• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Yuri Kim: Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë në Shqipëri, pozita e SHBA ndaj saj nuk ka për të ndryshuar

by
16/11/2021 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka marrë pjesë në ekspozitën “Në emër të Amerikës”. Gjatë fjalës së saj diplomatja vuri theksin te raporti i ngushtë mes dy vendeve, teksa këtë vit u shënua edhe 30-vjetori i rivendosjes së këtyre marrëdhënieve.

Teksa u ndal tek periudha e diktaturës që vendi u izolua dhe SHBA mbylli ambasadën në vendin tonë, Kim theksoi se pavarësisht se ç’mund të ndodhë Shqipëria është partner i palëkundër.

“Sikurse ju e din i historia mes SHBA dhe Shqipërisë është unike. Besoj se të gjithë jeni në dijeni për kohën e vështirë   detyruan ambasadën tonë të mbyllej dhe popullin shqiptar të izolohej. Ky vit shënoi edhe 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Besoj se të gjithë jeni në dijeni për fillimin e marrëdhënieve. Në kohën kur po binte Perandoria Otomane shtetet donin ta ndanin Shqipërinë mes veti. Që në fakt ndihem krenare që ishte presidenti ynë Ëillson që tha jo se Shqipëria është komb që meriton të jetë e pavarur. SHBA nuk janë lëkundur kurrë nga ajo pozitë. Ju je i partnerët tanë. Pavarësisht se çfarë mund të ndodhe brenda apo jashtë Shqipërisë kjo pozitë nuk ka për të ndryshuar. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore një mision vëzhguesish erdhën në Tiranë për të rifilluar marrëdhëniet diplomatike. Por qeveria komuniste i sulmoi ata dhe u larguan në nëntor të vitit 1946.

Diktatura komuniste filloi të ushtronte kontrollin e saj duke mbyllur kufijtë dhe ndërtuar bunkerë të panevojshëm për të luftuar armikun imagjinar. Ky është edhe thelbi i kësaj ekspozite të sotme. Komunistet donin ta mbyllnin vendin fizikisht dhe shpirtërisht. Me qindra persona filluan të persekutoheshin, me persona që kishin parë se çfarë ishte bota jashtë. Muajin e kaluar pata mundësinë të shihja burgun e Spaçit. Është historia edhe e dinjitetit dhe qëndresës. Është e rëndësishme të theksojmë se kjo është histori e gjatë. Ju mund të jeni persona që jeni prekur nga ajo periudhë. Prandaj është e rëndësishme të kujtojmë të gjithë këta njerëz, tmerret që kanë kaluar, që patën guximin ta rrezikonin jetën. Demokracia mund të mos jetë e përsosur, por ajo është blerë përmes gjakut dhe djersës. Është një gjë e çmuar dhe duhet ta mbrojmë. Jam e kënaqur që ndodhem këtu,” u shpreh Kim.

/b.h

Next Post
“O Dasho, se bëhemi qesharakë”/ Deputeti i PD: Më 2009 Berisha s’fitoi, pushtetin e morëm nga Dritan Prifti

"O Dasho, se bëhemi qesharakë"/ Deputeti i PD: Më 2009 Berisha s'fitoi, pushtetin e morëm nga Dritan Prifti

Comments 2

  1. Lili says:
    5 years ago

    Gangstere politike

    Reply
  2. Lili says:
    5 years ago

    Na Ke bere ta urrejme Ameriken

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në hyrje të një fshati në Gjirokastër, zjarrfikësit shmangin përhapjen

Zjarr në hyrje të një fshati në Gjirokastër, zjarrfikësit shmangin përhapjen

September 20, 2026
“O djali i nënës”! Skena prekëse në Sarandë: Mamaja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj mbërrin në vendin e ngjarjes

“O djali i nënës”! Skena prekëse në Sarandë: Mamaja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj mbërrin në vendin e ngjarjes

September 20, 2026
NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën: SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Arktik

NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën: SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Arktik

September 20, 2026
“Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë”, zbardhet dëshmia e nipit 14-vjeçar për vrasjen në familje

“Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë”, zbardhet dëshmia e nipit 14-vjeçar për vrasjen në familje

September 20, 2026
Demo takim me zjarrfikësit në Tiranë: Plan me bashkitë për parandalimin e zjarreve, synojmë…

Demo takim me zjarrfikësit në Tiranë: Plan me bashkitë për parandalimin e zjarreve, synojmë…

September 20, 2026
Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos

Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos

September 20, 2026
Shqiptarët e kalojnë fundjavën në bregdet: Kushtet janë përmirësuar, por çmimet…

Ekspertët për turizmin: Stop reklamimit si një vend i lirë për pushime!

September 20, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Rreth ndryshimeve te Kodit te Procedures Penale

September 20, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Reforma territoriale, të hënën Komisioni i Ligjeve nis shqyrtimin e draftit të socialistëve

September 20, 2026
“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com