• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta false e Idrizit: Rama e Paloka “sehirxhinj”

by Aalison Pearse Stevens
02/07/2016 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk i ka lënë shije të mirë kreut të PDIU qëndrimi që kryeministri Rama dhe kereu i grupit opozitar Paloka kanë mbajtur në kongresin e PBDNJ. Megjithëse qeveria shqiptare ka avancuar si kurrë më parë me artikulimin e dosjes çame karshi palës greke, megjithëse ai vetë zuri vendin e Vangjel Dules në krye të Kuvendit, duke marrë gjithashtu si parti një grusht institucionesh (rastësisht të gjitha me buxhete e vula të “rënda”), ai ka postuar sot një mesazh proteste për atë që ndodhi në kongresin e partisë filo-greke. Ja teskti i postimit:

 

Ja çfarë thotë Idrizi:

Jam i zhgënjyer me “sehirxhinjtë” Rama e Paloka në kongresin e PBDNJ-së që kur janë me ne “qajnë” për Çështjen Çame e PDIU, por s’e kanë për gjë të dëgjojnë ARROGANCËN e paturpësinë e ndërhyrjes në punët e brendëshme të Shqipërisë prej qeverisë greke.

Athina zyrtare me arrogancën e atij që e ka xhepin plot me para borxh na tregon se kush bëhet nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, me kë duhet të bëjnë koalicion partitë shqiptare, për Kishën Autoqefale Shqiptare, për Himarën, për banderolat në futboll e për çdo gjë që Athina zyrtare mendon se duhet t’ i imponojë një vendi vassal.

Athina zyrtare e dehur nga borxhet dhe ahengu i buzuqeve e ka të vështirë të kuptojë që Shqipëria nuk është ajo e 1911, 1912, 1913 e 1914, por e as e 1997.

Historia nuk fshihet me greqishten e re që s’ka lidhje me të vjetrën.

Ju e pushtuat Çamerinë një tokë shqiptare qysh kur është krijuar bota, vratë që në mars të 1913 72 krerë të Çamërisë në masakrën e Selanit, teksa i thërrisnit në takim. Nuk latë reformë agrare e ligj pa sajuar për t’ i marrë pronat e pasuritë, zhdukët shkollat shqipe e flamurin shqiptar, vodhët historinë e këngët e valet, i shpërngulët 35 përqind të popullsisë drejt Turqisë, i vratë e përzutë përfundimisht 90 përqind të popullsisë çame në 1944 e masakruat 20 përqind popullsisë. Nuk u ndalët as para fëmijve, grave e pleqve, me bashkëpunëtorin e nazizmit Zerva, me gjyshin e ministrit të jashtëm, Kotzias, me pasardhësit e Metaksasë e Ralisit që i keni në parlament e i keni bërë ministra e kryeministra.

Nazistët i keni në parlamentin tuaj si Agimi i Artë.

Shtetit grek rrena i është kthyer në ves.

Pasi rrejti sa mundi, fallsifikoi e mashtroi Bashkimin Europian me bilancet e i vodhi me miliarda euro, mendon se do të vazhdojë të mashtrojë opinionin publik e të kompleksojë pasardhësit e partizanëve të Batalionit “Çamëria e Ali Demi”.

Qeverisë greke, për shkat të këtij ambjenti me gjermanë, i mbetet që të tërheqë nga skena politike shqiptare PBDNJ, e cila edhe kështu po tretet përditë e është bërë kockë e lëkurë e kockat e Baron Portokallit nuk e ngjallin dot më.

 

Next Post

Tronditëse/ Zbulohet varrezë masive në New York

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / ‘O hajdut, o hajdut…’, tensione te Kuvendi, Braçe përplaset fizikisht me protestuesit

VIDEO / ‘O hajdut, o hajdut…’, tensione te Kuvendi, Braçe përplaset fizikisht me protestuesit

October 2, 2026
Kamerat e fshehta, procedohet penalisht kompozitori Adrian Hila

Kamerat e fshehta, procedohet penalisht kompozitori Adrian Hila

October 2, 2026
Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

October 2, 2026
150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

October 2, 2026
Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

October 2, 2026
Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Kos për Corriere della Sera: Shqipëria dhe Mali i Zi në krye të procesit të zgjerimit të BE-së

October 2, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

“Naltgjatësia” dhe 7 “xhuxhat elektoralë”

October 2, 2026
PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

October 2, 2026
Videot intime të Adi Hilës, mbërrin denoncimi i parë në Polici

Videot intime të Adi Hilës, mbërrin denoncimi i parë në Polici

October 2, 2026
“Europa nuk duhet të izolohet, duhet të ndryshojë”, Rama për WELT: BE-ja rrezikon të kthehet në “Titanik”

“Europa nuk duhet të izolohet, duhet të ndryshojë”, Rama për WELT: BE-ja rrezikon të kthehet në “Titanik”

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com