• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Të grabisësh identitet e të pajisesh me pasaportë të rregullt, ja rreziqet

by A R
18/03/2016 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Speciale Javanews/ Falsifikimi i dokumenteve të ndryshme është një vepër penale mjaft e përhapur në Shqipëri, dhe qëllimet janë nga më të ndryshmet. Ndër rastet më të përhapura janë ato të falsifikimit të dokumenteve të identitetit të huaja, që përdoren kryesisht për të emigruar në vendet e zhvilluara perëndimore. Por së fundi Policia e Shtetit ka konstatuar një fenomen të ri, që lidhet me grabitjen e identitetit të dikujt. Janë konstatuar disa raste kur persona të caktuar, arrijnë të sigurojnë mjete identifikimi si pasaporta apo karta identiteti me foton e tyre, por me të dhënat e një personi tjetër. Këto mjete identiteti kanë rezultuar të sakta, por me “identitet të grabitur”. Personat që arrijnë të sigurojnë këto dokumente duke i grabitur identitetin dikujt tjetër, i përdorin ato për qëllime nga më të ndryshmet. Përmes dokumenteve false gjatë aplikimit, këta persona mundin të sigurojnë identitetin e tjetrit. Por, këto dokumente false për aplikim, arrijnë të sigurijnë një dokument identiteti të vlefshëm të lëshuar nga kompania e kontraktuar nga shteti.

Si i’u vodh identiteti 49-vjeçares

Një shtetase 49-vjeçare nga Tirana me inicialet N.R. denoncoi disa ditë më parë në Policinë e Tiranës rastin e saj. Nuk dihet se si, por gruaja kishte zbuluar se një person tjetër kishte mundur të siguronte kartë identiteti dhe pasaportë biometrike me të gjitha të dhënat e saj personale. Pra, një i huaj i kishte vjedhur asaj identitetin. Jo vetëm emër mbiemër, por edhe të dhënat e tjera, që përmban mjeti i identifikimit vendlindjen, datëlindjen. Pra, një tjetër person jetonte sikur të ishte 49-vjeçarja N.R. nga Tirana. Mësohet se shtetasja që kishte arritur t’i grabiste identitetin, kishte aplikuar në zyrat e kompanisë së konstraktuar nga shteti “Aleat” e cila ka lëshuar pasaportën dhe kartën e identitetit. Personja në fjalë është paraqitur për aplikim me dokumente false. Pasaporta dhe karta e identitetit që ka tërhequr janë të rregullta dhe askush nuk mund të kuptojë që është vjedhur identiteti i dikujt, pasi përmbajnë të gjitha parametrat e sigurisë, edhe pse identiteti është i rremë. Tashmë policia ka nisur hetimet për këtë rast, por zbulimi duket mjaft i vështirë. Gjurmimi i persones në fjalë mund të bëhet vetëm kur ajo e përdor pasaportën për udhëtime jashtë vendit, apo përdorim për arsye të ndryshme ku duhet ta paraqesë.

Parandalimi i një rasti

Një rast i ngjashëm u zbulua nga policia e Durrësit disa ditë më parë, para se një person të mundte të siguronte pasaportë me të dhëna të rreme. Një 65-vjeçar me inicialet A.H. u arrestua pasi aplikoi me të dhëna personale të falsifikuara, të cilat i përkisnin një personi tjetër. Ai u paraqit me një çertifikatë të falsifikuar në zyrën e aplikimit për pasaportë, ku ishin të dhënat që ai kërkonte në pasaportën e re. Rasti i tij ngjalli dyshime tek punonjësit e zyrës. Pas verifikimeve në sistem, ata konstatuan se me të dhënat e paraqitura nga 65-vjeçari, rezultonte një tjetër person në sistem, që kishte pamje të ndryshme. Pra ky shtetas, kishte marrë identitetin e një tjetër personi dhe kishte vendosur foton e tij. Pasi u zbulua 65-vjeçari u arrestua nga blutë e Durrësit.

Rreziqet nga grabitja e identitetit

Grabitja e identitetit të dikujt mund t’i hapë shumë probleme me ligjin personit që ka rënë viktimë e këtij krimi pasi “grabitësi i identitetit”, mund të kryejë veprime anti-ligjore në emrin e dikujt tjetër. Ai/ajo mund të përdorë kartën e identitetit dhe pasaportën për veprime të ndryshme kriminale, të firmosë një dokument, të bëjë një padi, të nënshkruajë kontrata fiktive të llojeve të ndryshme, etj. etj. I ka mundësitë për sa kohë posedon pasaportën e rregullt që askush nuk mund ta kuptojë se është me identitet të grabitur. Po ashtu, personit që i është grabitur identiteti mund të përfundojë i grabitur edhe financiarisht. Atij mund t’i preken llogaritë bankare me mjaft lehtësi. Personi që i ka marrë identitetin, shkon me pasaportë në bankë dhe mund të tërheqë të gjitha paratë e tij. Pra rreziku është i gjithanshëm.

Next Post

Vodhën 10 makina, arrestohen djalë e vajzë në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia u përgjigjet me topa uji dhe i shpërndan pas aksionit! (FOTO)

Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia u përgjigjet me topa uji dhe i shpërndan pas aksionit! (FOTO)

November 7, 2026
Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

November 7, 2026
DETAJET/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

DETAJET/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

November 7, 2026
Kina konfirmon diskutimet për një takim historik mes Xi, Trump dhe Putin: Samiti s’duhet të përqëndrohet te ndarja e Botës mes tre fuqive!

Kina konfirmon diskutimet për një takim historik mes Xi, Trump dhe Putin: Samiti s’duhet të përqëndrohet te ndarja e Botës mes tre fuqive!

November 7, 2026
Video/ Gati për Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi shënon golin e fitores në Rusi pas ftesës së Maran

Video/ Gati për Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi shënon golin e fitores në Rusi pas ftesës së Maran

November 7, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
“Po rrezikoni jetën e efektivëve, të maskuarit…”- Protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, Policia i paralajmëron (FOTO)

“Po rrezikoni jetën e efektivëve, të maskuarit…”- Protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, Policia i paralajmëron (FOTO)

November 7, 2026
Superliga/ Partizani shkëlqen sërish në transfertë, triumfon ndaj Laçit

Superliga/ Partizani shkëlqen sërish në transfertë, triumfon ndaj Laçit

November 7, 2026
EMRI/ E pazakontë në Britani, e dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës!

EMRI/ E pazakontë në Britani, e dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës!

November 7, 2026
“PD nuk largohet dot nga dhuna!”- Analisti: Numrat në protestë janë fare modestë, Berisha i kompleksuar nga…

“PD nuk largohet dot nga dhuna!”- Analisti: Numrat në protestë janë fare modestë, Berisha i kompleksuar nga…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In