• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pronat, 84 mln euro për familjen e Presidentit Nishani

by Mero Baze
02/06/2016 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze
Shumica e sotme, duhet të ndërmarrë një nismë politike për shkarkimin e Presidentit Bujar Nishani, për shkak të veprimeve të tij, haptazi korruptive, duke përdorur postin e tij si President i Republikës, për një interes tërësisht familjar. Presidenti ka ushtruar presion publik mbi Gjykatën Kushtetuese dhe institucionet evropiane, lidhur me Ligjin e ri të Pronave, duke e paradeklaruar atë, si antikushtetues. Ai i ka bërë këto deklarata publikisht në media, i ka bërë në letrën me shkrim drejtuar Komitetit të Ministrave si dhe komunikimin e tij me rastin e mos dekretimit të ligjit.

Ai është i përfshirë me vetëdije, në një skemë lobimi politik dhe në një procedurë e cila kërkon të shmangë gjykimin nga Gjykata Evropiane e Strasburgut për këtë ligj, duke e bërë fakt të kryer, përmes rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Gjykata Kushtetuese është ndarë sot në vendimarrjen e saj, pro dhe kundër Ligjit të Pronave, 4 me 4, ndërsa një gjyqtare ka munguar në seancë. Seanca e radhës është shtyrë për datën 28 Qershor.

Vendimi ka një rëndësi vendimtare mbi fatin e pronave në Shqipëri dhe shkuarjen drejt një zgjidhje të pranueshme nga shteti shqiptar, i cili po tentohet të vihet në darën e falimentimit të detyruar nga ky lobim politik, në krye të të cilit qëndron Presidenti i vendit, që ka konflikt interesi në këtë çështje.

Gjykata Kushtetuese ka bërë një rezistencë të admirueshme kundër presionit të hapur të Presidentit i cili mbron interesat e familjes së vet.

Presidenti Bujar Nishani dhe herë të tjera, është investuar zyrtarisht për interesa familjare, duke përdorur postin e Preisdentit. Duhet të kujtojmë se ai qëndron pas presionit të gjykatave për t’i marrë tokën Kishës Katolike në Elbasan për llogari të familjes së tij. Ai ka përdorur postin e presidentit, deri për interesa banale familjare, për shembull duke pritur Pacollin pas zgjedhjeve të kontestuara të tij si president, vetëm se ai do të ndërtonte një pallat tek pronat e gruas së tij në plazh. Ai siç ka dalë në media po përdor zyrat përmbaruese dhe gjyqtarët për të nxjerrë njerëz nga prona që ua kthen kundrejt një procedure jo normale vjehrrit të tij, apo njerëzve të afërt. Së fundmi ai po investohet tërësisht si president i vendit, për një çështje që është legjitime të interesohet vetëm si dhëndër brenda në fisin e gruas, ku bëhet fjalë për milionë euro.

Siç dihet familja e zgjeruar e gruas së presidentit, pretendon të fitojë rreth 84 milionë euro kompensime nga vakuumi ligjor dhe interpretimi spekulativ i vlerës së pronave vetëm për një rreth ish-pronarësh të lidhur dikur me poste shtetërore në piramidën e pronave, që po formalizojnë vendime gjyqesh në Strazburg, që shkojnë deri tani në 600 milionë euro. Këtu është fjala për një pakicë fare të vogël pronarësh, të cilët edhe kështu kanë përfituar prona për shkak të lidhjeve politike. Nëse ligji do zbatohej me këto kritere që po tentojnë këta, për gjithë pronarët e Shqipërisë, të cilët as i kanë prekur dot letrat e pronave të tyre, Shqipëria duhet t’u paguajë ish pronarëve rreth 30 miliardë euro prona, saç nuk vlen gjithë pasuria e Shqipërisë.

Duke qenë se konflikti i tij i interesit është i verifikueshëm dhe publik dhe duke qenë se ndikimi i tij mbi Gjykatën Kushtetuese mund të jetë vendimtar, shumica duhet të bëj një gjest publik në mbrojtje të shtetit, për të ndarë detyrën e presidentit nga detyrimet si dhëndër brenda dhe pajën që duhet të marrë. Si dhëndër brenda nuk ka të sharë, dhe le të vazhdojë, por si President i Shqipërisë, duke e keqpërdorur postin për pajën si dhendërr, nuk mund të lejohet.

Next Post

Nga "Big Brother" në anëtar partie, kush është i riu që iu bashkua politikës

Comments 1

  1. Meneko says:
    10 years ago

    Mero,je nje mashtrus dhe fallsifikator qe nuk ka shokun ne shqiperi. Nuk harroj c’i ke bere edi rames. Je nje njeriu me i zi prandaj dhe nuk te beson njeri,perfshire edhe ata qe u leverdis cfare shkruan.

    Reply

Leave a Reply to Meneko Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In