• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prodhimet në Evropën Lindore janë ndryshe nga ato në perëndim

by Java News
04/03/2017 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prodhimet që shiten në Perëndim e Lindje nuk kanë të njëjtin kualitet, protestojnë përfaqësuesit e grupit të Vishegradit. P.sh. Nugat ka më shumë kakao në Gjermani se në Poloni. Prodhime pa cilësi shiten edhe në Ballkan.

A jemi në fusha depozitimi të plehrave të Evropës? Pse tek ne shiten mallra me kualitet më të dobët se në Gjermani apo Austri? Akuza të tilla mund të dëgjohen edhe në Çeki apo Sllovaki. Konsumatorët nuk janë të sigurt se vërtetë blejnë gjërat, të cilat u premtohen në reklama.

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico kritikon ashpër kompanitë multinacionale. Ai thotë se është e papranueshme që në vendet ish-komuniste dërgohen prodhime me kualitet më të dobët se në Evropën perëndimore. Ky është “poshtërim”.

Fico së bashku me homologët nga Çekia dhe Hungaria ka kërkuar që Bashkimi Evropian të ushtrojë presion për kontrollin e prodhimeve. Grupi i Vishegradit thonë se në “BE nuk guxon të ketë ndarje të tilla të kualitetit të prodhimeve”, thotë kryeministri i Çekisë, Buhuslav Sobotka.

 

Testimet i ka bërë Ministria e Bujqësisë në Bratislavë dhe ato kanë treguar se gati gjysma e prodhimeve që shiten në Sllovaki janë më të dobëta se ato në Austri. Dallime ka në përmbajtjen e mishit, në sasi, djath.

 

Prodhimet në Gjermani me kualitet më të mirë

Millosh Lauko nga shoqata e konsumatorëve thotë se prodhimet në vendet e tyre janë me kualitet më të dobët, por jo edhe më të lira. Ndërsa kritikët e grupit të Vishegradit thonë se ata po përpiqen në fakt vetëm të gjejnë një temë të re populiste, e cila i bashkon. Në kohën e krizës se refugjatëve ata nuk janë pajtuar me propozimet e Brukselit për shpërndarjen e tyre – ndonëse në këto vende gati që nuk ka pasur asnjë refugjatë. Tani dëgjohen akuza edhe për diskriminime tregtare.

Revista për konsumatorët “DTest” në Pragë ka botuar në vjeshtë rezultatet e një analize të prodhimit Nugat në Gjermani, Itali, Poloni dhe Sllovaki. Fitues i testit ka qenë prodhimi në Gjermani, sepse ka pasur më shumë përqindje të kakaos. Por ka pasur edhe kritika të tjera, thotë kryeredaktorja e gazetës, Hana Hofmanova.

Debati kontrovers

Lubosh Palata thotë se i gjithë debati është kontrovers. Këto vende kërkojnë në njërën anë më shumë kontroll, ndërsa në anën tjetër thonë se nuk i duan “diktatet e Brukselit”, si për shembull kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit. “Kemi të drejtë të kemi kualitet të njëjtë prodhimesh si i gjithë BE, por duhet të kemi edhe nivelin e njëjtë të demokracisë”, thotë ai.

Të brengosur janë edhe politikanët e Rumanisë, të cilët pohojnë se në supermarketet e tyre po paraqiten gjithnjë e më shumë prodhime më të lira nga vende të tjera. Ndaj në këtë vend është miratuar edhe ligji që parashikon që në supermarkete të ketë të paktën 51 për qind të prodhimeve vendore. BE ka nisur një procedurë kundër këtij vendimi, përgatiti ”DW”. (b.an)

Next Post
Paola tashmë është e nxirë

Paola tashmë është e nxirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com