Irani është në pritje të përgjigjes zyrtare nga Shtetet e Bashkuara për propozimin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, pavarësisht se Presidenti Donald Trump e ka refuzuar publikisht marrëveshjen.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se negociatorët e Teheranit presin ende një përgjigje “përfundimtare” nga pala amerikane.
“Po presim që ndërmjetësit të na përcjellin pikëpamjet përfundimtare dhe do të marrim një vendim bazuar në to”, shkroi Araghchi në Telegram.
Sipas ministrit iranian, kushtet për rihapjen e ngushticës janë ato që ishin përcaktuar në një memorandum mirëkuptimi mes SHBA-së dhe Iranit, të nënshkruar në qershor. Ai tha gjithashtu se çështja e rihapjes së Hormuzit dhe përfundimit të armiqësive ishte diskutuar gjatë negociatave në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Trump, ndërkohë, deklaroi të shtunën se propozimi iranian nuk ishte i pranueshëm.
Në përpjekje për të ulur tensionet, Omani, i cili ka vepruar si ndërmjetës mes Washingtonit dhe Teheranit, u ka bërë thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun. Ministri i Jashtëm oman, Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood Albusaidi, tha në OKB se palët duhet të bashkëpunojnë për të mbrojtur lundrimin në këtë rrugë strategjike.











