• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pritet të mbërrijnë afganët e parë! Mbi 300 do strehohen në konviktet e Tiranës dhe në Durrës

by
17/08/2021 08:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendi ynë ka bërë përgatitjet për të pritur sot mbi 300 afganë, 2 ditë pasi pranoi kërkesën e SHBA.

Tirana dhe Durrësi do të jenë dy qytetet ku do të strehohet grupi i parë, teksa burime për Report Tv bëjnë me dije se avioni i parë me afganë mund të mbërrijë që në mëngjes.

Në Durrës do të strehohen në disa hotele, ndërsa në Tiranë do të vendosen tek konviktet e Qytetit Studentit. Report Tv ishte në ambientet e konvikteve të Qytetit Studenti, ku studentëve u është kërkuar për t’u zhvendosur nga godina nr.2 dhe nr.4, të cilat janë përcaktuar fillimisht për vendosjen e afganëve, në godina të tjera, për të paktën tre javë. Studentëve u është thënë të lirojnë godinat.

Sipas burimeve të paktën 2 mijë afganë do të strehohen përkohësisht mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut (RMV). Shqipëria po përgatitet për të pasur në gadishmëri kapacitete për 1500 emigrantë. Referuar të njëjtave burime, Report Tv ka mësuar gjithashtu se jo çdo person do të lejohet të strehohet në Shqipëri, por sipas marrëveshjes është specifikuar që do të pranohen vetëm ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të aleancës NATO-SHBA, ose gra aktiviste dhe intelektualë siç ka specifikuar dje kryeministri Edi Rama.

Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tonë kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe NATO, si dhe aktivistë dhe mendohet se do të jenë shënjestra e hakmarrjes talebane, pasi këta të fundit morën pushtetin, prandaj largimi i tyre është parë si emergjente. Menjëherë pas konfirmimit zyrtar që Shqipëria do të hap dyert për t’i pritur, pas nisjes së “luftës”, një numër i madh i qytetarëve afganë janë paraqitur në ambasadën shqiptare në Turqi në kërkim të evakuimit drejt vendit tonë, ndonëse ashtu si kurse është bërë e ditur edhe më herët, janë një kategori personash që do të lejohen.

Shqipëria 2 ditë më parë  mori vendimin se do të strehojë disa qindra afganë që kanë punuar me strukturat amerikane dhe ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare në vendin e tyre, pas kërkesës së bërë nga Shtetet e Bashkuara. Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se vendi ynë do të shërbejë si tranzit për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion final kanë Shtetet e Bashkuara. Ende pa ardhur kërkesa e qeverisë amerikane, Rama tha se kanë mikpritur kërkesa për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit.

Pas Shqipërisë, edhe Kosova ka dhënë dritën jeshile për të pritur afganët, e ndërsa një vendim i tillë është pritur pozitivisht nga ndërkombëtarët, të cilët kanë vlerësuar vendin tonë si një vend i denjë aleat i NATO-s dhe SHBA-së.

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit dhe një tjetër organizatë e njohur pritet të kryejnë operacionin, ndërsa ardhja e tyre në vendin tonë do të bëhet me avion ushtarak amerikanë. Tani që talebanët morën pushtetin në Afganistan, jeta e tyre rrezikohet, e për këtë arsye NATO dhe SHBA po marrin përsipër strehimin e tyre në disa vende të ndryshme, pjesë e së cilës është edhe vendi ynë. Shumë afganë që kanë punuar me forcat e huaja kanë frikë nga hakmarrja e militantëve talibanë për shkak të punës së tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria bëhet mikpritëse e njerëzve që përndiqen nga regjime totalitare, sic ka ndodhur  vite më parë me qindra muxhahedinë që strehohen në një kamp në afërsi të Manzës.

/b.h

Next Post
“Situata më e qetë”/ Aeroporti i Kabulit rihapet një ditë pas skenave kaotike

"Situata më e qetë"/ Aeroporti i Kabulit rihapet një ditë pas skenave kaotike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetët e PD ndezin tymuese në Kuvend dhe bllokojnë foltoren, përjashtohen katër prej tyre

Kaosi i opozitës në Kuvend, socialistët kërkojnë përjashtimin e Berishës me 10 ditë dhe masë me 60 ditë për 6 deputetë të tjerë të PD!

October 29, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Veliaj nuk është armik politik, por një figurë që ka të drejtë të mendojë ndryshe

October 29, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Guvernatori i Bankës nuk është mbi Republikën!

October 29, 2026
Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë

Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë

October 29, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak, ja vendimet në ndihmë të shtresave në nevojë

Transferimi i Veliajt ndez debatin në Këshillin Bashkiak, socialistët: Çfarë ishte gjithë ky ngut për ta çuar në Fier?

October 29, 2026
Momentet kur shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja (VIDEO)

Drama e të zhdukurve në aksidentin e trenave: Ana po shkonte në dasmën e vajzës, Juan dhe David te familjet e tyre

October 29, 2026
Vrasjet në Dukagjin/ Spaho: Jemi në pistën e duhur për zbardhjen e dy ngjarjeve, hetimet vijojnë

Vrasjet në Dukagjin/ Spaho: Jemi në pistën e duhur për zbardhjen e dy ngjarjeve, hetimet vijojnë

October 29, 2026
Nga debati verbal në sherr fizik, përplasje mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë (VIDEO)

Nga debati verbal në sherr fizik, përplasje mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë (VIDEO)

October 29, 2026
Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

‘Burgjet’ thyejnë heshtjen për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror

October 29, 2026
Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një tjetër “Tërbim Epik” ndaj Iranit

Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një tjetër “Tërbim Epik” ndaj Iranit

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In