Nëse e sheh tani do të cilësohej si një profeci, por në atë kohë ishte thjesht një pjesë gazmore. 16 vite më pare skenaristi i “Simpsons” shkruajti një pjesë ku Donald Trump paraqitej si president i SHBA-ve. Ishte viti 2000.
Sipas skenaristit ishte një “paralajmërim për SHBA-të”. Pjesa gazmore imagjinonte sikur Trump të bëhej një ditë president dhe të ulej në Shtëpinë e Bardhë. Ishte vizioni i një “Amerike të çmendur”, ka treguar skenaristi Greaney për Hollivud Reporter.
“Rezultati i presidencës së Trump ishte një shkatërrim total”, tregohet në serialin e njohur amerikan.