• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prodhimtari e ulët e grurit në Kosovë! Sërish do të importohet, nuk plotëson nevojat

by Java News
16/07/2023 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Korrja e grurit ka nisur këtë mes korriku në Kosovë, por prodhimi nuk plotëson sasinë e duhur për të prodhuar bukë për vitin e ardhshëm. Pranvera e ftohtë ka ulur pritshmëritë për prodhim të bollshëm të grurit. Për pasojë, rendimenti pritet të jetë 40 për qind më i ulët këtë vit.

Nga ana tjetër, shumë toka kanë mbetur djerrë. Fermerë kanë hequr dorë nga bujqësia, pasi thonë se dalin me humbje dhe jo fitim.

Profesori i bujqësisë, Imer Rusinovci thotë se këtë vit ka një trend rritës të sipërfaqeve të grurit, por prodhimi nuk do të jetë siç ishte planifikuar. Sipas tij, importi i grurit është në nivele të larta dhe i pajustifikueshëm për shkak të mundësive që ofron klima e Kosovës.

“Ne duhet të punojmë shumë në terren që ta ulim importin marramendës për prodhimet që koincidojnë me kushte tona euroekologjike. Nuk ka logjikë të thuhet se importi i bujqësisë do të vijë në zero, sepse është e pamundshme një gjë e tillë, orizi nuk përkon me klimën tonë, por të ketë import marramendës të grurit është e pajustifikueshme”.

Edhe kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri, shprehet se këtë vit prodhimi pritet të jetë i ulët, ndërsa shton se subvencionet po vonohen.

Ai veçon edhe vonesat e realizimit të subvencioneve nga programi i pagesave direkte.

“Kur ta marrim mesataren, frikësohemi shumë se rendimenti do të ulët për rreth 40 për qind… Kur janë në pyetje investimet te gruri, çmimet e larta të pesticideve, plehra, e materialeve në përgjithësi ndikojnë sepse bujqit nuk kanë mundësi, kanë gjendjen e vështirë ekonomike dhe nuk kanë mundësi të investojnë sa duhet. Rrethanat e tilla të sivjetme nuk mbahen mend për një kohë të gjatë, një kohë e papërshtatshme për grurin. Mirëpo, edhe ata që dinë se çfarë masa duhet të marrin, për shkaqe ekonomike hezitojnë, nuk kanë mundësi të investojnë, të bëjnë mbrojtjen siç duhet, edhe subvencionet po vonohen…”.

Pavarësisht sipërfaqeve më të mëdha të mbjella me grurë, edhe këtë vit, Kosova do të jetë e varur nga importi i tij.

Next Post
25-vjeçari i vjedh fqinjit paratë dhe celularin, pastaj i përdhunon të dashurën

25-vjeçari i vjedh fqinjit paratë dhe celularin, pastaj i përdhunon të dashurën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com