• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Problemi fillon kur të vendoset ligji!

by Mero Baze
06/11/2017 07:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një retorikë të rritur dhe një shfrenim të fantazisë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit javën e fundit, edhe për shkak të telenovelave të prodhuara me personazhe joshës për publikun si Saimir Tahiri. Kemi një shpërthim të opozitës në delir, aq sa i duket sikur nuk ka punë me krimin dhe korrupsionin, një shpërthim të Edi Ramës si luftëtar i madh premtues, sikur e ka marrë pushtetin javën që shkoi, një iluminim të LSI kundër korrupsionit, dhe një kakofoni lajmesh në gjithë shtypin për krim, vjedhje e vrasje, sa të krijohet ideja se në këtë vend nuk ka më asnjë të korruptuar, por një shoqëri vigjilente ndaj viktimës së radhës që kapet dhe kryqëzohet verbalisht.

Kjo është një nga ato situatat tragji-komike në një vend, që nëse e shikon nga jashtë thua se është vendi më antikorruptiv në botë dhe shoqëria më e pastër që nuk e pranon atë. Kur dëgjon Sali Berishën se si flet, ti mendon se nuk është ai që ka vrarë katër qytetarë dhe i ka ikur drejtësisë, apo nuk është i biri i tij ai që varrosi 26 vetë për disa miliona më shumë dhe nuk u hetua kurrë. Kur dëgjon LSI-në thua ku paska qenë më parë kjo parti të shpëtonim nga korrupsioni. Kur dëgjon Edi Ramën sot tek beteja  e premtuar kundër krimit, thua kush e ka penguar këtë në këtë betejë.

E vërteta është se shqiptarët nuk po përjetojnë një betejë kundër krimit, por një periudhë të “qejfit” për luftë kundër krimit, ku të gjithë duan të bërtasin “hajduti” për të mos u dukur hajdut.

Problemi real është, se beteja kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të fillojë jo si aksion politik, por si hap institucional. Fillimi i procesit të Vetting-ut dhe nevoja që Shqipëria të bëhet një vend i besueshëm në pranverë, kur pritet të hapen negociatat do të çojë këto kohë, shumë vetë drejt qelive. Dhe është e sigurtë që do të jenë të gjithë nga radhët e këtyre që po flasin kundër krimit e korrupsionit këto ditë.

Jo vetëm ekspertët e FBI, apo strukura të tjera hetimi ndihmëse, por vetë sistemi i Vetting-ut për drejtësinë e më pas për politikën e shtypin, do të dorëzojë para ligjit njerëz që nëse lexojnë çfarë kanë shkruar e folur këtë javë, nuk do t’u besojnë syve. Aty do të nisë problemi real.

Sot është e lehtë të flasësh, sidomos kur i kryqëzuar është një djalë i ri, i shkolluar në Londër, i papërgjegjshëm në veprimet e tij, trashëgimtar i një perandorie bizesi të babait të tij, nën modelin e të bërit biznes në Shqipëri, me plot elementë telenovele brenda historisë. Kaq mjafton që të gjithë të bëjnë profetin. Por Oresti është larg të qenit një viktimë e fillimit të drejtësisë. Ai është një i ndaluar në postbllok nga rastësia. Problemi do të nisë kur të ndaluarit nuk do kapen në semafore, apo rreth-rrotullime por në zyrat dhe shtëpitë e tyre, për ato që kanë bërë.

E vetmja gjë e mirë që po bëjnë socialistët është që nuk po i politizojnë këto beteja kundër njerëzve të tyre, por po ia lënë drejtësisë e nuk po përfshihen. Duhet të bëhen të gjithë gati t’i rrinë larg debatit nëse kryetari i partisë së tyre, ish ministri i tyre, ish pronari i medias së tyre apo kompanisë së tyre, del njeri me probleme me ligjin. Atëhere do të ketë vërtetë nevojë për debat gjakftohtë për atë që mund të ndodhë. Thjeshtë duhet të mësohemi me kulturën e përballjes me ligjin dhe jo me kulturën e përbaltjes nga mungesa  e ligjit.

Dhe nuk është se ka një plan se kush do arrestohet apo hetohet, siç thonë lart e poshtë plot delirantë. Ka vetëm një plan, që do hetohet dhe nuk dihet se kush ngel në atë rrjetë. Aty nis problemi i vërtetë i debatit për krimin, korrupsionin dhe shtetin ligjor. Kjo do të duket si gjimnastikë para fillimit të orarit të punës.

Next Post
Olsi Rama, Drejtor i Përgjithshëm te Partizani?

Olsi Rama, Drejtor i Përgjithshëm te Partizani?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

October 25, 2026
Tragjike/ Ishte duke peshkuar mbytet 17-vjeçari në lumin Mat, kërkohet ndihma e palombarëve për nxjerrjen e trupit të viktimës

Nëna humb jetën duke shpëtuar dy djemtë nga mbytja

October 25, 2026
‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

October 25, 2026
Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

October 25, 2026

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

October 25, 2026
Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

October 25, 2026
Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In