• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Protesta do të jetë non-stop’, Berisha nuk u qëndron zotimeve për protesta

by Java News
05/10/2022 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 11 korrik 2022, 4 ditë pas protestës së 7 korrikut, Sali Berisha deklaroi në emisionin “Open” të Eni Vasilit në News24, se shtatori do të ishte pikënisja e protestave të fuqishme të opozitës ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama. Në kontekstin e protestave që po zhvilloheshin asokohe në Sri Linka, kreu i PD-së shkoi edhe më tej dhe nuk përjashtoi as zbatimin e skenareve të tillë, ku populli vendosi të hynte në institucionet qeveritare prej pakënaqësisë së krijuar. Qëllimi i këtij organizimi popullor, sipas ish- kryeministrit kishte për bazë korrupsionin, abuzimin, inceneratorët, rritjen e çmimeve, rritjen e karburantit, varfërinë e shqiptarëve etj.

“Në shtator do fillojmë protestën për vjedhjen e tmerrshme që po u bën qytetarëve ky njeri. Protesta kur të fillojë do të jetë non-stop. Ose shuhemi ne si forcë politike në mbrojtje të një kauze të drejtë, ose do të fitojmë. Unë them se do fitojmë”, deklaroi Berisha në 11 korrik.

Një deklaratë të ngjashme Sali Berisha e bëri në 5 gusht, ku përsëriti se shtatori po vonon, dhe se me ardhjen e tij, opozita do të derdhej në shesh kundër Edi Ramës.

“Shtatori po vonon, të themi atë që është. Qytetarët shqiptarë duhet të përgatiten dhe do të përgatiten për ti dhënë përgjigjen më të merituar këtij njeriu, për të cilin realiteti i hidhur shqiptar nuk ekziston”, tha Berisha.

Teksa përgjatë muajve të verës, e kishte përgatitur popullin opozitar për protesta të fuqishme, Sali Berisha vazhdoi edhe në shtator deklaratat për zhvillimin e protestave të qëndrueshme mbarëkombetare.

“Protesta e gjatë e qëndrueshme, shkatërrimtare për këtë regjim është jetike dhe vendimtare për të ecur në rrugën e demokracisë”, theksoi Berisha.

“Do të mblidhet fronti për Shpëtimin e Shqipërisë dhe do të miratojë një axhendë e cila ka si synim një protestë të qëndrueshme popullore në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë”.

Në 16 shtator, në një konferencë për gazetarët Sali Berisha u pyet se përse shqiptaret nuk e kanë një datë proteste, kur ai vetë kishte lajmëruar diçka të tillë që prej 11 korrikut.

“Protesta do të vijë dhe më e fuqishme që ka njohur Shqipëria. Të harrojë kush se unë shkelmoj mbi fjalët e mia dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Nuk ka, Edi Rama do përballet me revoltë të fuqishme popullore”.

Pas 6 ditësh nga kjo deklaratë, Sali Berisha artikulon për herë të parë nga foltorja e Parlamentit, ndryshimin e axhendës së tij nga protesta në greva. Ai iu bëri thirrje studenteve, pedagogeve dhe sindikatave që të organizohen në greva kundër qeverisë.

“Grevë e përgjithshme, grevë e përgjithshme, grevë e përgjithshme. U bëj thirrje të gjithë studentëve, bashkëmoshatarët e tyre në Koovë qeveria u dha nga 100 euro, kurse kjo qeveri u jep mashtrimin, nënçmimin, përçmimin”.

Nga ana tjetër në çdo takim me qytetarë apo militantë të PD-së, ajo çfarë i është kërkuar kryetarit të PD-së kanë qenë protestat kundër qeverise Rama. Këtë e ka konfirmuar vetë ish-kryeministri në datën 28 shtator, teksa ishte duke zhvilluar një takim.

“Në çdo takim dhe në çdo bisedë gjej vetëm një bisedë. Protestë, protestë dhe vetëm protestë”, deklaroi Berisha.

Por edhe pse me kërkesa të vazhdueshme të qytetarëve për protesta, duket se diçka ka ndryshuar tek Sali Berisha, në raport me strategjinë e tij. Për herë të parë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së të 1 tetorit, Sali Berisha artikuloi publikisht se askush nuk duhet të mendojë se mund të fitohet vetëm me makroaktivitete, ndërsa kërkoi që drejtuesit e degëve, seksioneve dhe grupseksioneve të takojnë qytetaret dhe të ngrejnë siç duhet strukturat në terren.

“Askush të mos mendojë se mund të fitohet vetëm me makroaktivitete. Jo nuk fitohet me makroaktivitete. Ato janë të domosdoshme. Ku është PD sot? Është larg në aktivitetet e saj në atë që duhet të jetë. Kur them PD, kam parasysh seksionin dhe grupseksionin. Është urgjente ndryshimi i situatës”, tha Berisha.

Edhe pse nuk e ka një datë se kur opozita do të dalë në shesh, Sali Berisha vazhdon të artikulojë nëpër takime, së shpejti populli opozitar do të ngrihet kundër Qeverisë Rama.

“Ne do të ngrihemi dhe do ngrihemi. Me një betejë shumëplanëshe do ta përmbysim këtë rrëgjim”, deklaroi kreu i PD-së.

Shtatori iku, e bashke me të, edhe zotimet e Sali Berishës, se ky muaj do të ishte pikënisja e protestave të fuqishme ndaj kryeministrit Rama. Tashme populli opozitar pret nëse kryetari i PD-së, do të thërrase protesta kundër varfërisë, rritjes së çmimeve, rritjes së naftës, korrupsionit, vjedhjes, në muajin tetor, apo do te prese muajin nëntor, muajin e fundit të vjeshtës, stinë në të cilin ai ka deklaruar se Rama do të shikojë protestat më të fuqishme popullore të zhvilluara ndonjëherë./News24

Next Post
Avokati i Popullit kthehet në betejë force brenda PD-së

Nëntori zgjidh 'fatin' e vulës së PD/ Alibeaj ankimoi miratimin e “statutit të Berishës”, Apeli vendos datën kur do shqyrtohet çështja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

July 1, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

July 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

July 1, 2026
“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In