• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokurorët e SPAK kërkesë Kuvendit për zgjatjen e mandatit: Lufta kundër krimit s’mund të limitohet në kohë

by Java News
16/11/2021 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurorët e SPAK i kanë bërë kërkesë Kuvendit për të zgjatjen e mandatit. Në kërkesën e tyre, prokurorët shprehen se domosdoshmëria për të luftuar krimin nuk mund të kufizohet në kohë. Sipas tyre, nëntë vite janë pak ndërsa shtojnë se të gjithë prokurorët e tjerë nuk e kanë mandatin të kufizuar.

Në kërkesën drejtuar ligjvënësve, prokurorët shprehen se nga vlerësimi i problematikave gjatë periudhës dyvjeçare vlerësojnë se është e domosdoshme që të bëhen disa ndryshime ligjore në funksion të rritjes së punës së SPAK.

Në argumentet e dhënë në mbështetje të kërkesës së tyre, prokurorët theksojnë se domosdoshmëria për të të luftuar krimin dhe korrupsionin nuk mund të kufizohet në kohë. Si shembull ata marrin gjyqtarët e Shkallës së Parë dhe Apelit në GJKKO, të cilët nuk kanë një kufizim të mandatit të tyre që i heq të drejtën e rizgjedhjes.

Sipas tyre, kufizimi i mandatit është e gabuar pasi eksperienca botërore ka treguar se korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk mund të zhduken dhe “krijimi i strukturave të specializuara si SPAK është një garanci për të pasur sukses në luftën kundër tyre.

Po ashtu prokurorët sjellin si argument investimet që duhen bërë nga fillimi sa herë që mbaron mandati 9-vjeçar si dhe faktin që, sipas tyre, në vitin e fundit funksionarët fillojnë dhe mendojnë për të gjetur një zgjidhje të favorshme punësimi dhe kjo “shoqërohet me rënie të intensitetit dhe efektivitetit në punën që bëjnë.”

Prokurorët e SPAK shprehin edhe gatishmërinë e tyre që nëse do të jetë e nevojshme të japin kontributin e tyre në grupet e punës për të zgjidhur “këto problematika ligjore.”

g.kosovari

Next Post
Ambasadorja amerikane jep lajmin e mirë / CDC: Shqipëria, me nivel të ulët rreziku nga Covid

Yuri Kim: Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë në Shqipëri, pozita e SHBA ndaj saj nuk ka për të ndryshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In