• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Profili i panjohur i policit Nevaldo Hajdaraj që vrau pas shpine Klodian Rashën

by A R
22/06/2021 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Efektivi Nevaldo Hajdaraj ka lindur më 16 Dhjetor të vitit 1989 në qytetin e Memaliajt. Në moshën 31-vjeçare si punonjës policie vrau gjatë shërbimit qytetarin Klodian Rasha. Atij i janë dashur 8 vite për të përmbyllur shkollën e mesme të cilën e ka nisur në moshën 14 vjeç dhe e ka përfunduar kur ishte 22 vjeç duke ndërruar gjatë kësaj kohe 3 gjimnaze.

Në vitin 2003-2004, Nevaldo Hajdaraj ka frekuentuar gjimnazin “Sali Nivica” në Memaliaj, të cilin nuk ka mundur ta përfundojë.

Në periudhën 2005-2007, është zhvendosur në Tiranë dhe ka studiuar në gjimnazin “Ismail Qemali”. Por përsëri nuk ka arritur që ta përmbyllë ciklin tërësisht.

Tre vite më vonë, Nevaldo kthehet në Tepelenë. Në vitin 2010-2011, ai ndjek studimet me kohë të pjesshme në gjimnazin “Abaz Shehu”. 32-vjeçari e ka mbyllur vitin e fundit të Maturës Shtetërore me rezultate kaluese. Nga 14 lëndë, 12 prej tyre i ka mbyllur me notën 5, një me notën 6 dhe rezultatin më të lartë e ka pasur në fiskulturë, ku ka marrë notën 8. Nota mesatare e përgjithshme, 5.12.

Në 8 vite Nevaldo Hajdaraj arriti të përmbyllë ciklin 4-vjeçar të shkollës së mesme. Gjatë Maturës Shtetërore, 32-vjeçari frekuentonte gjimnazin me korrenspondencë për shkak se paralelisht jetonte dhe punonte në Tiranë. Në të njëjtin vit që ndiqte studimet në gjimnazin “Abaz Shehu” në Tepelenë, Nevaldo Hajdaraj ka punuar barist në një lokal në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet në periudhën 10 Mars 2010 – 12 Korrik 2015. Pas këtij momenti, ai u largua nga kjo punë me motivacionin “për pushime”.

Për 1 muaj, ai ka punuar si barist në dy lokale të ndryshme. Më 15 Qershor 2015, Nevaldo kishte filluar punë edhe në një lokal tjetër në zonën e Laprakës. Nga lokali në Tiranë të Re dha dorëheqjen më 12 Korrik 2015.

Por kjo punë e dytë zgjati vetëm gjatë sezonit veror, pasi aty qëndroi deri më 13 Shtator 2015, dhe 5 ditë më vonë, u rikthye sërish tek puna e parë, si barist tek Tirana e Re. Këtë punë e vazhdoi deri më 10 Shkurt 2016.

1 vit më vonë, Nevaldo Hajdaraj në moshën 28-vjeçare vendos të ndjekë studimet në Akademinë e Policisë së Shtetit në Tiranë. Më 23 Mars 2017, ai bëhet pjesë e Akademisë së Sigurisë pasi ishte shpallur fitues gjatë konkursit.

Në përfundim të trajnimit 11-javor për “Patrullë të Përgjithshme, Nevaldo Hajdaraj u vlerësua me 80 pikë nga 100 që është rezultati maksimal. Që prej Janarit 2018, ai u integrua në strukturat e Policisë së Shtetit.

Por më 12 Tetor 201 në vlerësimin e instruktorit për kursantin në përfundimin me sukses të shkollës bazë të policisë, Nevaldo Hajdaraj në modulin e armës së zjarrit është vlerësuar me 55 pikë nga 100 të mundshme.

Tre muaj më vonë në 15 Janar të vitit 2018, në trajnimin në terren të Nevaldo Hajdarajt, Komisioni Vlerësues i përbërë prej 5 policëve me gradat drejtues dhe kryekomisar, ka konstatuar probleme në menaxhimin e stresit, në të shkruar dhe ndjeshmërinë ndaj të tjerëve. Katër pikët e vlerësimit që kanë përshkrimin e mëposhtëm:

1 – Papranueshëm  2-Pranueshëm  3-Mirë  4-Shumë Mirë.

Ka ruajtur gjakftohtësinë, i qetë, plot besim në kushte stresi, Nevaldo është vlerësuar pranueshëm.

Ka qenë i ndjeshëm ndaj nevojave, ndjenjave të të tjerëve, pa kompromentuar autoritetin e vetë, Nevaldo është vlerësuar pranueshëm.

Shkruan qartë, saktë dhe me strukturë logjike, Nevaldo është vlerësuar pranueshëm.

Është këmbëngulës kur ndeshet me pengesa, është vlerësuar pranueshëm.

Në 21 pikat e tjera është vlerësuar me mirë dhe shumë mirë.

Pas këtij vlerësimi, Nevaldo Hajdaraj ka punuar në patrullën e përgjithshmë të policisë në Tiranë në Komisariatin Numër 3, atë Rrugor, Numër 5 dhe vetëm 28 ditë në repartin “Shqiponja”.  /tvklan.al

Next Post
Belgjika “kopjon” Italinë në Euro 2020

Belgjika “kopjon” Italinë në Euro 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mësuesja turke që mori pjesë në protestat kundër Erdoganit para Gjykatës së Tiranës, pritet masa e sigurisë

Mësuesja turke që mori pjesë në protestat kundër Erdoganit para Gjykatës së Tiranës, pritet masa e sigurisë

August 7, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës

August 7, 2026
Deklarata e Ramës për çështjen e detit, media greke: Burimet diplomatike raportojnë për probleme teknike

Rama për “Financial Times”: Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

August 7, 2026
Shpërdoruan detyrën në dëm të ministrisë së Bujqësisë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 20 nëpunës publikë

Mashtrimet online nëpërmjet dërgesave me postë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq nigerianin e pandehur! Ja si u zbulua në Itali dhe kurthi (DOSJA)

August 7, 2026
Rusia akuzon NATO-n për ndërhyrje në luftën e Ukrainës dhe në sulmet ajrore! Çfarë dyshohet se i zbuluan hakerat agjencisë Tass

Rusia akuzon NATO-n për ndërhyrje në luftën e Ukrainës dhe në sulmet ajrore! Çfarë dyshohet se i zbuluan hakerat agjencisë Tass

August 7, 2026
VIDEO/ Nënë e bir nga Shqipëria vdiqën në aksidentin tragjik në Greqi! Kamera e kamionit filmoi gjithçka…

VIDEO/ Nënë e bir nga Shqipëria vdiqën në aksidentin tragjik në Greqi! Kamera e kamionit filmoi gjithçka…

August 7, 2026
VIDEO/ Detajet e masakrës në Tajlandë me 8 viktima! Autori një nxënës 14-vjeçar, vrau në fillim gjyshërit dhe më pas 5 mësuesit e veten

VIDEO/ Detajet e masakrës në Tajlandë me 8 viktima! Autori një nxënës 14-vjeçar, vrau në fillim gjyshërit dhe më pas 5 mësuesit e veten

August 7, 2026
Ky është Edmond Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua me një plumb në derën e banesës në Bërxullë

Ekzekutimi i Edmond Sulës, Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

August 7, 2026
Skandali s*ksual që ka tronditur Perunë, denoncimi i këngëtares së njohur ndaj drejtorit muzikor dhe detajet (VIDEO)

Skandali s*ksual që ka tronditur Perunë, denoncimi i këngëtares së njohur ndaj drejtorit muzikor dhe detajet (VIDEO)

August 7, 2026
“Marrëveshje SHBA-Iran për hapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda orëve të ardhshme”, mediat arabe japin lajmin e madh

Tensione të larta në Ngushticën e Hormuzit, numër i ulët anijesh që kalojnë në Gjirin Persik, vijon bllokada e Iranit

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com