Pronari i lokalit qëllon me armë zjarri drejt klientit në Lushnje, shpallet në kërkim

Një 56-vjeçar është shpallur në kërkim në Lushnje pasi ka plagosur me armë zjarri një 58-vjeçar. Konflikti është shënuar gjatë mesnatës në lokalin e 56-vjeçarit Resul Gashi në fshatin Çukas, i cili ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt klientit Ramadan Mënka.

58-vjeçari ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, ndërkohë që autori është shpallur në kërkim. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. G., 56 vjeç, pasi gjatë mesnatës, në fshatin Çukas, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin R. M., 58 vjeç, (klient), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e shtetasit R. G.”, njofton policia.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.