• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gent Sejko: Ekonomia shqiptare mbetet në trajektore pozitive, inflacioni pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë

by A R
05/08/2026 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi gjatë një konference për mediat se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet me ritme të qëndrueshme, ndonëse disi më të ulëta krahasuar me tremujorin e parë të vitit.

Sipas tij, inflacioni i çmimeve të konsumit ka shënuar rritje si pasojë e efekteve direkte dhe indirekte të shtrenjtimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, si edhe për shkak të kërkesës së qëndrueshme për mallra dhe shërbime. Megjithatë, Sejko theksoi se niveli i inflacionit mbetet i kontrolluar dhe pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë.

“Aktiviteti ekonomik ka vijuar te rritet me ritme të krahasueshme ndonëse disi më të ulëta se ato të 3-mujorit të parë. Inflacioni i çmimeve të konsumit erdhi në rritje si pasojë e efekteve direkte dhe indirekte të rritjes së çmimit të naftës në tregjet e huaja si dhe kërkesës së qëndrueshme për mallra dhe shërbime. \Niveli i inflacionit mbetët i kontrolluar dhe pranë objektivit të bankës së Shqipërisë. Këto zhvillime ishin në linjë me pritshmëritë tona. Kjo politik ka mundësuar kontrollin e pritjeve për inflacionin, konsumimin e qetë të tregjeve financiare si dhe ka kontribuar në gjenerimin e kushteve monetare të përshtatshme për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit”, u shpreh Sejko.

Duke folur për perspektivën ekonomike, Sejko tha se parashikimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ekonomia do të vijojë të qëndrojë në një trajektore pozitive të rritjes, pranë potencialit të saj.

Ai shtoi se inflacioni pritet të mbetet mbi objektiv në afatin e shkurtër, për t’u rikthyer gradualisht drejt objektivit në periudhën afatmesme.

“Parashikimi për të ardhmen parashikon se ekonomia shqiptare të qëndrojë në një trajektore pozitive të rritjes ekonomike dhe pranë potencialit. Po ashtu parashikohet që inflacionit të qëndrojë mbi objektiv në periudhën afatshkurtër dhe të zbresë aktualisht drejtë objektivit në periudhën afat mesme. Në këto rrethana goditja e ofertës nga tregjet ndërkombëtare pritet të ketë efekte kalimtare në ekonominë e vendit. Inflacioni i çminimeve të konsumit shënoi një nivel mesatar prej 3% në tre mujorin e dytë të vitit duke ardhur në rritje nga vlera e tremujorit paraardhës. Rritja e inflacionit në vend ka qenë e përmbajtur dhe ky tregues vijon të jetë në linjë me pritjet tona”, tha ai.

Next Post
Raketa Smart Dragon-3 lëshon me sukses 2 satelitë nga deti

Raketa Smart Dragon-3 lëshon me sukses 2 satelitë nga deti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com