• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

 Propozimi im për Kabinetin Rama 3!

by Rudina Xhunga
06/09/2021 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Xhunga

‘Në këtë moment kemi nevojë më shumë se kurrë për art dhe kulturë’, kështu u shpreh gazetarja Rudina Xhunga e ftuar në emisionin “Mëngjesi në Dritare TV”. Duke përmendur kohën e vështirë në të cilën po jetojmë, gazetarja Xhunga tha se duke investuar në art dhe kulturë, Shqipëria do të bëhet jo vetëm një vend më i mirë, por mbi të gjitha më i jetueshëm. Arti do t’i hapë rrugë të reja të rinjve, të cilët përmes projekteve që do t’ju mbështeten, do të gjejnë më shumë arsye për të qëndruar, se sa për t’u larguar nga vendi i tyre.

“Ndërsa qeveria Rama 3 pritet të nisë punën, një nga propozimet e mia është mbështetja për kulturën dhe artin në këto momente. Këto kohë që po jetojmë janë të vështira. Ky është një moment që ne vijmë nga pandemia dhe shkojmë në pandemi, nuk e dimë ku jemi, ku do vemi. Dhe veç anktheve njerëzore e frikërave shëndetësore, kemi rënë në grackën e shkretëtirës shpirtërore. Ndaj kemi nevojë për art dhe për kulturë më shumë se kurrë. Besomëni, shumë prej njerëzve që më kanë ardhur nga jashtë këtë verë më kanë treguar se Shqipëria më e bukur që kanë parë, ishte në Galerinë e Arteve. Miq të mi, ngacmuar nga emisioni për Galerinë që kam realizuar në Youtube, shkuan e panë dhe më thanë se ishte një oazë e mrekullueshme.

Kjo do të thotë sa nevojë kemi për të tilla oaza, sa nevojë për kulturën, për librin, për muzikën, edhe për muzikën e rrugës, edhe për mini-paroditë e instagramit kemi nevojë. Hajde i japim një dorë kulturës sonë, hajde i japim një dorë të rinjve tanë dhe kjo nuk bëhet me fjalë, kjo bëhet realisht me projekte.

Me projekte për të mbështetur rininë, me projekte për të mbështetur kulturën, me projekte për t’ju dhënë mundësinë që të prodhojnë kulturë, të prodhojnë art. Atyre iu bën mirë se ndihen të dobishëm në vendin e vet dhe nuk presin ku do të ikin, por çfarë do të bëjnë. Dhe neve na bën mirë, se arti e kultura ta bën vendin më të jetueshëm.

Unë bëj timen por unë kam më shumë fjalë edhe vepra të vogla, por janë institucionet që kanë më shumë mundësi. Hajde të bashkohemi dhe ta bëjmë të jetueshëm këtë vend, sidomos në momente të tilla që janë të vështira por ne mund t’i kalojmë veçse bashkë siç kaluam edhe momentet tragjike të pandemisë, kur na lanë shumë njerëz të dashur. Tani jemi më pak, jemi më të dobët por kultura dhe arti mund të na ndihmojnë, mund të na përmirësojnë shijen e jetës. Sepse atë kemi humbur.

Kjo është një thirrje që unë kam realisht për kryeministrin Rama më shumë sesa për ministren e re dhe të vjetër të kulturës, për mundësi reale nëpërmjet projekteve për njerëzit e artit dhe kulturës, librit, sportit dhe medias, në Shqipëri. Shikojeni për shembull sesi po ndryshon Tirana nga disa grafitë, nga disa murale . Çfarë i bëjnë ato Tiranës? I kthejnë një buzëqeshje , një fasadë muri të ndryshon mëngjesin, kur ecën në atë rrugeë dhe e sheh. Po ç’i bën shpirtit arti dhe kultura! Kjo është thirrja ime dhe propozimi im për një rend dite që na e kanë përcaktuar fatkeqësitë njerëzore, por që mund ta shndërrojmë këtë moment, në një dorë që zgjatet drejt artit dhe kulturës. Na duhen sa s’ka, këtë çast./dritare.net

Next Post
A e kuptuat se nuk është një pensionist politik!

Çështja Berisha/ Kadilli: PD nuk mund të prishet me Amerikën, shpresoj të ketë një reagim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Zhbllokohet ndeshja në Budapest, Shqipëria i shënon gol Bjellorusisë

VIDEO/ Zhbllokohet ndeshja në Budapest, Shqipëria i shënon gol Bjellorusisë

November 15, 2026
Përplasje në Filipine për vizitën e Trump, qytetarët dalin në rrugë kundër presidentit amerikan!

Përplasje në Filipine për vizitën e Trump, qytetarët dalin në rrugë kundër presidentit amerikan!

November 15, 2026
Alarm në Ngushticën e Hormuzit! Dy cisterna nafte në flakë, reagon Garda Revolucionare e Iranit

Alarm në Ngushticën e Hormuzit! Dy cisterna nafte në flakë, reagon Garda Revolucionare e Iranit

November 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

November 15, 2026
Ndërprerja globale e Microsoft prek 430 milionë përdorues, dëmet mund të arrijnë 7 miliardë dollarë!

Ndërprerja globale e Microsoft prek 430 milionë përdorues, dëmet mund të arrijnë 7 miliardë dollarë!

November 15, 2026
Forca e dhunës dhe ajo e shpresës

Forca e dhunës dhe ajo e shpresës

November 15, 2026
Valë sulmesh me dronë në Rusi, goditen uzina industriale, baza ajrore dhe objekte energjetike

Valë sulmesh me dronë në Rusi, goditen uzina industriale, baza ajrore dhe objekte energjetike

November 15, 2026
Donald Trump: Do të ndaloj financimin me 4 mld dollarë të Izraelit

Kaosi në aeroportet amerikane, Trump thyen heshtjen: Fajtor është Biden!

November 15, 2026
Shkrimtari që i dha humorit zërin kritik dhe satirës një mision shoqëror

Shkrimtari që i dha humorit zërin kritik dhe satirës një mision shoqëror

November 15, 2026
Tragjedi në Greqi, 50-vjeçarja përplaset për vdekje nga automjeti që drejtonte bashkëshorti

Tragjedi në Greqi, 50-vjeçarja përplaset për vdekje nga automjeti që drejtonte bashkëshorti

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In