• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Produktet nga Maqedonia e Veriut i zëvendësojnë ato serbe në tregun e Kosovës

by Java News
02/09/2023 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka më shumë se dy muaj që tregu i Kosovës ka nisur të pakësohet nga produktet e Serbisë. Vaji, gruri, pijet freskuese e të tjera janë zëvendësuar me produkte të shteteve të tjera. Qeveria e Kosovës i ka ndaluar pothuajse të gjitha importet nga Serbia qysh më 15 qershor, kur forcat serbe kanë arrestuar tre policë të Kosovës.

Ndërkohë që policët janë liruar për t’u mbrojtur në liri, masa e ndalesës së prodhimeve ka vazhduar. Në Doganën e Kosovës konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë se hyrja e prodhimeve serbe ka rënë dukshëm. Në qershor dhe korrik të këtij viti, vlera e importeve serbe ka qenë afër 20 milionë euro, apo mbi 50 milionë euro më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Zyrtarë të Doganës sqarojnë se importet që kanë vazhduar, përfshijnë produkte të lëndës së parë dhe gjysmë-produkte që nevojiten për prodhimin final.

Në disa dyqane ushqimore që ka vizituar Radio Evropa e Lirë këtë javë në Prishtinë, vërehen mungesa ose sasi të vogla të produkteve serbe. Tregtarët thonë se ato që mbeten, janë importuar para datës 15 qershor.

Rritje importesh nga vendet tjera

Në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) thonë se bizneset i kanë zëvendësuar tashmë shumicën e produkteve nga Serbia me produkte nga vendet e tjera.

“Disa kompani të huaja, që i kanë prodhuar produktet e tyre në Serbi, i kanë riorientuar bizneset tona te fabrikat që i kanë në rajon, për t’u furnizuar”, thotë për Radion Evropa e Lirë kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut është bërë destinacion kryesor i bizneseve të Kosovës, sepse afërsia territoriale nuk e rrit transportin e mallrave, e rrjedhimisht as çmimin e tyre.

“Qytetarëve u janë ofruar produkte me kualitet të njëjtë dhe nuk ka ngritje të çmimeve, edhe pse [produktet] janë importuar nga një shtet tjetër”, thotë Rafuna.

Në muajin korrik, vlera e mallrave që kanë hyrë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, ka kaluar 30 milionë euro. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, bëhet fjalë për afër 8 milionë euro më shumë.

Më shtrenjtë prodhimet “Made in Kosova” se ato të huajat

Rritje importesh është shënuar edhe nga vendet e tjera, si për shembull Gjermania: mbi 53 milionë euro korrikun e vitit të kaluar, afër 70 milionë euro korrikun e këtij viti.

Shtrenjtë…

Disa qytetarë të anketuar nga REL-i në Prishtinë, ankohen se çmimet janë të larta, “me apo pa produkte të Serbisë”.

“Sidomos produktet ushqimore”, thotë Idriz Sahiti. “Ka disa produkte të Serbisë ende në treg, por janë pak. Më mirë është kështu”, thotë ai.

“Duke e parë standardin tonë jetësor, çmimet janë të shtrenjta”, thotë Vehbi Asllani.

Në Kosovë, paga mesatare bruto është 520 euro, ndërsa minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro. Vitin e kaluar vendi e ka përmbyllur me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind, por, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, trendi, këtë vit, është në rënie.

Në Autoritetin e Konkurrencës së Republikës së Kosovës thonë se, pas ndalimit të mallrave serbe, janë përqendruar te monitorimi i çmimeve të produkteve bazë, por nuk tregojnë nëse kanë hasur në ndonjë parregullsi eventuale.

“Autoriteti i Konkurrencës do ta monitorojë/inspektojë situatën në tregun e produkteve bazë – miellit/grurit, vajit, sheqerit, qumështit – brenda kompetencave ligjore. Nëse gjen ndonjë parregullsi, do të reagojë sipas detyrës zyrtare”, thuhet në një deklaratë me shkrim të këtij institucioni, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Në rast të parregullsive të tilla, Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës parasheh gjoba nga 1.000 deri në 4.000 euro. Në disa deklarime të mëhershme për Radion Evropa e Lirë, përfaqësues të disa kompanive prodhuese në Kosovë janë zotuar se nuk do t’i rrisin çmimet, pas ndalimit të importeve nga Serbia.

“Çmimet e produkteve nuk rriten vetëm me një lëvizje. Fabrika ‘Liri’ ngrit çmimet vetëm në rastet kur ka lëvizje të kostove. Ne nuk kemi lëndë të parë që e marrim nga Serbia”, ka thënë menaxheri i kësaj kompanie, Arben Tërshnjaku, më 17 qershor.

Radio Evropa e Lirë pyeti në Qeverinë e Kosovës nëse ka plane për heqjen e ndalesës ndaj produkteve të Serbisë, por zyrtarë të saj nuk deshën të komentonin. Në një deklaratë dhënë REL-it në gusht, ministri për Komunitete dhe Kthim i Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se Qeveria, në periudhën e ardhshme, do të duhej ta anulonte vendimin për ndalimin e importit të mallrave serbe, por se pret që edhe Bashkimi Evropian t’i anulojë masat e tij ndëshkuese ndaj Kosovës.

Rashiq nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur do të mund të merren këto vendime. BE-ja, në fund të qershorit, ka ndërmarrë disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës – të cilat përfshijnë anulimin e disa fondeve dhe takimeve të nivelit të lartë – për shkak se, siç është thënë, Kosova nuk i ka bërë hapat e duhur për t’i qetësuar tensionet e rritura në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe.

Aleancat e bizneseve, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, kanë tërhequr vërejtjen se situata e paqëndrueshme politike ndikon negativisht në ekonomitë e të dyja vendeve. BE-ja ka pezulluar përkohësisht punën e të gjitha grupeve punuese për MSA-në, ftesat për pjesëmarrjen e Kosovës në takime të nivelit të lartë, programimin e fondeve për Kosovën, përfshirë ato nga IPA dhe nga Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor.

Deri para ndalesës, Serbia ka qenë ndër shtetet me praninë më të madhe të produkteve të veta në Kosovë. Nga viti 2018 deri në prill të këtij viti, Serbia ka eksportuar produkte në Kosovë në vlerë prej mbi 1.3 miliard eurosh. Gjatë së njëjtës periudhë, prodhimet e Kosovës në tregun e Serbisë kanë arritur vlerën e 215 milionë eurove, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Mesatarisht në vit, Kosova importon mallra nga vendet e ndryshme të botës në vlerë prej 5 miliardë eurosh, ndërsa eksporton vlerën e më pak se 1 miliard eurove./REL

Next Post
EMRI/ Pas “El Gordos” një tjetër trafikant shqiptar arrestohet në Kolumbi

EMRI/ Pas “El Gordos” një tjetër trafikant shqiptar arrestohet në Kolumbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata e zjarreve në vend: Janë raportuar 12 vatra, katër ende aktive

Flakët përfshijnë jugun e Europës, evakuime masive në Francë, Spanjë e Portugali

July 6, 2026
“Paketa e Maleve”, Demo: 3 bashki të reja miratojnë zonat prioritare, procesi drejt përfundimit në fund të majit

“Nisma të reja për bashkitë”, Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

July 6, 2026
Ndarja mes artistit dhe veprës/ Mimoza Ahmeti: Pse Kadareja nuk e mori kurrë Nobelin?

Ndarja mes artistit dhe veprës/ Mimoza Ahmeti: Pse Kadareja nuk e mori kurrë Nobelin?

July 6, 2026
Mungonin Fatime Kryemadhi dhe avokatët, shtyhet seanca për dosjen e ndarë nga Meta

Mungonin Fatime Kryemadhi dhe avokatët, shtyhet seanca për dosjen e ndarë nga Meta

July 6, 2026
Belgjika fiton të drejtën për të apeluar vendimin e FIFA-s për Balogun

Belgjika fiton të drejtën për të apeluar vendimin e FIFA-s për Balogun

July 6, 2026
Plani “bombë” i Hegseth, pse dështoi ideja për shkurtimin e trupave amerikane në BE?

Plani “bombë” i Hegseth, pse dështoi ideja për shkurtimin e trupave amerikane në BE?

July 6, 2026
VIDEO/ Kush e mori nën kontroll protestën? Pamjet ngrejnë dyshime për ndikimin e “Shqipëria Bëhet”

VIDEO/ Kush e mori nën kontroll protestën? Pamjet ngrejnë dyshime për ndikimin e “Shqipëria Bëhet”

July 6, 2026
Duka: Presim të rifillojmë superligën, ju tregoj se çfarë do të bëjë UEFA me PSG dhe Lionin

UEFA i shpall luftë FIFA-s: Është “kaluar vija e kuqe” duke përmbysur të kuqen e Balogun!

July 6, 2026
Rama: Mbi 1200 aplikime për Start Up Albania, rrisim standardizimin dhe certifikimin sipas BE

Rama: Mbi 1200 aplikime për Start Up Albania, rrisim standardizimin dhe certifikimin sipas BE

July 6, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Propozimi për të zgjatur mandatin e prokurorëve të SPAK është arkivolucioni i drejtësisë

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In