• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pritet të miratohet ligji/ Mjekët italianë do të lejohen të zgjedhin se cilët pacientë me COVID do të shpëtojnë

by Java News
13/01/2021 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria italiane e shëndetësisë është kritikuar për një draft që ka krijuar mbi planin e ri që duhet të ndjekë për pandeminë. Pritet të miratohet një ligj ku mjekët janë të lirë të zgjedhin se cilët pacientë do të shpëtojnë.

Kjo është hera e parë që nga viti 2006 kur Italia ndryshon planin e saj për ndjekjen e situatave të tilla si epidemi ose pandemi. Mungesa e një plani adekuat mendohet se ka shkaktuar edhe vdekjet masive ndaj Covid-19. Draft plani është bërë publik nga gazeta britanike “The Guardian” e përcakton se punonjësit shëndetësorë janë të detyruar të sigurojnë kujdesin më të mirë dhe më të përshtatshëm për pacientët, kështu që ekzistojnë edhe rrethanat që është e nevojshme të merret për bazë edhe kjo gjë.

Në faqen 25 të dokumentit thuhet: “Mosbalancimi midis nevojave dhe burimeve të disponueshme mund të bëjë të domosdoshme miratimin e kritereve për triazh në qasjen në terapi”, dhe për këtë arsye “burime të pakta mund të alokohen në mënyrë që të sigurohet trajtimi i nevojshëm preferencial për ata pacientë që janë ka shumë gjasa të jetojnë”.

Mjekët në Lombardi, rajoni më i prekur nga koronavirusi, u detyruan t’u japin përparësi pacientëve më të vegjël për shkak të mungesës së madhe të burimeve në fillim të pandemisë. Kritikët e këtij draft plani argumentojnë se Italia duhet të përgatitet më mirë në mënyrë që mjekët të mos kenë nevojë të përdorin triazhin. Matteo Renzi, ish-kryeministri që drejton “Italia Viva”, një parti e vogël në koalicionin qeverisës, shkroi në Twitter: “Nëse burimet janë të pakta, ju duhet të zgjidhni se për kë të kujdeseni. Unë kam një ide më të thjeshtë. Nëse burimet janë të pakta, ne mund të marrim nga ESM [mekanizmi evropian i stabilitetit]. Çfarë ka për të mos u kuptuar?”

Për muaj me radhë, qeveria ka qenë në mosmarrëveshje rreth ESM, fondit të shpëtimit të BE, i cili mund të përdoret për të ndihmuar sistemin shëndetësor të vendit të menaxhojë pandeminë e koronavirusit, por që një prej partnerëve të koalicionit, “Lëvizja Pesë Yje”, ka kundërshtuar me arsyetimin se cenon sovranitetin kombëtar të Italisë.

Ettore Rosato, një deputet i Italia Viva, shkroi në rrjetin social “Facebook” se politika e mundshme e triazhit ishte “një turp i madh për vendin”. Ndërkaq, është bërë me dije se edhe një burim nga ministria e shëndetësisë ka thënë për gazetës italiane “Corriere della Sera” se “drafti informal” është paraqitur tashmë tek palët e interesuara dhe kishte për qëllim “mbledhjen e informacioneve dhe koonfirmimeve”.

Ndërsa në faqen 19 të dokumentit, ministria pranon se “plani ekzistues është redaktuar në 2006 dhe ka qenë i vlefshëm deri më tani”. Plani i vjetruar është një element kryesor në hetimet paraprake që po kryhen nga prokurorët në Bergamo, provincë e Lombardisë, ndër më të goditurat gjatë valës së parë të pandemisë në neglizhencën e mundshme kriminale nga autoritetet. Prokurorët tashmë kanë marrë në pyetje ministrin e shëndetësisë, Roberto Speranza dhe nën hetim është edhe Giuseppe Ruocco, drejtori i përgjithshëm i parandalimit të ministrisë së shëndetësisë dhe paraardhësin e tij, Claudio D’Amario.

Sipas një raporti të udhëhequr nga shkencëtari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Francesco Zambon i cili u publikua në datën 13 maj por u hoq ditën tjetër. Heqja e tij dyshohet se erdhi me kërkesë të Ranieri Guerra, ndihmës drejtori i përgjithshëm i OBSH-së për iniciativat strategjike. Guerra ishte drejtori i përgjithshëm për shëndetin parandalues në ministrinë italiane të shëndetit midis 2014 dhe fundi i 2017, e për këtë arsye ishte përgjegjës për azhurnimin e planit pandemik në përputhje me udhëzimet e reja të paraqitura nga OBSH dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. (The Guardian, gazeta “Si”)

Next Post
Përmbytjet/ Banorët i ankohen Voltanës për mungesën e investimeve, PD e Shkodrës: Ndryshimi vjen me Bashën kryeministër

Përmbytjet/ Banorët i ankohen Voltanës për mungesën e investimeve, PD e Shkodrës: Ndryshimi vjen me Bashën kryeministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e mërkurë 30 shtator 2026: Bricjapi kupton se kush janë njerëzit që i qëndrojnë vërtet pranë

September 30, 2026
Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

September 30, 2026
Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

September 30, 2026
Paraditja me kthjellime, pasditja me reshje shiu në disa zona

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

September 30, 2026
U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

Tentuan t’i merrnin 100 mijë € Dukës, Dy të rinjtë: Një i tretë na tha të merrnim një porosi

September 30, 2026
FOTO/ Aksident në aksin Fier-Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset, shoferi shpëton pa dëmtime

Aksident i rëndë në Pezë/ Humb jetën 16-vjeçari, plagoset shoku i tij

September 30, 2026
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen të mërkurën në Tiranë. Zbardhet axhenda e vizitës

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

September 30, 2026
Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com