Prostitutat e shtyllave, ja batutat gjatë seancës parlamentare
Fjalimi i ish-kryeministrit Berisha dje në Parlamente është shoqëruar me të qeshura dhe batuta në sallë, për shkak të deklaratës së tij se nuk ka asnjë prostitutë që të thotë se ai i detyrohet qoftë edhe një qindarkë.
Deklarata e Berishës është pasuar nga të qeshurat, ndërsa nuk kanë munguar batutat e deputetëve socialistë.
Erion Braçe: U paske dhënë edhe atyre lekë?
Taulant Balla: I paske paguar një më një.
Arben Çuko: U paske dhënë 10 mijë euro…
Sali Berisha: Pse ju bëni interpretimet tuaja për këto që them, është puna juaj, por unë ju thashë një të vërtetë të madhe. Nuk ka njeri në botë që mund të thotë se i detyrohem, as më detyrohet.
Pirro Lutaj: E mësuam edhe një gjë të re nga ty o Sali.
Valentina Leskaj: Zoti Berisha, përmbylleni fjalimin, keni 30 minuta që flisni.
Sali Berisha: Prit, prit…









