• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Propozimi i kreut të SYRIZA: Shqipja të jetë gjuhë e dytë në shkollat greke

by A R
18/01/2024 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i partisë opozitare greke SYRIZA, Stefanos Kasselakis ka zhvilluar një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi, ku ka hedhur për herë të parë idenë e futjes së gjuhës shqipe në sistemin arsimor grek.

Duke marrë në shqyrtim raportin mes Athinës dhe Tiranës zyrtare, Kasselakis ka thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të avancojnë, nisur nga kreativiteti dhe sipas tij tema e zgjedhjes së një gjuhe të dytë të huaj nga nxënësit në shkollat greke është një prej tyre.

“Këtu në Greqi nuk e kemi shqipen si gjuhë të zgjedhur”, tha Kasselakis, duke përqafuar idenë e shqipes si gjuhë e dytë.

Por edhe kjo ide e liderit të opozitës greke është e kushtëzuar, pasi sipas Kasselakis një metodë e ngjashme duhet të ndiqet nga Shqipëria.

“Ashtu si Shqipëria duhej të kishte greqishten si gjuhë të zgjedhur. Në të gjithë territorin e Shqipërisë“, deklaroi ai.

Megjithatë, siç theksoi ai problematikat me të cilat përballet Komuniteti Shqiptar në Greqi janë të mëdha dhe si rrjedhojë e kësaj vitet e fundit është shtuar pasiguria që jetojnë çdo ditë anëtarët e tij.

Kasselakis kritikoi edhe ligjin e fundit të emigracionit për vendet e treta që Demokracia e Re e kryeministrit Mizotakis kaloi në Parlament, duke thënë se “nuk mund të flitet për rinovim të lejeve 3 vjeçare të punës, kur aplikimi specifik merr 2.5 vite për t’u pranuar”.

“Këta njerëz me të cilët jetojmë në të njëjtin vend i vendosim në një situatë pengu”, vuri në dukje Kaselakis.

Ndërkohë, zv-shefi i Politikës së Migracionit të SYRIZA, George Psychogios kujtoi po ashtu se ishte qeveria SYRIZA, e cila në vitin 2015 ligjëroi shtetësinë e emigrantëve të brezit të dytë dhe ndërhyrje të tjera që kishin të bënin me aksesin në fondet e sigurimeve.

“Ne kemi lidhje historike me komunitetin shqiptar. Shtrëngimi i këtyre lidhjeve, të dy popujve tanë, vetëm sa mund të na bëjë më të fortë dhe më me ndikim në rajon dhe më gjerë në Evropë”, theksoi kryetarja e Departamentit të Politikave të Emigracionit të SYRIZA, Nina Kasimati.

/a.r

Next Post
Po hetonte sulmin në studion televizive, vritet prokurori i Ekuadorit

Po hetonte sulmin në studion televizive, vritet prokurori i Ekuadorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

October 22, 2026
Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

October 22, 2026
Pedagogët dhe absurdi i qeverisë kujdestare

Pedagogët dhe absurdi i qeverisë kujdestare

October 22, 2026
Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

October 22, 2026
Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

October 22, 2026
Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

October 22, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla sulmon prokurorin që liroi protestuesit: PD kërkoi sallën tonë për mbledhje, se te e vetja ka strehuar maskat

October 22, 2026
Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

Përsiatje pas një artikulli të Lea Ypit

October 22, 2026

Cfurku tridhëmbësh i anarkisë

October 22, 2026
Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In