• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

by A R
05/08/2026 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën, 4 gush, në Tajlandë gjatë një ndeshjeje, ku luante Yala FC. Një rrufe goditi fushën e lojës, duke i marrë jetën një futbollisti 24-vjeçar dhe duke lënë të paktën nëntë persona të tjerë të plagosur.

Sipas raportimeve të e.vnexpress.net, ngjarja ndodhi në stadiumin Santiphap, në zonën Su-ngai Kolok, në provincën Narathiwat. Në momentin e incidentit po binte shi i rrëmbyeshëm, kur papritur një rrufe goditi fushën. Menjëherë pas goditjes, disa futbollistë u rrëzuan në tokë, ndërsa të plagosurit u transportuan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Më rëndë u lëndua 24-vjeçari Safwan Awa. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Klubi Yala FC reagoi me një mesazh prekës në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e futbollistit të ndjerë. Sipas njoftimit të klubit, drejtori i Yala FC, së bashku me një delegacion të ekipit, vizituan familjen e 24-vjeçarit për t’i shprehur ngushëllimet dhe për t’i ofruar mbështetje në këtë moment të vështirë.

“Stafi drejtues, trajnerët, futbollistët dhe të gjithë anëtarët e Yala FC shprehin ngushëllimet më të thella për familjen e Safwan Awa (Ing)”, thuhet në deklaratën e klubit.

Edhe Federata e Futbollit e Tajlandës (FAT) publikoi një deklaratë zyrtare pas tragjedisë, duke shprehur solidaritetin me familjen, miqtë dhe klubin e futbollistit në këtë moment të rëndë.

Safwan Awa kishte firmosur me Yala FC vetëm më 29 korrik. Anësori i talentuar konsiderohej një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, ndërsa më parë kishte shënuar shtatë gola në 18 ndeshje me Pattani FC, duke kontribuar në ngjitjen e ekipit në Thai League 2 për sezonin 2025-2026.

Next Post
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Rregullorja e GJKKO-së si paradhoma e një diktature

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

September 24, 2026
“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

September 24, 2026
Ambasador Mazi: BE-ja dhe Integrimi i Ballkanit gjatë presidencës hungareze

“Rendi i vjetër botëror ka mbaruar, po hyjmë në një epokë shkatërrimi konstruktiv”

September 24, 2026
Djali i ambasadorit izraelit në SHBA plagoset rëndë në Bregun Perëndimor, në gjendje kritike

Djali i ambasadorit izraelit në SHBA plagoset rëndë në Bregun Perëndimor, në gjendje kritike

September 24, 2026
Burrat dominojnë depozitat bankare, hendeku gjinor mbetet mbi 343 mijë depozitues

Burrat dominojnë depozitat bankare, hendeku gjinor mbetet mbi 343 mijë depozitues

September 24, 2026
Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: Kemi bërë përparime të jashtëzakonshme

Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: Kemi bërë përparime të jashtëzakonshme

September 24, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Ish-shefja e SHISH në hetim, Presidenti pritet të mbledhë Këshillin Sigurisë Kombëtare

September 24, 2026
Vidhen të dhënat e FBI-së, i japin një javë kohë agjencisë që të shuajë cilësimin e tyre si kërcënim

Vidhen të dhënat e FBI-së, i japin një javë kohë agjencisë që të shuajë cilësimin e tyre si kërcënim

September 24, 2026
GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë arrest shtëpiak dhe pezullim për Vlora Hysenin! Ish-kreu i SHISH nuk prononcohet për mediat pas seancës (VIDEO)

Dosja e Vlora Hysenit, Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media!

September 24, 2026
Presidenti palestinez Abbas akuzon Izraelin nga OKB dhe apelon: Parandaloni një Nakba tjetër, të zbatohet plani amerikan i paqes për Gazën!

Presidenti palestinez Abbas akuzon Izraelin nga OKB dhe apelon: Parandaloni një Nakba tjetër, të zbatohet plani amerikan i paqes për Gazën!

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com