• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta, Basha fton qytetarët të bllokojnë rrugët të hënën. Akuzon se në Ishëm ka ngecur një skaf me drogë

by Java News
23/04/2017 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita do të zhvillojë të hënën një protestë një orëshe, nga ora 11.00 deri në 12.00, duke bllokuar trafikun kombëtar. Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha nga çadra se do të jetë një sakrificë e vogël, por një dhuratë e madhe për Shqipërinë e Re.

“Çdo shqiptar është i thirrur të bashkohet. Një orë bllokim i trafikut kombëtar është një sakrificë e vogël dhe një dhuratë e madhe për Shqipërinë e re, për të bllokuar trafikun e drogës, të krimit, për të siguruar liritë themelore të qytetarëve që do të jenë garancia e mirëqënies së qytetarëve. Mos harroni nesër një orë të gjithë bashkë të vendosur dhe paqësor. Bashkohemi të bllokojmë të keqen me këtë paralajmërim për t’i hapur rrugë të mirës për çdo shqiptar duke larguar e mundur drogën, krimin, qytetarëve, të drejtën për të zgjedhur me votë të lirë dhe të ndershme”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike tha sot gjatë fjalimit në çadrën e protestës së opozitës senë grykëderdhjen e Ishmit ka ngecur një skaf i ngarkuar me drogë.  Sipas kryetarit të PD, mjeti lundrues është i Habilajve, ndërsa akuzoi policinë dhe mediat se nuk guxojnë t’i afrohen.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi Linda Ramën, bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama, se është në krye të një komploti ekonomik në vend. Sipas tij, ajo suporton fuqimisht një bankë në vend, e cila ka në përbërje dy investitorë rusë të pasurive të patundshme.

Kryetari demokrat Basha theksoi sërish ndryshimin e Kushtetutës për zgjedhjen e Presidentit nga populli. Ai solli në vëmendje kompromisin e 2007-ës mes mazhorancës dhe opozitës.

“Kanë 48 orë që nuk përgjigjen për ofertën tonë për President nga populli. Kishin nxjerrë të gjorin Gramoz për të thënë që nuk e zgjedhim dot Presidentin nga populli se nuk ka kohë dhe nuk ndryshojmë dot Kushtetutën.  Kohë për të vjedhur kanë, por për të ndryshuar kushtetutën, nuk kanë. Para 10 vitesh Rama kërcënoi se nuk do hynte në zgjedhje nëse nuk ndryshohej kushtetuta dhe ligji që çdo votues të kishte me vete certifikatën e lindjes. U ndryshua kushtetuta, iu dha kjo garanci”, u shpreh Basha

c.a

Next Post
Njihuni me ushqimet që parandalojnë infeksionin e bajameve

Njihuni me ushqimet që parandalojnë infeksionin e bajameve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Negociatat e anëtarësimit në BE, Rama pasiguri për 2027, BE pret reforma cilësore

Negociatat e anëtarësimit në BE, Rama pasiguri për 2027, BE pret reforma cilësore

May 9, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 10 maj 2026

May 9, 2026
LVV konfirmon Albin Kurtin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

LVV konfirmon Albin Kurtin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

May 9, 2026
Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

Kur delet i qeth i njëjti bari

May 9, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

May 9, 2026
Militanti i Berishës hedh bombën molotov në mes të turmës së protestuesve dhe fshihet pas makinës

Militanti i Berishës hedh bombën molotov në mes të turmës së protestuesve dhe fshihet pas makinës

May 9, 2026
Ambasadori Gonzato: IBAR, vlerësim pozitiv për Shqipërinë!

Ambasadori Gonzato: IBAR, vlerësim pozitiv për Shqipërinë!

May 9, 2026
Mustafa Nano: Berisha mblodhi dy mijë veta për hallet e tij, pse pak janë…

Mustafa Nano: Berisha mblodhi dy mijë veta për hallet e tij, pse pak janë…

May 9, 2026
SHBA sulmon anijen e dyshuar për drogë në Paqësor, raportohen dy viktima

SHBA sulmon anijen e dyshuar për drogë në Paqësor, raportohen dy viktima

May 9, 2026
Dita e Europës, Rama me Gonzaton: Kush thotë se negociatat janë bllokuar, shet ajër!

Dita e Europës, Rama me Gonzaton: Kush thotë se negociatat janë bllokuar, shet ajër!

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In