• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Projekti i rindërtimit është unik’/ Ahmetaj i përgjigjet Valterit: Eja me mua për inspektim, thoni ndonjë fjalë të mirë se…

by Java News
29/10/2020 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri Arben Ahmetaj, i përgjigjet deputetit Halit Valteri i cili i kërkoi llogari për projektin e rindërtimit se si po përdoren fondet e konferencës së donatorëve për të ndihmuar të prekurit.

Teksa tha se projekti është unik, Ahmetaj shtoi se janë paguar 21894 përfitues e shumë të tjerë janë në proces.

“Projekti i rindërtimit është unik. Qeveria shqiptare reagoi menjëherë që sekondën  e parë. Nuk po them se gjërat bëhen perfekte por të garantoj se bëhen me përgjegjshëmëri dhe vëmendje maksimale. Kush iu përgjigj shqiptarëve në ditën më të vështirë të 26 nësntor? Është kjo mazhorancë nuk iu përjashtoj as juve sepse minoranca na mbështeti duhet votuar projektligji. Sot 34 miliardë lekë nga të cilat janë alokuar 32 miliardë në 4 programe. Unë do ua lexoj programet 1 nga 1.

Kemi 28 miliardë lekë ose 280 milion dollarë. Në 2022 është edhe një 6 miliardë apo 6 milion dollarë. Kemi njësi zbatuese 4, ato janë ato që ktyejnë procedurat që nga vlerësimi te prokurimi dhe rindërtimi. Grantet e rikonstruksionit jepen me bazë ligjore. Unë kam të detajuar shumën për çdo bashki.

21894 përfitues janë paguar dhe 2837 janë në proces rivlerësimi. 9 shkolla janë në rindërim. Sot hapet Sami Frashëri.

Sot fillojnë 2 pallate në Durrës e do të vazhdojnë, në Laç të gjithë ata që talleshin me të gjithë punën e qeverisë shqiptare dhe turke për pallatet kanë avancuar në mënyrë të shpejtë. Me Emiratet e Bashkuara kemi rënë dakord për marrëveshjen për 75 milion dollarë dhe për 200 apartamente që do mbulojnë të gjithë zonën  e Durrësit“, tha Ahmetaj.

Ministri ka ftuar deputetin Halit Valteri që ta shoqërojë gjatë inspektimeve në godinat që por rindërtohen pas tërmetit të 26 nëntorit. Në fjalën e tij, Ahmetaj gjithashtu ka treguar se shpesh herë e ka gjetur edhe në terren deputetin duke inspektuar vetë.

“I vlerësoj pyetjet po iu them që shifrat e mia janë të sakta. Kur unë të shkoj për inspektim dhe të vini me mua, të mos i shikoni nga Tv. Iu kam gjetur që po inspektonit edhe vetë. Aty ku ka pasur progres iu lutem pranojeni. Thanë së shkolla “Sami Frashëri” do të bëhej në Paskuqan, ka shumë të pavërteta. Po iu them që vetëm në Shijak deri në 31 dhjetor do të mbarojnë 300 banesa. Pak a shumë aq do të kemi edhe në Tiranë. Na thoni edhe ndonjë fjalë të mirë aty ku meritohet,”-tha ministri.

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In