Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla replikoi me opozitën në Kuvend gjatë diskutimeve në seancën plenare, ku u ndal kryesisht te procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian dhe debati politik që po zhvillohet aktualisht në Bruksel.
Balla tha se sot në Bashkimin Europian ekziston një debat i fortë lidhur me reformimin e brendshëm të unionit përpara pranimit të vendeve të reja. Sipas tij, diskutimi nuk lidhet më me përgatitjen e vendeve kandidate, por me mënyrën e funksionimit të vetë BE-së.
“Debati sot është se nuk ka zgjerim pa reformim të brendshëm të Bashkimit Europian. Dikur thuhej se problemi ishin vendet që kërkonin të hynin, ndërsa sot thuhet se vendet kanë përparuar, por Bashkimi Europian ka probleme të brendshme që duhen zgjidhur”, u shpreh Balla.
Ai u ndal edhe te qëndrimi i kryeministrit Edi Rama për procesin e integrimit, duke theksuar se Shqipëria ka shprehur gatishmëri për të avancuar në procesin e anëtarësimit edhe nëse kjo do të nënkuptonte kufizime në të drejtën e vetos.
“Ne kemi thënë që jemi gati të hyjmë edhe pa të drejtë vetoje, nëse kjo ndihmon procesin e zgjerimit dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Balla.
Debate dhe replika pati në Kuvend gjatë diskutimit për marrëveshjen me bankën gjermane për zhvillim KfW, ku Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla theksoi se gjatë dy dekadave të fundit Shqipëria ka përfituar mbështetje të rëndësishme nga Republika Federale e Gjermanisë përmes mekanizmit financiar të KfW, i cili sipas tij ka mundësuar projekte jetike në sektorë të rëndësishëm si ujësjellësat, kanalizimet dhe transmetimi i energjisë. Ai kujtoi gjithashtu një projekt të rëndësishëm energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, i cili sipas tij ishte penguar nga qeveriademokrate ndërsa u zhbllokua pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste.
“Falë kësaj qeverie sot Shqipëria dhe Kosova shkëmbejnë energji elektrike mes njëra-tjetrës”, u shpreh Balla në seancën plenare.
Fjala e plotë:
Tritan e ke hedhur poshtë?
Të ka ngelur.
Të ka ngelur dora që nga koha e kompanisë shqiponja, kështu që…
Megjithatë, sa i përket marrëveshjes me KFV-në, të paktën këto 20 vite kanë pasur rastin që gjithmonë ta falenderoj Republikën Federale Gjermane e cila përmes këtij mekanizmi jo vetëm financiar, por unë do ta quaja transformues, i ka mundësuar Shqipërisë projekte shumë të rëndësishme në sektor jetik, qoftë kjo që lidhet me ujësjellësat, kanalizimet, me linjat e transmetimit të energjisë dhe të gjithë e mbajnë mend një pengmarrje të një projekti nga qeveria e fundit e juaja e cila besoj i kujtoni arsyet përse pengonit projektin e KFV-së për pavarësinë energjetike të Kosovës.
Bëhej fjalë për një projekt ku i biri i të parit tuaj, ndërhynte për të penguar projektin e KFV-së për lidhjen energjetike, pavarësinë energjetike të Kosovës. Është fakt hyr në Google dhe kujtoje atë fakt. Dhe me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste, u zhbllokua dhe falë kësaj qeverie për herë të parë sot Shqipëria dhe Kosova shkëmbejnë energji elektrike mes njëri-tjetrit. Dhe nuk është vetëm ky projekti i KFV-së, nëse do t’i përllogarisja në total shkojnë gati 1.3 miliardë euro ndihmë drejtpërdrejtë e Republikës Federale Gjermane që gjej rastin t’i shpreh mirënjohjen edhe si kryetar i grupit të shumicës parlamentare edhe si një prej anëtarëve të grupit të miqësisë mes dy vendeve tona, sepse e vërteta është që Gjermania është sot e para sa i përket ndihmës së drejtpërdrejtë. Dhe ajo që sot bie në sy është që nuk ka një dallim se kancelari është nga e djathta Kristiandemokrate apo para deri para një viti nga Socialdemokratët, sot të dyja palët në bashkëqeverisje me njëra-tjetrën, e vërteta është që Republika Federale Gjermane mbetet një mbështetëse sa ekonomike financiare, por edhe një mbështetëse e aspiratës tonë për anëtarësim në Bashkimin Europian.
E dyta, u ndjeva i nderuar sot të kuptoj se sa e madhe është diferenca jonë me ju. Në një aspekt ku ju nuk e kuptoni më se ju ka zënë sytë…
Po do ta them. Për të kuptuar diferencën, Bujar, po po po po po po. Tani do ta kuptosh Bujar, më vjen keq, unë nuk ju ndërpres asnjëherë. Edhe se dëgjoja njërën që i fliste te veshi doktorit, të cilin në këtë moshë edhe e marrin në qafë, edhe i thoshte që ka bërë një artikull Edi Rama me Vuçiçin pa ditur fare se kush është qëllimi i atij artikulli dhe pa ditur fare se çfarë interesi është në këtë moment. E dini pse? E dini pse? Sepse sot ka një debat ka vetëm një debat në Bashkimin Europian. Debati sot është: nuk ka zgjerim, nuk ka zgjerim, pa reformim të brendshëm të Bashkimit Europian. E vetmja çështje e mbetur pezull, dikur ajo që quhej “enlargment fatigue”, ishte që shiko fajin e kanë vendet që po vijnë. Tani i vetmi diskutim që bëhet është që jo, vendet kanë përparuar, por ne kemi disa probleme të brendshme të cilat pa i zgjidhur këto probleme të brendshme nuk mund të lejojmë vende të reja që të hyjnë.
Ky është diskutimi që ta mbaroj të lutem të mbaroj ti s’je nuk je nuk hyn në radarin tim për t’ju përgjigjur për këtë shqetësim.
Tani, dhe ky është diskutimi, dhe i thuhet i thuhet ju…Bashkimi Europian së fundmi ka hyrë në një krizë vendimmarrje sa i përket çështjeve të politikës së jashtme, mjafton një vend, një vend anëtar i Bashkimit Europian nuk po përmend emra për të qenë korrekt në aspektin diplomatik që.
Po jo më se nuk është aty fare, unë po flas për politikën e jashtme, një vend shumë mik i yni, Hungaria ka kushtëzuar një vendimmarrje të caktuar për një politikë të caktuar. Dhe sot Bashkimi Europian nuk merr dot një vendim për një çështje që lidhet besoj për çështjen e financimit të Ukrainës. Dhe europianët me të drejtë thonë shiko ne nuk mund të vazhdojmë më të jemi një institucion ose një organizëm ose një bashkësi shtetesh ku për të marrë vendime na duhet vota unanime e 27 vendeve. Dhe thotë pa zgjidhur këtë pa zgjidhur këtë çështje ne nuk mund të pranojmë vende të reja.
E dyta, e dyta ka një diskutim në Bashkimin Europian që thotë: ore sa komisioner do kemi sepse do vijë dhe Shqipëria dhe Mali i Zi dhe duhet të shtojmë komisionerët. E treta është si do t’i bëjmë strukturën vendimmarrëse.
Dhe sa më pëlqeni sa më pëlqeni po ta mbaroj.
Dhe ne po themi kryeministri Rama po thotë e ka thënë disa herë nuk është hera e parë, po thotë ore ne pranojmë të hyjmë edhe pa të drejtë vetoje, nuk e duam vetën nuk e duam veton …po thamë t’ju pyesim ju njëherë se po s’kishim kohë. Realisht realisht realisht realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin që t’ju merrnim në telefon dhe t’ju thonim ore si mendoni ju për këtë. Po 0900 se për ty kam këtë numrin për ty Albana. Padyshim dhe pa pyetur dhe për strukturat vendore pa pyetur edhe për këtë padyshim edhe se kishim këtë mundësi nuk e kishim këtë mundësi pa përmendur…kështu që kështu që kështu që sa i përket sa i përket sa i përket marrëveshjes ne ne do ta votojmë ne do ta votojmë marrëveshjen.











