Zbardhet lista me disa nga propozimet e bazës së Partisë Demokratike për deputetë në nivel qarku. Mes emrave ka edhe disa surpriza.
Në Lezhë është propozuar mes të tjerëve edhe emri i analistit Agron Gjekmarkaj, ndërsa në Vlorë rikthehet ish-kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, që më parë ka qenë deputet dhe ministër në qeverinë Berisha zbulon ReportTV.
Ndërkohë që Basha është kujdesur që kupola e PD-së të shkojë automatikisht në listë.
Kështu kryetari Basha, Sali Berisha, Bujar Nishani që është kryetar i Këshillit Kombëtar, por edhe sekretari i përgjithshëm Bardhi dhe dy n/ kryetarët Spaho dhe Paloka nuk futen në procesin e propozimeve nga baza, pasi pritet që të futen automatikisht në 20% që zgjedh kryesia e PD-së.
Lista e pjesshme:
Shkodër- Izmira Ulqinaki, Bardh Spahia, Voltana Ademi, Greta Bardelli, Jozefina Topalli
Lezhë- Mark Marku, Agron Gjekmarkaj
Korçë- Ervin Salianji, Ledina Aliolli
Elbasan- Luciano Boci, Aurel Bylykbashi, Endri Hasa
Tiranë- Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Grida Duma
Durrës-Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi
Kukës-Flamur Noka
Dibër-Dhurata Çupi, Ilir Krosi, Luan Haka
Fier – Enkelejd Alibeaj, Luan Baçi
Vlorë- Bujar Leskaj, Nada Meçorapaj, Lorenc Danaj
Gjirokastër- Arben Ristani, Dashamir Aliko, Tritan Shehu
Berat-Eduart Halimi, Juvina Qejvani, Namir Lapardhaja











