• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokurori i shkarkuar sulmon KLP-në: Më pushkatuan pa gjyq!

by Java News
30/01/2019 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur KLP është i përfshirë nga debati, pasi një anëtar i tij rezulton të jetë ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një tjetër ish prokuror shpërthen ndaj këtij institucioni.

Tom Dedaj i shkarkuar me votim unanim në KLP, dy ditë më parë, ngre akuza të forta ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë ndërsa thotë se njoftimin për shkarkimin e tij nga detyra e kishte mësuar përmes medias.

“Si specialist i kësaj fushe mendoj se nuk është e drejtë dhe e bazuar në ligj ta gjykosh tjetrin e ta ndëshkosh pa e thirrur. Më keq akoma pa e dëgjuar fare atë. Po të drejten e fjalës së fundit s’ta kanë mohu as pushtuesit turq, po as gjermani,po as Enveri. Madje ky i fundit në një rast nga viti 1944 mori vesh se një skuadër partizane kishte pushkatuar një njeri pa gjyq…u indinjua thellë dhe urdhëroi që të caktohej një trup gjykues dhe të gjykohej njeriu pas pushkatimit dhe gjykata të merrte një vendim. S’mund te pushkatohet njeriu kishte thene pa një gjyq pa një akuze a pa ju dhënë e drejta e fjalës qoftë edhe formalisht.” thotë Dedaj në një mesazh drejtuar redaksisë së “BalkanWeb”.

Ndër të tjera Deda ngre habi edhe ndaj motivacionit të shkarkimit të tij nga detyra. Ndërsa dërgon vendimin e gjykatës së Apelit për krime të rënda, i cili e ka dënuar atë për “moskallëzimit të krimit” dhe jo për “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorit ose funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, sikundër pretendon KLP.

Në dokument thuhet se për Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda rezulton e provuar dhe e pranuar nga të pandehurit, dëshmitarët dhe përgjimet se më dt.18.10.2016 kur i pandehuri Zeqja ka tentuar t’i japë një përfitim të parregullt prej 20 000 lekësh të pandehurit Dedaj, nuk ka bërë kallëzim penal ndaj tij, duke konsumuar kështu veprën penale të ‘Moskallëzimit të Krimit”. Vendim për të cilin ish-prokurori Dedaj thotë se e ka ankimuar.

Bazuar mbi këtë vendim Dedaj pyet se a mund të shkarkohet një prokuror për moskallzim krimi.

“Po çfarë krimi nuk ka kallëzuar Prokurori…i paska shkuar një shtetas në zyrë për ta takuar prokurori i paska thënë çeshtja jote është përfunduar sipas ligjit, urdhri për kthimin e mjetit është dërguar për ekzekutim në Komisariatin e Policisë. Ky shtetasi paska dashur ta falenderojë dhe paska nxjerrë portofolin, jo lekët e përsëris portofolin..dhe prokurori i paska thënë fute në xhep portofolin mos nxirr lekë se të fus në burg. Ku është moskallëzimi i krimit këtu, i cilit krim na qenka krim me nxjerre portofolin.Më keq akoma prokurori te nesermen paska bere dhe kallzim penal, por Gjykata thotë e ke bërë me vonesë dhe të shkurtër.”-shkruan ndër të tjera ish Prokurori Dedaj.

a.cupaj

Next Post
Gripi i derrit alarmon Ballkanin, 72 të vdekur dhe qindra të prekur

Gripi i derrit alarmon Ballkanin, 72 të vdekur dhe qindra të prekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In