• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Putin e ‘rikthen’ fuqishëm në skenën politike, Schröder ende pa asnjë koment

by A R
11/05/2026 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyra e ish-kancelarit gjerman Gerhard Schröder ka refuzuar të komentojë deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin, i cili e përmendi atë si një ndërmjetës të mundshëm europian në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Në përgjigje të një kërkese nga agjencia gjermane e lajmeve DPA, zyra e Schröderit deklaroi se nuk do të jepte asnjë koment për këtë çështje.

Ndërkohë, agjenci ndërkombëtare të lajmeve, duke cituar burime anonime nga qeveria gjermane, raportojnë se propozimi i Putinit “nuk është i besueshëm”, pasi Rusia nuk ka ndryshuar kushtet e saj për përfundimin e luftës. Sipas këtyre burimeve, një tregues i parë i besueshmërisë do të ishte zgjatja e armëpushimit 3-ditor të shpallur nga Moska gjatë kësaj fundjave.

Propozimi i Putinit u bë gjatë një konference për shtyp pas paradës së Ditës së Fitores kundër nazizmit, ku ai deklaroi se lufta në Ukrainë “po i afrohet fundit” dhe la të kuptohej se ajo mund të përfundojë së shpejti. Ai shtoi se do të preferonte Schröder-in si ndërmjetës të Bashkimit Europian në bisedimet me Ukrainën.

Po ashtu, Putin u shpreh i gatshëm për bisedime të drejtpërdrejta me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por tha se një takim i tillë mund të zhvillohej vetëm në Moskë.

Nga ana tjetër, Zelensky e ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e një vizite në kryeqytetin rus. Putin shtoi se bisedimet në një vend të tretë do të ishin të mundura vetëm nëse paraprakisht arrihet një marrëveshje e besueshme paqeje.

Nga ana tjetër, Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, ka deklaruar se Bashkimi Europian është i gatshëm të zhvillojë bisedime të ndara me Rusinë dhe Ukrainën “kur të vijë momenti i duhur”.

Marrëdhënia mes Vladimir Putin dhe Gerhard Schröder ka qenë e mirë prej vitesh. Ish-kancelari gjerman është kritikuar vazhdimisht në Gjermani dhe në Europë për lidhjet e tij me Kremlinin dhe kompanitë ruse.

Së fundmi, Schröder ka deklaruar në një artikull për “Berliner Zeitung” se lufta e Rusisë në Ukrainë përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare, por ka shtuar se është kundër “demonizimit të Rusisë si një armik i përhershëm”.

Next Post
Ndryshimet demokratike janë të pamundshme me të njëjtën klasë politike…!

Kalo: Hantaviruset janë të pranishme në Shqipëri, por s'ka nevojë për kambana alarmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com