• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Antiterrori: Ja 5 qytetet shqiptare ku luftëtarë të ISIS po blejnë apartamente

by
11/09/2015 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Antiterrori: Ja 5 qytetet shqiptare ku luftëtarë të ISIS po blejnë apartamente

Alarmi më i fundit i strukturave antiterror ka të bëjë se persona të ndryshëm, që dyshohet se kanë luftuar përkrah ISIS, po investojnë fuqishëm në blerjen e pasurive të paluajtshme brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, shkruan gazeta “Shqip”. Nuk dihet ende qëllimi i kësaj nisme, por të gjitha rrethanat të çojnë në arsyetimin paraprak që trojet apo godinat mund të përdoren për qëllime terroriste në të ardhmen. Zona ku është investuar më tepër në pasuri të paluajtshme është trekëndëshi Elbasan – Librazhd – Korçë, e cilësuar si pika më e nxehtë për sa u përket luftëtarëve që kanë shkuar në Siri për xhihad. Lajmin për këto dyshime të arsyeshme e kanë konfirmuar për gazetën “Shqip” burime nga agjencitë ligjzbatuese, të cilat shtojnë se nuk ka vend për alarm të “dritës së kuqe”, pasi të gjitha institucionet që mbikëqyrin blerjet apo transaksionet e kanë raportuar këtë fenomen dhe gjendja është në kontroll të plotë. Por ajo që shqetëson më së tepërmi organizmat shtetërore është përhapja e këtij fenomeni në të gjithë rajonin tonë, pasi ekziston rreziku që pasuritë e Shqipërisë të keqpërdoren nga grupet e errëta.. Strukturat që mbikëqyrin parandalimin apo goditjen e terrorizmit mendojnë se shkak për këtë ndërmarrje të dyshuar të Shtetit Islamik mund të jetë bërë fakti që shumë prej luftëtarëve shqiptarë që ndodhen në Siri duan të ikin nga lufta dhe shefat e ISIS-it po shfrytëzojnë lidhjet me njerëzit e besuar në Ballkan për të fuqizuar sektorin e investimeve në pasuri të paluajtshme.

QYTETET

Tirana – Kryeqyteti i shqiptarëve është cilësuar si vendi më i prekur nga fenomeni i ekstremizmit. Në Mëzez u arrestuan dy imamë që rekrutonin luftëtarë për në Siri. Ata janë ende në proces gjyqësor

Elbasani – Në Elbasan janë vërejtur disa lidhje të dyshuara të personave të rëndësishëm në ambientin e ekstremistëve të ISIS. Njëri prej tyre mendohet se lëviz fijet, bashkë me një shtetas turk

Librazhdi – Kjo zonë shënon numrin më të madh të nisjes së luftëtarëve drejt Sirisë dhe gjithashtu numrin më të lartë të personave që kanë mbetur të vdekur nga luftimet në tokat e kalifatit islam

Korça – Rrethinat e Korçës dhe Pogradeci, janë shndërruar në pika tepër të nxehta, ku fenomeni i ekstremizmit fetar ndihet tepër. Edhe prej andej janë larguar me dhjetëra luftëtarë drejt Sirisë

Next Post

11 shtator 2001/Dëshmia e Nasho Jorgaqit që atë ditë kishte një takim tek Kullat Binjake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

July 25, 2026

Besa e kryepunëtorit

July 25, 2026
Sa do zgjasë lufta? Tre planet e Donald Trump përballë dilemës iraniane

Sa do zgjasë lufta? Tre planet e Donald Trump përballë dilemës iraniane

July 25, 2026
Pamje nga Vranishti, Rama: Një tjetër thesar i trashëgimisë kulturore po restaurohet

Pamje nga Vranishti, Rama: Një tjetër thesar i trashëgimisë kulturore po restaurohet

July 25, 2026
Shpenzimet sipas qarqeve | Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

Shpenzimet sipas qarqeve | Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

July 25, 2026
Trump sulme dhe batuta në “Darkën e Korrespondentëve”: Do kandidoj sërish për president

Trump sulme dhe batuta në “Darkën e Korrespondentëve”: Do kandidoj sërish për president

July 25, 2026
Zaho mbush 12 vjeç, Rama do ia festojë ditëlindjen në Korçë

Zaho mbush 12 vjeç, Rama do ia festojë ditëlindjen në Korçë

July 25, 2026
Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

July 25, 2026
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin

July 25, 2026
Prapaskenat e marrëveshjes SHBA-Iran, Trump nxjerr detaje nga negociatat

2.2 miliardë dollarë brenda një viti në kuletën familjare Trump

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In