• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e 11 korrikut, Teliti: Qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira, e vetmja mënyrë për të risjellë demokracinë

by S T
13/07/2024 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti përmes një deklarate është shprehur se Shqipëria dhe Tirana folën njëzëri duke qenë të bashkuar në betejën ndaj korrupsionit.

Teksa cilëson se qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira janë e vetmja mënyrë për të sjellë shtetin ligjor dhe demokracinë.

Partia Demokratike ka një program të qartë dhe angazhim serioz për ekonominë, duke filluar që me uljen e ndjeshme të taksave, miratimin e minimumit jetik, mbështetjen konkrete të sipërmarrjes dhe prodhimit vendas, u shprh Teliti.

Më tej ai deklaron se fundosjen ekonomike tashmë nuk po mundohet ta fshehë as vetë qeveria, pasi është vetë Instati qeveritar, që zyrtarizon krizën që ka kapluar disa sektorë të ekonomisë dhe sipas tij dy janë sektorët më të goditur, industria dhe bujqësia.

Deklarata e plotë:

”Të nderuar qytetarë!

Ndër arsyet kryesore të shpopullimit të Shqipërisë në këto 11 vite ka qenë dhe mbetet ekonomia e dobët shqiptare, ekonomia e goditur nga politikat dhe praktikat e dëmshme qeveritare, ekonomia gjithnjë e më shumë në krizë të thellë.

Fundosjen ekonomike tashmë nuk po mundohet ta fshehë as vetë qeveria, pasi është vetë Instati qeveritar, që zyrtarizon krizën që ka kapluar disa sektorë të ekonomisë.

Dy janë sektorët më të goditur: industria dhe bujqësia.

Në publikimin mbi ecurinë e ekonomisë në tremujorin e parë 2024, INSTAT vëren se sektori i industrisë, energjisë dhe ujit shënoi rënien e rradhës, me një ulje vjetore 1.05%, dhe sektori i bujqësisë pësoi rënien e mëtejshme prej 1.73%.

Goditja që i është bërë sektorit të industrisë dhe sidomos asaj përpunuese, e cila ka në bazë eksportet shqiptare është treguesi më i qartë i braktisjes nga qeveria, sidomos në këto dy vitet ku euro ka shënuar zhvlerësimin më të lartë në historikun post-komunist. Rënia me 6.8% e industrisë përpunuese, e cila është praktikisht në të njëjtat trende renieje me ato të vitit të kaluar, ku ulja ishte 6%, i vendosin njëherë e mirë kapakun shpresave të qindra sipërmarrësve shqiptare që prisnin që qeveria tu jepte një mbështetje për të kaluar krizën e thellë tashme pothuajse 2 vjecare.

Gjithashtu, tejet shqetësuese vazhdon të jetë rënia e vazhdueshme disa vjecare e sektorit të bujqësisë, duke e orientuar konsumin gjithnjë e më shumë jo ndaj produkteve “Made in Albania” por nga ato të importuara, po nga i njëjti grusht miqsh oligarkë, duke e lënë si përhera Shqipërinë të fundit në rajon përsa i përket subvencioneve direkte ndaj fermerit, blegtorit dhe industrisë agro përpunuese.

Ndërkohë që kriza ndihet kudo dhe varfëria shtohet dita ditës, ndërkohë që 47% e fëmijëve shqiptare janë të kequshqyer, kemi një sektor që krizën jo vetëm që nuk e njeh, por shënon rritje të lartë, dhe ai është sektori i ndërtimit me një rritje prej mbi 14%. Ky është sektori i betonit të kullave shumë katëshe të ndërtuesve të lidhur ngushtë, si me Edi Ramën ashtu edhe me Erion Veliaj, të betonit që pastron qindra milionë euro cdo vit para të krimit dhe korrupsionit.

Shqipëria dhe Tirana folën njëzëri pardje, të bashkuar në betejën ndaj padrejtësive, braktisjes, keqqeverisjes, klientelizmit, korrupsionit.

Krijimi i qeverisë teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, janë e vetmja mënyrë për të risjellë demokracinë dhe shtetin ligjor, për të rikthyer vemendjen te individi, qytetari dhe sipërmarrja.

Partia Demokratike ka një program të qartë dhe angazhim serioz për ekonominë, duke filluar që me uljen e ndjeshme të taksave, miratimin e minimumit jetik, mbështetjen konkrete të sipërmarrjes dhe prodhimit vendas.

Ju faleminderit”

Next Post
“Duan të më bëjnë atentat!”, Milo Gjukanoviç: Një grup i organizuar kriminal nga një vend fqinj…

"Duan të më bëjnë atentat!", Milo Gjukanoviç: Një grup i organizuar kriminal nga një vend fqinj...

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com