazhimet

July 18, 2026
Kina aktivizon reagimin emergjent të nivelit II pas rrëshqitjes së dheut në Chongqing

Kina aktivizon reagimin emergjent të nivelit II pas rrëshqitjes së dheut në Chongqing

July 18, 2026
Fierza sfidon thatësirën, rezervat ujore mbeten mbi mesataren e sezonit

Fierza sfidon thatësirën, rezervat ujore mbeten mbi mesataren e sezonit

July 18, 2026
Skandali në Postën Shqiptare, dëshmia e arkëtares: Mataj merrte thesin me para dhe largohej me çantën e saj!

Skandali në Postën Shqiptare, dëshmia e arkëtares: Mataj merrte thesin me para dhe largohej me çantën e saj!

July 18, 2026
“Jam mysliman” i Ben Blushit – një roman mes provokimit të madh dhe debatit mbi identitetin

“Jam mysliman” i Ben Blushit – një roman mes provokimit të madh dhe debatit mbi identitetin

July 18, 2026
Videoja bëhet virale! Trump ndërpret Infantinon me batutë: Derisa skuadra e tij humbet!

Videoja bëhet virale! Trump ndërpret Infantinon me batutë: Derisa skuadra e tij humbet!

July 18, 2026
Diploma të dyfishta me universitete italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja prezanton tre programe të reja studimi

Diploma të dyfishta me universitete italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja prezanton tre programe të reja studimi

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In