• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e dhunshme për pushtimin e selisë së PD/ Mustafaj: Berisha ra në kurthin e Bashës, si po përfiton Rama

by Java News
10/01/2022 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës i ka drejtuar hetimet për protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike në 3 drejtime, ndërsa është duke bërë verifikime përmes kamerave të sigurisë dhe pamjeve të publikuara për çdo individ që është përfshirë në akte dhune dhe shkatërrim prone.

I ftuar në “Radarin Informativ” në Abc Besnik Mustafaj u shpreh se dënon dhunën gjatë protestës dhe mënyrën si u mbrojt selia blu. Për Mustafajn, këmbëngulja e Berishës për të marrë me çdo kusht selinë dhe këmbëngulja e Bashës për ta ruajtur si kështjellë, janë të dyja absurde. Protesta e vetme sipas tij duhet të ishte kundër kryeministrit Edi Rama.

“Sali Berisha ra në kurthin e Bashës. Ndërtesa e selisë është si të gjithë të tjerat e cila nuk jep dhe as nuk heq legjitimitet. Këmbëngulja e Berishës për ta marrë me çdo kusht dhe stërkëmbëngulja e Bashës për ta mbajtur si kështjellë janë absurde jo politike dhe jo produktive. 

Unë pashë një numër të madh demokratësh të zemëruar. Pashë një Bashë që se mendoja të ishte kaq jo politik, sepse përpjekja e tij për ta mbajtur vulën është jo politike. Që më 9 shtator Basha e ka filluar me një gjuhë jo politike. Basha duhet të jetë i bindur se legjitimitetin s’ia jep zyra as karrigia.

Unë s’e prisja të përdorej gazi në asnjë mënyrë, sepse i kam besuar në njëfarë mase kur thoshte se s’ka blinde brenda s’janë blinduar dyert. Thoshte që vetëm kabina elektrike është metalike, na ka gënjyer. Pse duhej të mbrohej në atë mënyrë.

Pastaj Berisha s’mendoja se do shkonte me varre aty, apo të hipësh me shkallë asgjë nuk ishte dinjitoze. Unë besoja se Berisha do t’i sillte mbështetësit do mbante fjalimet e rastit, do i tregonte kamerave ku e ka katandisur selinë Basha dhe do kthehej që komisioni të vazhdonte kalendarin e tij. Unë besoj që protestat kryesore duhet të jenë kundër qeverisë dhe kryeministrit. Legjitimiteti s’mbahet me dhunë askush se ka mbajtur gjatë”, tha Mustafaj.

Teksa Basha është duke zhvilluar një mbledhje me kryesinë ku pritet të ketë dhe ndëshkime për Berishën dhe mbështetësit e tij, Mustafaj tha se sipas ij asnjë vendim që do merret në atë mbledhje s’ka më vlerë.

“S’kanë asnjë vlerë ndëshkimet që merr Basha në atë mbledhje, kanë shkuar në atë pikë përplasje sa s’ka asnjë vlerë çfarë vendimesh merr Basha. Unë iu siguroj se një masë e madhe, pjesa më e madhe e anëtarësisë së PD pret çfarë rruge ndjek komisioni për Rithemelimin e PD. Unë jam votues në PD do shkoj të votoj dhe s’di ende kandidatët. Edhe vetë Berisha se ka të konfirmuar nëse do jetë, ka lënë të kuptohet ka thënë pse jo. Ne duhet të fillojmë fushatën për zgjedhjen e kryetarit të PD”.

Mustafaj ka dhënë edhe një mendim në lidhje me ndërhyrjen e policisë në protestë dhe reagimet e kryeministrit Rama. Këtë situatë në PD, Mustafaj thotë se Rama po e shfrytëzon.

“Nga pikëpamja ligjore është e justifikuar ndërhyrja e policisë se është thirrur nga Basha. Rama po përpiqet ta denigrojë opozitën po tenton të shfaqet si babai i kombit, po përfiton nga çdo rast për ta konkretizuar urrejtjen e tij për opozitën”.

Teksa përjashtoi mundësinë për parti të re, me “rithemelim” të PD ai tha se kupton rithemelimin kuptimor dhe të emrit.

“Nuk shoh tendenca nga Berisha për të  krijuar parti të re, rithemelimi i jep mundësi për t’u shfaqur me një emër të modifikuar ku ruhet PD dhe shtohet një fjalë tjetër. Rithemelimi ka kuptim programor e deri te emri. Ende s’e ka sqaruar Berisha se çfarë kupton me këtë”./m.j

Next Post
Guerrilja e kapuçëve/ “Çadra e radhës” e PD-LSI, synimi i vërtetë pse po digjen selitë e PS-së

Dhuna në selinë e PD, Meta merr në mbrojtje "pikën e tij të dobët": Lulzim Basha është përgjegjësi i vetëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

October 2, 2026
41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

October 2, 2026
Trump urdhëron qeverinë federale të zëvendësojë 'inteligjencën artificiale' me 'superinteligjencë' -

“Po kryejmë hetime, do përgjigjemi”- Sulmi gjatë fluturimit të “FlyDubai”, reagon Trump: Nëse Irani është përgjegjës, do ta godasim shumë fort!

October 2, 2026
Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Ambasada e SHBA në Kosovë paralajmëron shtetasit amerikanë: Shmangni sheshin “Skënderbeu”!

“Pafajësi dhe liri”- Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, djali i Hashim Thaçit falënderon qytetarët: E vërteta e një populli s’mund të burgoset

October 2, 2026
“Prania Besnike” rikthehet sot, Rama ndan lajmin: Dëgjesa dhe përgjigje me qytetarët në orën 17:00 në të gjithë vendin

“Prania Besnike” rikthehet sot, Rama ndan lajmin: Dëgjesa dhe përgjigje me qytetarët në orën 17:00 në të gjithë vendin

October 2, 2026
Liga e Kombeve/ Kombëtarja zbarkon në Helsinki, kuqezinjtë përballen nesër për kreun e grupit

Liga e Kombeve/ Kombëtarja zbarkon në Helsinki, kuqezinjtë përballen nesër për kreun e grupit

October 2, 2026
Mbrojtën kartelet e drogës! Goditje ndaj korrupsionit në Bolivi, arrestohen Kryeprokurori dhe 13 zyrtarë të tjerë

Mbrojtën kartelet e drogës! Goditje ndaj korrupsionit në Bolivi, arrestohen Kryeprokurori dhe 13 zyrtarë të tjerë

October 2, 2026
Liga e Kombeve/ Kosova u ndal nga Izraeli, “Dardanët” në vendin e dytë pas barazimit pa gola në Hungari!

Liga e Kombeve/ Kosova u ndal nga Izraeli, “Dardanët” në vendin e dytë pas barazimit pa gola në Hungari!

October 2, 2026
Putin përballë frikës më të madhe: Rusia të mos kthehet në “partner të vogël” të Kinës

Putin paralajmëron Perëndimin me armët bërthamore: Rusia mund të përdorë të gjitha armët e saj nëse sulmohet Kaliningradi!

October 2, 2026
Protestat masive studentore fusin Francën në kaos, rreth 2000 mijë të arrestuar dhe 305 policë të plagosur nga përleshjet nëpër rrugë!

Protestat masive studentore fusin Francën në kaos, rreth 2000 mijë të arrestuar dhe 305 policë të plagosur nga përleshjet nëpër rrugë!

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com