• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Projekti i Erion Veliajt shkon nga tregu agro-ushqimor te rrugët

by Java News
15/06/2019 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e fshatrave të Ndroqit nuk do të duhen të shqetësohen më për shitjen e produkteve ushqimore. Së shpejti ata do të kenë edhe një treg shumice për produktet bujqësore duke thyer monopolin aktual që ka tregu i vetëm agro-ushqimor që ndodhet në kryeqytet. Gjatë takimit elektoral me banorët e Ndroqit, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Erion Veliaj deklaroi se përmes këtij vendimi do t’i jepet një impuls i ri zhvillimit të ekonomisë lokale.

 

“Mezi pres që të bëjmë disa gjëra për fshatin. Në mbledhjen e fundit të Këshillit bashkiak ne themeluam Agjencinë tonë të tregut të shumicës publik, jo privat, për t’iu përgjigjur kërkesës së shumë fermerëve këtu të cilët më kanë thënë gjatë gjithë këtyre viteve: “Na rropën atje në Kashar. Le ta bëjë privati, por le të ketë edhe një shtetëror. Le ta bëjë ai me lek dhe kush do të shkojë atje, por le të ketë edhe një alternativë tjetër”. Krijimi i tregut të bashkisë, i tregut publik, që të konkurrojë tregun privat dhe ti japë një alternativë tjetër, për fermerin tonë ku mund të shesë sa të dojë kur të dojë, pa asnjë pengesë, është mënyra më e mirë për ta çliruar këtë situatë.

Ne kemi dy mundësi, ose I futemi me gjyqe, me kontrata, me apelime, me bllokime që e dimë prej burokracisë zgjat pa fund, ose themi ti vazhdo punën tënde, por nuk do të na pengosh që ne të vazhdojmë punën tonë dhe shumë shpejt do kemi tregun e shumicës agro-ushqimor të Bashkisë Tiranës ku të gjithë ata që punojnë me punë të ndershme të kenë mundësi që ta bëjnë pa asnjë barrierë shitjen e tyre”, deklaroi Veliaj.

 

Me fokusin tek zhvillimi edhe i zonave rurale, Veliaj theksoi se krahas përmirësimit të infrastrukturës kryesore, do të vijojë puna edhe për projektin e rrugëve të brendshme të Ndroqit. “Do vijojë projekti i rrugëve të brendshme të fshatit Ndroq. Fakti që dikush më shkruan nga Ndroqi dhe thotë: “akoma më ka ngelur një pikë asfalti te dera ime fundore”, do të thotë që është bërë një pjesë e konsiderueshme dhe kur ka mbërritur ankesa që në ne duhet të zgjidhim edhe rrugicën më të fundit. Do të thotë që nëqoftëse në mandatin e parë mbyllëm disa nga hallet kryesore, do kemi gjithë energjinë, gjithë fuqinë dhe gjithë mbështetjen për të mbyllur edhe këto çështje. Tani që edhe ARRSH-ja po na ndihmon që ne të futemi në rrugë kapilare në të gjitha lagjet e Ndroqit”, deklaroi ai.

Brenda katër viteve, Bashkia e Tiranës ka kryer një sërë investimesh të rëndësishme në zonën e Ndroqit. Janë ndërtuar rrugët e brendshme të fshatit Ndroq , rruga që lidh rrugën nacionale Tiranë – Durrës me shkollën 9-vjeçare “Seit Brahja”. Gjithashtu janë rikonstruktuar rrugët e fshatit Haskolje, rruga për makina Pinet – Sauqet, rruga Ndroq – Kërçukje-Zbarqe, rruga e fshatit Zhurje, rruga e fshatit Kalaç.

Krahas rrugëve, një investim I rëndësishëm është bërë edhe për rrjetin e ri të ujësjellësit, ndërkohë që është punuare dhe për kanalet ujitëse duke i dhënë një zhvillim gjithë ekonomisë lokale, sikurse është kanali ”Butac-Pinet”.

Një vëmendje i është kushtuar edhe infrastrukturës arsimore, ku pas shumë vitesh, është rikonstruktuar shkolla 9-vjeçare në fshatin Shesh dhe terrenet sportive, ndërkohë që puna do të vijojë edhe për shkollën e mesme “Sadi Nuri” dhe rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Ymer Kurti” duke zgjidhur në këtë mënyrë edhe çështjen e arsimit. Gjithashtu puna do të vijojë edhe me rrugët e tjera lidhëse.

Next Post
Sërish tension mes Meghan dhe Harry-t, princi urdhëron dukeshën

Sërish tension mes Meghan dhe Harry-t, princi urdhëron dukeshën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

March 10, 2026
“Epsteini” ynë

Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In