• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëntori zgjidh ‘fatin’ e vulës së PD/ Alibeaj ankimoi miratimin e “statutit të Berishës”, Apeli vendos datën kur do shqyrtohet çështja

by Java News
05/10/2022 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit ka caktuar datën për gjykimin e çështjes së Partisë Demokratike. Seanca gjyqësore do të mbahet në datën 3 nëntor në orën 10:30 dhe trupa gjykuese do përbëhet nga gjyqtaret: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.

“Ne date 3 Nentor 2022, ora 10:30, do te gjykohet ceshtja me kerkues Partia Demokratike e Shqiperise, lidhur me ankimin e saj ndaj vendimit date 18.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Trupi gjykues qe e shqyrton ceshtjen perbehet nga gjyqtaret: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.

P.s. kjo ceshtje lidhet me depozitimin e statutit dhe vendimeve te Kuvendit Kombetar te dates 17.07.2022″, thuhet në njoftim.

Vendimi erdhi një ditë pasi një grup deputetësh të Partisë Demokratike u mblodhën para Gjykatës së Apelit duke kërkuar nga togat e zeza që të shprehen për ligjshmërinë e drejtimit të partisë së tyre.

“Ne ne intereson gjykimi përfundimtar dhe marrja e një vendim final për të bërë të mundur një pikënisje të përbashkët. Nëse do caktohet Rithemelimi ne do jemi pjesë e Partisë Demokratike siç jemi sot pjesë e Partisë Demokratike. Jemi për daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e vitit 2023. Gjykata e Apelit nuk shqyrtoka dot një çështje të tillë që kërkon vetëm një orë. Do uroja që Apeli ta marrë seriozisht këtë kërkesë të kërkuar nga anëtarët e PD ndryshe ka pikëpyetje shumë të mëdha. Ne nuk do të presim fund”, tha deputeti Dashnor Sula në një deklaratë për mediat.

Në kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike drejtuar gjyqtares Elona Toro, si relatore e çështjes, ata theksojnë se duhet përshpejtuar caktimi i seancës gjyqësore për shqyrtimin e ankimit pa marrë për bazë radhën e çështjeve të tjera të regjistruara në kohë më parë duke e mbështetur këtë në nenin 460 të kodit të procedurës civile.

“Të marra së bashku cenimi i këtyre lirive ka vënë në rrezik edhe rolin kushtetues të Partisë Demokratike, si forca opozitare që garanton pluralizmin dhe demokracinë përfaqësuese të cilat janë parime themelore të organizimit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në kërkesën e PD./m.j

kerkesa deputete PD gjykata e apelit

Next Post
Gjurmët e asteroidit të goditur nga NASA shtrihen në 10 mijë km

Gjurmët e asteroidit të goditur nga NASA shtrihen në 10 mijë km

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com