• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Prokurori më kërkoi lekë”, shpallet i pafajshëm qytetari që denoncoi në “Fiks Fare” kryeprokurorin e Beratit

by Java News
18/04/2023 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në janar 2023, Fiks Fare denoncoi veprimet e kryeprokurorit të Beratit, i cili akuzonte një qytetar për plagosje me armë, kur në dosje s’kishte asnjë provë, dëshmi apo filmime për përdorimin e armëve të zjarrit.

Nëpërmjet intervistave, dokumenteve dhe kamerave të fshehta, emisioni investigativ faktoi se prokuroria po e mbante “peng” këtë qytetar. Neritan Tafa deklaroi se e gjitha kjo bëhet pasi prokurori Dritan Gripshi i kërkoi para’. Disa javë pas këtij denoncimi, Prokurori vijoi me të njëjta veprime, duke e dërguar çështjen në gjykatë dhe akuzuar Tafën për plagosje dhe fshehje provash. Por, Gjykata e Beratit shqyrtoi provat e dosjes dhe vendosi të shpallë të pafajshëm qytetarin Neritan Tafa. Në vendimin e zbardhur, gjykata thotë se “s’ka asnjë provë për armë zjarri, dëshmi, akt ekspertimi apo filmim”. Pra, ato që konstatoi edhe Fiks Fare në datën 23 janar.

Gjykata: S’kishte armë, dëmtimet me shkop golfi!

Në investigimin e Fiksit u faktua mjaft qartë se në ngjarjen e vitit 2021 s’ishte përdorur armë, teksa qytetari kishte qendruar 40 ditë me masën e arrestit shtëpiak dhe prej 12 muajsh ishte me masën arrest shtëpie. Hetimet janë ndjekur nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Beratit, Erind Çela, i cili shkruan në dokumente se “s’është përdorur armë”. Madje, sugjeron edhe pushimin e kësaj çështje. Edhe në një bisedë me të afërmit e autorit, ky OPGJ pranon se “s’kishte armë”.

Megjithatë, edhe pas transmetimit të kësaj problematike, prokurori i Beratit vijoi me të njëjtin qendrim, pasi e dërgoi çështjen në gjykatë me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. “Vijoi të mbajë të njëjtin qendrim, me akuzoi për gjëra që s’i kam bërë. Shkroi të njëjta gjëra, që nuk ndodheshin në dosje. Mendoj se e bëri pasi unë nuk iu binda, se ne emigrantët na shohin nga duart e xhepat” tha qytetari. Ai pohon se, ka besim vetëm te Fiksi dhe shpreson për një vendim të mirë të gjykatës së Beratit.

Fiksi ndoqi seancat gjyqësore në Berat, teksa pas 3 seancash, gjyqtarja e Beratit, Klejda Meçi, vendosi të shpallë të pafajshëm Neritan Tafën. “Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Neritan Tafa, për kryerjen e veprës penale mbajtje pa leje e armëve, e armëve shpërthyese dhe municionit. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Neritan Tafa për kryerjen e veprës penale ‘veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’. Shuarjen e masës së sigurimit arrest në shtëpi caktuar ndaj të pandehurit Neritan Tafa, të vendosur më 18 shkurt 2022” tha gjyqtarja.

Ndërkohë, në vendimin e zbardhur, gjyqtarja shkruan se; “Në procesin penal, prokurori ka barrën e provës, çka do të thotë se nuk mjafton thjeshtë përmendja e faktit objekt akuze apo përmendja e pasojës së ardhur, por kërkohet dhënia e elementëve të tilla provuese. Gjykata vlerëson se s’ka asnjë provë, e cila mund të shërbejë dhe ti krijojë bindjen gjykatës se i pandehuri ka konsumuar veprat penale. I pandehuri ka dorëzuar shkopin e golfit që ai ka pretenduar se mbante në dorë ditën e ngjarjes”.

Më tej shtohet se në të gjithë aktet e ekspertimit rezulton se nuk përjashtohet mundësia që plaga e shtetasit Erjon Furxhiu të jetë shkaktuar nga ky mjet. “Referuar akteve të ekspertimit, nuk janë gjetur në pantallonat e viktimës Erjon Furxhiu elemente të cilat provojnë mbajtjen e nitriteve dhe nitrative, karakteristikë e faktorëve plotësues të qitjes me armë. Është bërë kqyrja e pamjeve filmike, ku duket një person me një shkop metalik në dorë”, thuhet në vendim. Pra, s’ka pasur armë. Gjykata e Beratit ka dalë me të njëjtin konkluzion që doli edhe Fiks Fare disa muaj më parë!

“Më morën ‘peng’, falenderoj Fiksin për pafajësinë”

Pas dhënies së vendimit, gazetarët e Fiks Fare biseduan me të pandehurin para Gjykatës së Beratit. “Më në fund, pas 40 ditëve të qëndrimit në burg dhe 1 viti me arrest shtëpie, Gjykata e Beratit më nxori të pafajshëm. Drejtësia u vu në vend, pasi për shkak të prokurorit, mua mu shkatërrua jeta. Unë do të vijoj me kërkesat e tjera dhe besoj se edhe prokurori do e çojë në Apel” thotë Neritani. Më tej, pohoi se e gjitha është bërë për shkak të kërkesave të njerëzve të prokurorit, që i kanë shkuar dhe i kërkuan në mënyra të ndryshme ryshfet.

“I qëndroj bindjeve të mia se gjithçka ishte e planifikuar. Ne emigrantët na shohin nga xhepat. Nëse rasti s’do ishte denoncuar në Fiks Fare unë do isha në burg. Ngjarja nuk do ishte zbardhur. Falenderoj Fiks Fare, jeni staf i mrekullueshëm. Zgjidhni problemet e qytetarëve. Pa mbështetjen e Fiksit unë s’do ishte këtu ku jam sot, i lirë”, përfundoi qytetari Neritan Tafa.

/s.f

Next Post
“Donte që të rrija gjithë ditën me atë”, Jori tregon pse u nda nga i dashuri: U bë si psikopat!

“Donte që të rrija gjithë ditën me atë”, Jori tregon pse u nda nga i dashuri: U bë si psikopat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In