• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pritjes i ka ikur koha…

by Majlinda Bregu
19/08/2026 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Majlinda Bregu

Pritjes i ka ikur koha…

Ka një batutë të vjetër në Bruksel, që përsëritet me më shumë dashamirësi nga sa e meriton: Europa nuk ndërton të ardhmen, por harton amendamentet.

Dikur thuhej si thumbim, për një kontinent shumë të ngadaltë për të ofruar risi dhe të zotin vetëm për të hartuar ligje.

Silicon Valley shkruan kodin; Kina ndërton modelet; Europa shkruan rregullat. Kështu, pak a shumë, është përshkruar ndarja e roleve në garën globale për inteligjencën artificiale.

Por me Aktin e ri Europian për Inteligjencën Artificiale, rregullat kryesore të të cilit nisën të zbatohen më 2 gusht, duket se këtë herë Europa po i del së ardhmes përpara, në vend që t’i shkojë pas.

Akti për Inteligjencën Artificiale nuk është një gardh kundër inovacionit, por përpjekja e parë serioze për t’i dalë të keqes para.

Nuk është arritje e vogël, në fakt.

Dhe nuk u përket vetëm 27 vendeve që votuan për të. Çdo kryeqytet i këtij kontinenti ka interes që kjo përpjekje të mos dështojë.

Një brez i rritur brenda telefonit inteligjent, ai që Jonathan Haidt e quan “brezi i ankthit”, është “kavia” e eksperimentit më të madh të pakontrolluar që është kryer ndonjëherë me vëmendjen njerëzore.

Dhe të dhënat që po mësyjnë çdo ditë nuk lënë shumë vend për dyshim: rritja e ankthit, depresionit dhe vetëlëndimit tek adoleshentët përkon pothuajse pikërisht me vitet kur telefoni në xhep u kthye nga telefoni me të cilin flisnim, në telefonin që jeton me ne.

Mund të debatojmë sa të duam për shifrat e studimeve dhe si janë kryer ato. Por asnjë njeri serioz nuk vë më në dyshim që teknologjia na ka pak e nga pak robëruar të gjithëve.

Eksperimentin e bëmë me fëmijët tanë, përpara se të na lindte refleksi rregullator, që tashmë u bë ligj në Europë.

Çfarë ndodhi me rrjetet sociale dhe ndikimin e tyre në jetët tona ishte vetëm paralajmërimi.

Inteligjenca artificiale është i njëjti eksperiment, vetëm se shumë më i shpejtë dhe këtë herë mbi të gjithë, jo vetëm mbi të rinjtë.

Por këtë herë Europa duket se ka një zgjedhje që nuk e pati me rrjetet sociale: të vendosë rregulla përpara se dëmi të bëhet kala.

Kjo është ajo që ka vërtet rëndësi tek Akti Europian për Inteligjencën Artificiale. Ai nuk përpiqet të rregullojë çdo përdorim të IA-së në të njëjtën mënyrë. Niset nga rreziku. Disa praktika ndalohen. Sistemet me rrezik të lartë, që përdoren në fusha si arsimi, punësimi, shërbimet thelbësore apo zbatimi i ligjit, u nënshtrohen detyrimeve shumë më të forta. Dhe, që prej këtij gushti përvëlues, rregullat e transparencës kërkojnë që përmbajtje të caktuara të krijuara ose të manipuluara nga IA të mund të identifikohen, përfshirë deepfake-et.

Mund të jetë një ligj jo aq i përkorë për një teknologji që ecën më shpejt se aftësia jonë për ta kuptuar. Do të ndryshohet, do të kundërshtohet dhe, me shumë gjasë, teknologjia do të shpikë diçka tjetër që ligji sot ende nuk di ta emërtojë.

Por Europa ka vendosur një parim të rëndësishëm këtë herë:

Jo çdo gjë që teknologjia mund të bëjë, njeriu duhet ta lejojë.

Kjo mund të jetë ideja më e eksportueshme që Europa ka prodhuar këtë dekadë. Në një garë ku të tjerët matin fuqinë e teknologjisë, Europa po përpiqet të vendosë kufijtë e saj. Risitë teknologjike nuk e përjashtojnë përgjegjësinë dhe të drejtat e njeriut nuk pezullohen vetëm sepse teknologjia ecën më shpejt se ligji.

Akti për IA-në, rregullat europiane për të dhënat dhe kuadri për përgjegjshmërinë e platformave do të përcaktojnë mjedisin digjital ku do të rriten adoleshentët e Europës, tanët përfshirë.

Nuk duhet një certifikatë anëtarësimi për të mbrojtur një katërmbëdhjetëvjeçare në Tiranë nga i njëjti mjedis digjital ku jeton një katërmbëdhjetëvjeçare në Paris apo Berlin.

IA mund ta ndihmojë një të ri të mësojë një gjuhë, të zgjidhë ushtrimet e matematikës apo të krijojë diçka që më parë nuk do të mund ta krijonte. Por mund edhe t’i thotë, me bindje të plotë, diçka që është e pavërtetë.

Të rinjtë s’kanë pse t’i druhen IA-së, por mund ta përdorin pa humbur zakonin për të menduar me kokën e tyre.

Katërmbëdhjetëvjeçarja për mirëqenien e së cilës shqetësohemi sot është votuesja e nesërme. Aftësia e saj për të dalluar një imazh të vërtetë nga një i fabrikuar, gazetarinë nga propaganda, bindjen nga manipulimi, do të përcaktojë edhe cilësinë e demokracisë që do të trashëgojë.

Të dish si t’i bësh pyetjen e duhur një chatbot-i nuk mjafton. Duhet të dish edhe kur ta vësh në dyshim përgjigjen e tij, pse një algoritëm të solli pikërisht atë përmbajtje përpara syve, nëse një imazh është i vërtetë dhe nëse privatësia jote është e sigurt.

Sa për hisen tonë të botës, mund ta nisim me diçka shumë më të thjeshtë: të zbatojmë që tani logjikën mbrojtëse të Aktit për IA-në aty ku bëhet fjalë për fëmijët.

Vendet që ende presin te dera e Europës kanë më shumë arsye se kushdo tjetër të mos presin leje për të mbrojtur të vetët. Jo për gjë, por pritjes i ka ikur koha.

Next Post
Shembet miniera e arit bilanc tragjik në Kamerun, dyshohet për të paktën 100 të vdekur!

Shembet miniera e arit bilanc tragjik në Kamerun, dyshohet për të paktën 100 të vdekur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

August 19, 2026
Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

August 19, 2026
Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

August 19, 2026
Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

August 19, 2026
OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

August 19, 2026
VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

August 19, 2026
Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

August 19, 2026
FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

August 19, 2026
“E dua këtë vend”- Richard Grenell pushime në bregdetin shqiptar, shfaqet mes Vlorës e Radhimës: Perfekt për të mbyllur verën, me ujëra shëruese!

“E dua këtë vend”- Richard Grenell pushime në bregdetin shqiptar, shfaqet mes Vlorës e Radhimës: Perfekt për të mbyllur verën, me ujëra shëruese!

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com