• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria e Beratit bën të fortin, apelon dhe kërkon burg për një çadër

by Java News
24/04/2016 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dritan Telegrafi, 46 vjeç, është i akuzuar për vjedhjen e një çadre në Berat. Për një muaj, prokuroria dhe gjykata e këtij rrethi kanë qenë në një betejë gjyqësore të vërtetë, pasi organi i akuzës këmbënguli ta dërgonte në burg, ndërkohë që gjykata nuk pranoi.

Siç tregon dokumentacioni, 46-vjeçari u arrestua për vjedhjen e një çadre. Ai jo vetëm u mbajt tre dite në paraburgim, por për të Prokuroria e Beratit luftoi që ta rikthente në qeli.

“Jam i papunë dhe dal natën për të mbledhur kanaçe në lagjen “Çlirim”. Para 4 muajsh pash një çadër ngjyrë kremi në rrugë që e kishte marrë era. E mora dhe e çova në shtëpi. Më pas e shita për 7.500 lekë”, thotë Telegrafi në dokumentacion.

Por megjithë vlerën e papërfillshme të objektit të vjedhur dhe dëshmisë së të pandehurit që shfaqet mohues për ngjarjen, prokuroria iu drejtua gjykatës duke kërkuar “arrest me burg”, një kërkesë kjo që u refuzua.

E ndërsa deklaratat e prokurorit të përgjithshëm apo ministrit të Drejtësisë udhëzojnë që për vepra të lehta të mos ketë ndëshkime me kosto për shtetin dhe taksapaguesin, Prokuroria e Beratit e apelon çështjen duke këmbëngulur sërish në një gjykatë më të lartë, siç është ajo e Apelit në Vlorë për “arrest me burg”.

Edhe kërkesa e dytë e prokurorisë u refuzua, ndërkohë që për Dritan Telegrafin, i dyshuar për vjedhjen e çadrës, u vendos “detyrim paraqitje”.

Shpenzimet proceduriale për procesin e çadrës i kushtuan shtetit 500 mijë lekë vetëm gjatë masës së sigurisë. Derisa gjyqi të shqyrtohet në themel, 46-vjeçari është i detyruar të paraqitet çdo të enjte pranë organeve të drejtësisë.

TCH

Next Post

Lirohet Nikollaq Neranxi, i fton të gjithë për qerasje në panair

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

March 10, 2026
“Epsteini” ynë

Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In