• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e Berishës më 6 dhjetor përballë Samitit, Xhafaj: ‘Non grata’ do t’u bëjë karshillëk liderëve të BE!

by Java News
02/12/2022 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha në ditën historike për Tiranën, 6 dhjetor, deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj e sheh si një karshillëk që një ‘non grata’ po i bën liderëve të Bashkimit Europian. Ndonëse Berisha deklaron se do jetë një protestë paqësore, Xhafaj tha në Report Tv qëllimi i vetëm i Berishës është që t’iu japë një mesazh liderëve të BE-së që ta llogarisin edhe atë.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti socialist thotë se protesta nuk sjell asnjë kontribut për shqiptarët dhe qëllimin e atij samiti, ku në fokus do të jetë edhe integrimi në BE.

“Arsyeja pse po bëhet protesta është për të protestuar ndaj liderësh që nuk kanë marrëdhënie institucionale apo diplomatike me subjektin kryesor që organizon protestën, përshirë edhe me PPE që ja kanë ngrirë statusin e PD. Karshillëk që po o bën liderëve të BE për t’iu thënë që këtu jam edhe unë dhe duhet të më merrni edhe mua parasysh.

Nuk besoj se është një protestë që kontribuon për atë që është objektivi kryesor i shqiptarëve për atë ditë, që të kemi hapa para në marrëdhëniet e sigurisë, sigurinë kombëtare, ushqimore, energjetike, procesin e integrimit. Të protestosh, protestë nga parti politike persona që mbartin një farë stimge që ua kanë vendosur aleatët strategjik, nuk tregon atë që do ishte më e mira jonë. Ne si popull jemi të gatshëm për këtë proces, duam të vazhdojmë këtë rrugëtim”, tha Xhafaj.

Ndryshe mendon aktivisti dhe avokati Adriatik Lapaj i cili thotë se mbajtja e protestës nuk ndikon në organizmin e samitit. Ai thotë se protesta është një e drejtë kushtetuese që i garantohet çdo qytetari.

“Nëse do vendosja unë s’do ta  bëja. Por apriori unë jam pro protestave dhe kushtetuta ynë është pro protestës. Nuk ndikohet samiti as për mirë as për keq nga ajo protestë. Pse ndikohet një samit nga numri i protestuesve në një shtet të caktuar. Nuk ka samit të G7 që nuk shoqërohet me protesta. Për aspekt logjistik që polica ta kishin më të lehtë mund të ishte evidentuar ajo datë. E shoh si një të drejtë kushtetuese, pro nga ana tjetër edhe mund të ishte evituar”, tha Lapaj.

Xhafaj e pati edhe një koment për mungesën e presidentit Aleksandër Vuçiç në samit, duke theksuar se palët nuk duhet të mbeten peng i së shkuarës por të kontribuojnë për të gjetur një zgjidhje dhe të shohin për të ardhmen.

“Do ndikojë, do sjellë presion të shtuar për palën kosovare, por nuk besoj se do jetë reklamë pozitive për Vuçiç. Kemi një angazhim madhor që 33 shtet ulen e diskutojnë një proces kyç dhe thelbësor për rajonin, të mugosh në një datë të tillë është diçka ajo pozitive, është të sjellës problematikat e të shkuarës, ta mbash kokën mbrapa kur duhet të jemi të gjithë bashkë për të parë nga e ardhmja./m.j

Next Post
EMRI/ Kujdesej për fermën e kanabisit, pranga 30-vjeçarit shqiptar në Britani

EMRI/ Kujdesej për fermën e kanabisit, pranga 30-vjeçarit shqiptar në Britani

Comments 1

  1. Lilo says:
    3 years ago

    Protesta, protesta! Asgje nuk do te ndodhe se na hapet barkun. Do grumbullohen ca njerez, do hedhin parulla kunder Rames e Qeverise, do te bejne medemek si proeuropian e kaq! Duke e konsideruar si sukses te Rames, me angazhimin edhe te medias se tyre, do perpiqen te corientojne njerezit e bejne pis imazhin e vendit.

    Reply

Leave a Reply to Lilo Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In